• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Mazhoranca nuk e ndal ‘luftën’ me Presidentin, ja dy dekretet e Metës që u rrëzuan

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
Mazhoranca nuk e ndal ‘luftën’ me Presidentin, ja dy dekretet e Metës që u rrëzuan
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miraton rrëzimin e dy Dekreteve të Presidentit dhe dy projektligje.

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, nën drejtimin e kryetarit Ulsi Manja dhe në cilësinë e komisionit përgjegjës, shqyrtoi dy Dekretet e Presidentit të Republikës, lidhur me kthimin për rishqyrtim të dy ligjeve të miratuara më herët nga Kuvendi.





Rendi i ditës nisi me shqyrtimin e Dekretit nr. 11.456, datë 26.03.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 18/2020 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 1, datë 31.01.2020 të Këshillit të Ministrave “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike””, ku relator ishte deputeti Adnor Shameti. Gjatë relatimit të tij, Shameti, theksoi se akti normativ gjendet i harmonizuar dhe nuk krijon mbivendosje me legjislacionin vendas që parashikon masa parandaluese të marra nga organet administrative në rastet e përcaktuara në ligj.

Sipas tij argumenti është i pabazuar dhe nuk gjen justifikim juridik dhe faktik. Komiteti Kombëtar i Koordinimit për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar ka rol koordinues të veprimtarisë për hartimin, monitorimin, mbikëqyrjen dhe zbatimin e masave parandaluese, të parashikuara në këtë akt normativ, si dhe është krijuar për qëllim të shkëmbimit të informacionit e të forcimit të bashkëpunimit me autoritetet e huaja ligjzbatuese, gjatë kohës dhe për efekt të zbatimit të këtij akti normativ. Në asnjë rast, nuk preket pavarësia dhe panshmëria e Prokurorit të Përgjithshëm dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, gjatë ushtrimit të detyrave kushtetuese dhe ligjore që lidhet me ushtrimin e ndjekjes penale.

Në lidhje me pretendimin për cënimin e së drejtës së pronës, z.Shameti nënvizoi se neni 1 i Protokollit 1 të KEDNJ-së përcakton se askush nuk mund të privohet nga prona e tij, përveçse për arsye të interesit publik dhe në kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare.

Në përfundim të diskutimeve Komisioni rrëzoi dekretin me shumicën e anëtarëve të pranishëm në mbledhje.

Më tej mbledhja vijoi me shqyrtimin e Dekretit nr. 11.457, datë 26.03.2020 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.

Bashkërelatorja deputetja Klotilda Bushka nënvizoi se, ligji nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, për shkak të rëndësisë, kompleksitetit dhe ndjeshmërisë së tij, pas paraqitjes së opinionit të Komisionit të Venecias, i është nënshtruar një procesi të gjatë analize, vlerësimi, diskutimi dhe konsultimi për të sjellë një ligj, që jo vetëm të adresojë problematikat e pronësisë në vendin tonë, prej gati 3 dekadash, por edhe të jetë në harmoni me rekomandimet e Komisionit të Venecias, jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese.

Znj.Bushka theksoi se në këtë proces Kuvendi i Shqipërisë është asistuar nga ekspertët të Këshillit të Evropës në bashkëpunim edhe me një eksperte të Delegacionit të Bashkimit Evropian, në kuadër të projektit “Mbështetje e zbatimit të vendimeve gjyqësore dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Shqipëri”, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Europës. Grupi i ekspertëve të Këshillit të Europës është drejtuar nga eksperti ndërkombëtar z. Filippo Fontanelli (njëkohësisht një nga ekpertët që ka përgatitur opinionin e Komisionit të Venecias) i cili së bashku me një grup ekspertësh vendas kanë dhënë opinione shumë të vlefshme lidhur përmirësimin e mëtejshëm të projektligjit dhe reflektimit të opinionit të Komisionit të Venecias, të cilat gjejnë pasqyrim në përmbajtjen e këtij ligji.

Në përfundim të diskutimeve Komisioni rrëzoi dekretin me votat të gjithë anëtarët e pranishëm në mbledhje.

Më tej mbledhja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut vijoi me shqyrtimin e dy projektligjeve, për të cilat komisioni është në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi.

Gjatë shqyrtimit të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për politikën për zhvillim për aksesin e barabartë gjinor në mundësitë ekonomike”, relatori z.Bashkim Fino, veçoi se nëpërmjet këtij projektligji synohet ratifikimi i marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për politikën për zhvillim për aksesin e barabartë gjinor në mundësitë ekonomike, në shumën 9 100 000 (nëntë milionë e njëqind mijë) euro.

Ky financim do të mbështesë programin e qeverisë shqiptare për përmirësimin e barazisë gjinore, në qasjen ndaj mundësive ekonomike për gratë, përmes njohjes së pronësisë së gruas në pasuritë e paluajtshme, krijimit të mundësive për to në aktivitete që gjenerojnë të ardhura, si dhe forcimit të politikave mbi barazinë gjinore.

Më tej u vijua me shqyrtimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA CBC Shqipëri – Kosovë alokimet e vitit 2018”.

Relatorja e këtij projektligji deputetja Elena Xhina, bëri me dije se ky projekligj ka për qëllim kryesor të kontribuojë në zhvillimin social-ekonomik të zonave ndërkufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe të rrisë bashkëpunimin midis dy vendeve nëpërmjet ndërhyrjeve të përbashkëta. Ky program mbështet, gjithashtu, shkëmbimin e eksperiencës dhe njohurive midis përfituesve si dhe përmirësimin e politikave publike mes autoriteteve kombëtare, rajonale dhe lokale në zonën e programit.

Në përfundim të diskutimeve Komisioni i miratoi në parim dhe në tërësi të dy projektligjet në fjalë.

Mbledhja e komisionit u zhvillua  online nëpërmjet platformës elektronike “Cisco Webex”.

 

Pas

Me VIDEO/ Kujtim Gjuzi më trim se kurrë, zbulon sekretin: Ja përse nuk më zë koronavirusi

Para

Këshilla që jep mjeku britanik: Provoni këtë teknikë për të luftuar koronavirusin (VIDEO)

Para
Këshilla që jep mjeku britanik: Provoni këtë teknikë për të luftuar koronavirusin (VIDEO)

Këshilla që jep mjeku britanik: Provoni këtë teknikë për të luftuar koronavirusin (VIDEO)

Të Gjitha

4 zakonet e njerëzve të pasur

4 zakonet e njerëzve të pasur

nga Fast News
13:06 | 19/08/2025
0

Sekreti për të shitur çdo produkt

Sekreti për të shitur çdo produkt

nga Fast News
13:07 | 18/08/2025
0

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

nga Fast News
13:02 | 18/08/2025
0

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

nga Fast News
10:59 | 17/08/2025
0

Recent News

4 zakonet e njerëzve të pasur

4 zakonet e njerëzve të pasur

13:06 | 19/08/2025
Sekreti për të shitur çdo produkt

Sekreti për të shitur çdo produkt

13:07 | 18/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar