• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Ky është turpi më i madh, skandal historik” Ngjela revoltohet keq me Ramën dhe Metën: Kjo është Shqipëria!

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Ky është turpi më i madh, skandal historik” Ngjela revoltohet keq me Ramën dhe Metën: Kjo është Shqipëria!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Veprimet e fundit të presidentit Ilir Meta, i cili ka kërkuar shkarkimin e kreut të KED Ardian Dvorani, ka sjellë një reagim të ashpër të avokatit Spartak Ngjela.

Avokati i cilëson sulmet e Metës si një tentativë e presidentit për të kapur Gjykatën Kushtetuese por dhe Reformën në Drejtësi.



Në një prononcim për gazetën SOT, Ngjela thotë se është e turpshme që si kryetar shteti kemi një person të korruptuar dhe që është kapur me bllok në dorë, duke shtuar se shumë shpejt ai do të përballet me drejtësinë.

Gjithashtu Ngjela deklaroi se presidenti është kapur shumë herë në flagrancë me korrupsion të madh, por sipas tij është faji i kryeministrit Edi Rama që e vendosi në atë post.

“Lufta e Ilir Metës me Ardian Dvoranin është e vjetër. Ai e ka hedhur edhe në gjyq dhe e ka paditur penalisht, por duhet të kemi parasysh një gjë. Meta është një njeri i dëshpëruar, një njeri i korruptuar dhe ka hyrë në analet e një elementi që quhet fatkeqësi kombëtare. Është turp për ata që e zgjodhën president një njeri të kapur me bllok në dorë. Por kjo është Shqipëria.

Edi Rama ka bërë shumë marrëzira dhe vazhdon të qëndrojë kryeministër, por turpi më i madh ishte që njeriun me bllok në dorë që u bë shkak që u vranë 4 persona në mënyrë terroriste në rrugë nga qeveria ku bënte pjesë edhe Ilir Meta, është një skandal historik. Si ka mundësi të zgjidhet president një person i kapur në flagrancë me korrupsion të madh. Është turp. Po ja që kjo është Shqipëria”, tha Ngjela.

Më tej avokati u shpreh se Ardian Dvorani do të jetë pjesë e Gjykatës së Lartë deri sa të vijë zëvendësuesi i tij dhe rrjedhimisht do të qëndrojë për aq kohë edhe në krye të KED. Por sipas Ngjelës, tentativat e Metës janë të kota, duke shtuar se këto lëvizje të presidentit vijnë nga frika e përballjes së tij me drejtësinë pasi është i akuzuar për shumë vepra.

“Çfarë janë këta që drejtojnë Shqipërinë? Janë njerëz pa vlerë, aventurierë rrugësh që kanë dashur që të vijnë në pushtet me 300 euro me turma të pakontrolluara dhe të bëhen miliarderë me paratë e shtetit. Një nga këta është edhe Meta. Çfarë do të ndodhë në të ardhmen?

Në të ardhmen ne presim vazhdimin e reformës në drejtësi. Dvorani është nga elementët e rrallë të drejtësisë, i cili nuk rezulton i korruptuar dhe është anëtari i Gjykatës së Lartë. Sipas ligjit për Gjykatën e Lartë derisa të vijë zëvendësues, ai qëndron anëtar i Gjykatës së Lartë.

Kështu që kot lodhet individi Meta. Meta është i akuzuar në 20 drejtime. Do shkoj me patjetër përpara gjykatave. Nëse Shqipëria e ndalon reformën në drejtësi dhe reformën antikorrupsion kundër politikës shqiptare, Shqipëria shkatërrohet”, tha Ngjela.

Por për avokat Spartak Ngjelën Meta po tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese sepse do të shpëtojë veten nga shkarkimi.

“Deri tani kemi parë që reforma në drejtësi antikorrupsion ka ecur me sukses, sepse e kanë bërë të huajt nëpërmjet ONM dhe aty nuk ka asnjë shqiptar.

Duhet të mbarojë procesi i pastrimit të pushtetit gjyqësor dhe tani që doli SPAK të fillojnë menjëherë proceset penale kundër korrupsionit të lartë shtetëror. Me këtë korrupsion të lartë shtetëror Ilir Meta është në kupolën e tij.

Nëse në kupolë janë 4 persona, më kryesori është Meta. Shqipëria nuk shkatërrohet për këtë ju garantoj dhe këta do shkojnë të gjithë para drejtësisë për korrupsion.

Pra lufta e Metës për të kapur Gjykatën Kushtetuese nuk është e re. Këtë gjë e dinë dhe ndërkombëtarët dhe ata qeshin me këtë. Meta po vjen vërdallë të shpëtojë veten nga gjyqtarët që do emërohen në Gjykatën Kushtetuese. Lodhet kot sepse nuk do ia dalë dot”, tha avokati Spartak Ngjela.

Pas

Kuvendi vendos/ Miratohet Akti Normativ: Gjobat falen, anulohen vendimet për patentat e bllokuara dhe shtyhen qeratë

Para

Incidenti në Kuvend/ Ish-ministres i zbërthehet këmisha, momenti i sikletshëm në foltore

Para
Incidenti në Kuvend/ Ish-ministres i zbërthehet këmisha, momenti i sikletshëm në foltore

Incidenti në Kuvend/ Ish-ministres i zbërthehet këmisha, momenti i sikletshëm në foltore

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar