• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

“Kush nënvlerëson, është vlerëpak! Vetëm njerëzit e vegjël përpiqen të ulin të tjerët!”

nga Fast News
5 years më parë
në Lifestyle
0
“Kush nënvlerëson, është vlerëpak! Vetëm njerëzit e vegjël përpiqen të ulin të tjerët!”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Khalil Gibran është një poet, shkrimtar dhe artist libanez.

I lindur në qytetin Bsharri në Veri të Libanit të ditëve të sotme, atëherë pjesë e Perandorisë Otomane, ai emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku studioi art dhe filloi karrierën letrare.





Në botën arabe, ai njihej si një rebel politik dhe i shkrimeve.

Stili i tij romantik ishte zemra e rilindjes në letërsinë moderne arabike, sidomos proza poetike.

Në Liban, ai njihet ende si një hero i letrave.

Libri “Profeti” i dha famën në botën anglishtfolëse.

Khalil Gibran është poeti i tretë më i shitur në botë pas Shekspirit dhe Laozit, ndërsa në vijim nga supershendeti.com, do të njiheni me 22 mësime jete kjo mendje brilante…

22 thënie të mençura nga Khalil Gibran

  1. “Ju flisni, kur pushoni së qenuri në paqe me mendimet e juaja.”

 

  1. “Butësia dhe mirësia nuk janë shenja të dobësisë dhe dëshpërimit, por manifestim i forcës dhe vendosmërisë.”

 

  1. “Ji mirënjohës për kohët e vështira, ato të kanë treguar sesa i fortë mund të jesh. Nga dhimbja kanë dalë shpirtrat më të fortë, karakteret më të mëdha janë djegur nga plagët.”

 

  1. Vetëm njerëzit e vegjël përpiqen të poshtërojnë dhe të ulin të tjerët. Kush nënvlerëson, është vlerëpak.

 

  1. E keqja që të bëjnë të tjerët, harrohet më lehtë se e keqja që u bën të tjerëve: Nëse dikush të lëndon, ti mund ta harrosh plagën, por kur ti lëndon dikë, do ta mbash mend gjithmonë.

 

  1. “Miqësia është gjithmonë një përgjegjësi e ëmbël. Asnjëherë një mundësi.”

 

  1. “Më mbani larg nga mençuria që nuk qan, nga filozofia që nuk qesh dhe nga madhështia që nuk përkulet para një fëmije.”

 

  1. “Bujaria është të japësh më shumë se sa ke dhe krenaria është të marrësh më pak se sa ke nevojë.”

 

  1. “Kur dashuron, nuk duhet të thuash ‘Zoti është në zemrën time’, por ‘Unë jam në zemrën e Zotit’.”

 

  1. Për të kuptuar zemrën dhe mendjen e një personi, mos shiko vetëm çfarë ka arritur, shiko edhe se çfarë qëllimesh ka ai.

 

  1. Dashuria e vërtetë nuk mund të zotërohet.

Për dashurinë, mjafton dashuria.

Dhe mos mendo se mund të ndryshosh drejtimin e dashurisë, nëse dashuria të sheh si të vlefshëm, ajo e ndryshon drejtimin për te ti.

Dashuria s’ka dëshirë tjetër veç të vetëpërmbushet.

 

  1. “Përballu me sjelljen e keqe në mënyrë të këndshme.

Testimi i vërtetë i sjelljeve të mira, është të jetë në gjendje të përballet sa më mirë me sjelljet e këqija.”

 

  1. Një shprehje thotë: “Nëse një njeri e njeh veten, ai njeh të gjithë njerëzimin”, ndërsa Khalil Gibran thotë: “Nëse dikush e do njerëzimin, atëherë ai di diçka për veten”.

 

  1. Gjithnjë shiko anën e ndritur të jetës: “Optimisti sheh trëndafilin, jo gjembat; pesimisti ua ngul sytë gjembave, harron trëndafilin.”

 

  1. Ne nuk i shohim gjërat siç janë. Ne i shohim gjërat siç jemi ne:

Pamja e gjërave ndryshon sipas emocioneve; ne shohim gjëra të bukura dhe të magjishme te to, kur në fakt magjia dhe e bukura janë brenda nesh.”

  1. Dashuria e vërtetë është produkt i tërheqjes shpirtërore: Është e gabuar të mendosh se

dashuria vjen nga shoqëria e gjatë.

Dashuria është produkt i tërheqjes shpirtërore dhe nëse kjo tërheqje nuk krijohet në çast, nuk do të krijohet edhe nëse kalojnë vite apo breza.

 

  1. Lër hapësirë në marrëdhënien tënde.

Lejoni të ketë hapësirë në bashkimin tuaj dhe lëreni frymën e qiejve të vallëzojë mes jush. Dashurojeni njëri – tjetrin por mos e bëni dashurinë një marrëveshje: lërni atë më shumë të jetë një Det i levizshëm mes brigjeve të shpirtrave tuaj.

Mbusheni gotën e njëri – tjetrit, por mos pini vetëm nga njëra gotë.

Këndoni dhe vallëzoni bashkë dhe bëhuni gazmorë, por lëreni njëri – tjetrin të jetë vetëm. Edhe telat e lahutës qëndrojnë të vetëm edhe pse dridhen me të njejtën muzikë.

Jepeni zemrën tuaj, por jo në zotërimin e njëri – tjetrit, sepse vetëm dora e jetës mund ta nxë zemrën tënde. Dhe, qëndroni bashkë, por jo shumë afër njëri – tjetrit: sepse edhe shtyllat e tempullit qëndrojnë të ndara. Lisi dhe Bredhi nuk mund të rriten në hijen e njëri – tjetrit.”

 

  1. Nëse lutesh kur bie shi, sigurohu të lutesh edhe në ditë me diell: “Ti lutesh kur ke nevojë dhe je në tension, por do të ishte mirë të luteshe edhe në gëzimin më të madh dhe në ditët më të lumtura.”

 

  1. Kur jepesh vetë, ai është çasti kur jepesh plotësisht: Kur jep nga pasuria, ke dhënë pak. Kur jep nga vetja, atëherë ke dhënë vërtet.

 

  1. Bukuria e vërtetë vjen nga brenda: “Bukuria nuk është te fytyra; bukuria është një dritë në zemër.”

 

  1. Bëje punën me dashuri.

Puna është pamja që merr dashuria.

Nëse nuk mund të punosh me dashuri, por vetëm me neveri, lëre punën dhe ulu në portën e një tempulli dhe merr mësime nga ata që punojnë me gëzim.

Nëse e pjek bukën me shpërfillje, ti po pjek bukë të hidhur, që ushqen vetëm gjysmën e urisë së njeriut.

“Ata më çmendin, sepse nuk i shes ditët e mia për para; dhe unë i çmend ata, sepse mendojnë se ditët e mia kanë një çmim.”

 

  1. Nuk ekziston e vërteta absolute.

“Mos thuaj kam gjetur të vërtetën, por thuaj kam zbuluar një të vërtetë”.

“Nuk e di të vërtetën absolute. Por jam i përulur përpara injorancës sime dhe aty qëndron nderi dhe vlerësimi im.”

Supershëndeti

Pas

Ramën nuk e zë gjumi, jep lajmin e mirë pas mesnate

Para

Merret vendimi/ Ja DATA deri kur do pezullohen seancat gjyqësore, rastet që përjashtohen

Para
Merret vendimi/ Ja DATA deri kur do pezullohen seancat gjyqësore, rastet që përjashtohen

Merret vendimi/ Ja DATA deri kur do pezullohen seancat gjyqësore, rastet që përjashtohen

Të Gjitha

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

nga Fast News
16:45 | 10/06/2025
0

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

nga Fast News
16:41 | 10/06/2025
0

Cmimet e larta, frika nga një krizë e re

Cmimet e larta, frika nga një krizë e re

nga Fast News
16:35 | 10/06/2025
0

SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!

SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!

nga Fast News
12:04 | 10/06/2025
0

Recent News

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

16:45 | 10/06/2025
Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

16:41 | 10/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar