• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Lehtësimi i masave mund të shndërrohet në bumerang”/ Mjeku tregon çfarë ndodh brenda Infektivit dhe kur ka mbërritur ky virus në Shqipëri

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
A ka rrezik për familjarët pacienti i shëruar nga koronavirusi që la sot spitalin? Mjeku infeksionist tregon se çfarë ndodh më pas

Tritan Kalo , mjek

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mjeku Tritan Kalo, në një lidhje me “Skype” në Report Tv u shpreh se lehtësimi i masave në këto momente mund të kthehet në bumerang.

“Pas disa javëve qeveria do të vijojë lehtësimin e masave, por në këto momente mund të shndërrohet në një bumerang dhe mund të kthehet një valë e dytë” theksoi Kalo.



Biseda e plotë:

E rëndësishme është që masat e marra dhe izolimi i ndërgjegjësuar ka bërë që numri i rasteve të mos pësojë rritje të menjëhershme. Pas disa javëve qeveria do të vijojë lehtësimin e masave, por në këto momente mund të shndërrohet në një bumerang dhe mund të kthehet një valë e dytë.

A është tamponi gjithmonë i saktë?
Janë 236 raste të fundit të testuara. Saktësia e tyre përcaktohet nga prodhuesi i tyre, ato që kemi importuar ne janë të certifikuara nga OBSH-ja dhe ndjeshmëria e tyre kalon 90%. Ne kemi përzgjedhur ato që janë më cilësor.

Doktor, a duhet të bëhen më shumë teste?
E para apo realizohen testet konform OBSH-së, ne po e ndjekim pikë për pikë për të testuar ata që kanë simptoma, histori të kontaktit me të infektuarit, rrethi i parë, po të tjerë që janë izoluar që janë rrethi i dytë. Apo ata që vijnë nga zona të prekura. Po ka një keqkuptim mesazhi që ka dhënë presidenti i OBSH, thënia e tij është ‘testim, testim, testim kur është e domosdoshme’, por jo të gjithë popullatës, edhe Gjermania që e mendoi këtë u tërhoq, pasi dobishmëria që sjell testimi është kur dhe ku duhet.

Kur ka mbërritur COVID-19 në Shqipëri?
I kam dëgjuar me kuriozitet mendimet e kolegëve. Në kohën që është epidemia e gripit, mes rasteve mund të ketë pasur edhe nga COVID, se simptomat janë të njëjta. Ajo që na bën të kërkojmë dhe synojmë, ekzistencën e COVID është lidhja e rastit. Vështirë të prihet me thikë nëse ka filluar në janar, shkurt apo mars. Ne i referohemi rastit të 8 marsit që kemi izoluar.

Kjo sëmundje është gjithmonë kaq e rrezikshme nëse nuk ndalohen distancimet fizike?
Distancimi fizik është hallka më e rëndësishme për shkëputjen e zinxhirit. Sa i përket rikthimit të infeksionit, mbi 65% të rasteve infeksioni kalon me shenja minimale si rrufë apo grip 2-3 ditor. Ne kemi futur të bëjmë disa testime në popullatë sa është niveli për të parë sa shtrihet apo është arritur imunizimi në popullatë.

Doktor, a i jeni nënshtruar tamponeve ju dhe kolegët tuaj?
Mjekët janë më të ekspozuarit. Unë nuk kam pasur asnjë simptomë dhe nuk kam arsye që të bëj arsye. Kurjozi i fut vetes panik të panevojshëm. Kemi pasur të infektuar, por 5 mjekë janë shëruar në 24 orët e fundit. Personeli që ka kontakt, hapi i parë është autokarantinimi dhe më pas përmes tamponit nëse janë të prekur.

Deputeti i parë i prekur, Adriatik Alimadhi, si është gjendja?
Unë qëndroj larg individualiteteve për të ruajtur etikën, por dua të them, individi nuk hyn në grupin e atyre që trajtohen në terapi intensive apo forma të rënda të infeksionit.

Çfarë ndodh brenda dyerve të spitalit, cilat janë pengjet e pacienteve, pasi nuk mund të takohen as me familjarët, cili rast ju ka prekur?
Ne si personel mjekësor mundohemi që përveç suportit mjekësor të bëjmë edhe një suport psikologjik sepse është e qartë se individi i mbyllur vuan mungesën e këtij mjedisi, por duke qenë e përkohshme, ta mbushim ne këtë kohë qëndrimi në spitale. Në ditën e 12-14 përcaktojmë nëse kemi ose jo vazhdimësinë. Nëse rezultojnë negativë rikthehen në familje dhe i nënshtrohen një  kontrolli të dytë. Tani nuk qarkullon vetëm COVID-19, por edhe infeksione të tjera, alergjitë stinore. Këta individë e vuajnë largësinë nga familja por ne mundohemi të krijojmë një mundësi relaksimi.

Shkodra dhe Elbasani në ditët e fundit kanë qenë ‘mina me sahat’, përtej numrave, sa serioze është situata?

Shifrat përditësohen çdo ditë, këto dy vatra të reja janë të lidhur me personat e infektuar, rrethi i tyre i ngushtë familjar që ka shkelur rregullat. Edhe në këto dy raste, nëse rregullat shkelen rreziku i infektimit është i lartë. Të qëndrojnë të distancuar për të shkëputur zinxhirin e infeksionit.

Një mesazh për qytetarët që janë të pabindur?
Do them dy masazhe, kujdesi në QSUT është maksimal se zbatojmë të njëjtat medikamente si e gjithë bota, por duhet të jemi të ndërgjegjësuar. Gjirokastra, Përmeti, Saranda, Erseka nuk ka asnjë të infektuar edhe pse ka afërsi gjeografike apo janë kthyer nga Greqia. Nëse respektohen rregullat, mundësia e shkëputjes së zinxhirit të jep rezultate të favorshme.

Etiketa: koronavirusTritan Kalo
Pas

Koronavirusi hedh në erë planet e opozitës, PD-LSI në alarm se Covid-19 mund t’i japë një tjetër mandat Ramës, zbardhen porositë

Para

Basha bën reagimin e fortë: Testin për koronavirus e kanë bërë një numër i madh deputetësh dhe zyrtarësh

Para
“Buxheti ka para për të përballuar krizën të paktën për 3 muaj”, Basha: Të anullohen 120 milionë euro koncesione

Basha bën reagimin e fortë: Testin për koronavirus e kanë bërë një numër i madh deputetësh dhe zyrtarësh

Të Gjitha

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

nga Fast News
09:00 | 19/05/2025
0

Njerëzit mund të bëhen të pavdekshëm deri në vitin 2030 – thotë një ish-shkencëtar i Google

Njerëzit mund të bëhen të pavdekshëm deri në vitin 2030 – thotë një ish-shkencëtar i Google

nga Fast News
08:40 | 19/05/2025
0

Mos u mundo të jesh më i miri në punë! Sekreti që shefat nuk duan ta dish…

Mos u mundo të jesh më i miri në punë! Sekreti që shefat nuk duan ta dish…

nga Fast News
08:20 | 19/05/2025
0

Recent News

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

09:20 | 19/05/2025
Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

09:00 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar