• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

Koronavirusi/ Spartak Braho kërkon që të lirohen edhe të paraburgosurit, ministrja Gjonaj del kundër, ja përplasjet

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
Pas kërcënimit me pistoletë që iu bë të birit, reagon deputeti Spartak Braho
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa Kuvendi i Shqipërisë pritet të vendosë për të liruar nga burgu një sërë të dënuarish apo të paraburgosurish për vepra të ndryshme penale, me qëllim uljen e numrit të tyre në vendet e vuajtjes së dënimit si masë për parandalimin e koronavirusit, deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka kërkuar zgjerimin e kategorive të të burgosurve, të cilët duhet të qëndrojnë në shtëpi për 90 ditë.

Duke folur gjatë shqyrtimit të aktit normativ të qeverisë, për lirimin e përkohshëm të rreth 600 të burgosurve, Braho theksoi se duhet se duhet të liroheshin edhe paraburgosurit që akuzohen për vepra të lehta penale dhe ata që janë në hetim. “Kini parasysh se ne, kur miratuam amnistinë, këmbëngulëm në komision, që të amnistoheshin edhe personat që janë në hetim për vepra penale jo të rënda. Zonja ministre, aktualisht janë në izolim dhjetëra apo qindra persona me akuza të lehta, por që për ta nuk ka mbaruar hetimi. Mendoj që nuk është normale të mbahet në burg një person, i cili akuzohet për rrahje apo plagosje. Besoj se kjo duhet pasur parasysh. Nuk e kam fjalën për persona, të cilët janë dënuar me vendim të formës së prerë, por flas për ata që janë nën hetim dhe mbahen në burg”, deklaroi ai.

Sipas aktit normativ që ka nisur të zbatohet, por që nuk është votuar ende nga Parlamenti, përfitojnë vetëm të dënuarit, të cilët në momentin e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ u ka mbetur edhe 3 vjet burgim si dhe të gjithë të dënuarit mbi moshën 60 vjeç, që vuajnë nga një sëmundje kronike, por që u kanë ngelur pavuajtur 5 vjet nga dënimi që kryejnë. Por duke iu përgjigjur deputetit Braho, ministrja Etilda Gjonaj ka pohuar se personat që janë në hetim është vështirë të aminsitohen. “Për personat për të cilët nuk kanë akoma një vendim të formës së prerë, do të ishte shumë e vështirë të përfitonin nga ky akt normativ. Prandaj, ne kemi përfshirë vetëm kategorinë e atyre që janë të dënuar, por me dënime të lehta, dhe që u kanë mbetur një sasi shumë e vogël e dënimit të pavuajtur”, deklaroi Gjonaj.

Komisioni i Ligjeve dhe Komisioni i Sigurisë Kombëtare, i pari komision përgjegjës dhe i dyti komision për dhënie mendimi, kanë hartuar dy raporte për aktin normativ të qeverisë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve gjatë kohës së epidemisë. Dy komisionet kanë vlerësuar se akti normativ është në përputhje me Kushtetutën, me legjislacionin në fuqi dhe është paraqitur në përputhje me Rregulloren e Kuvendit. Në dy raportet nuk është propozuar asnjë ndryshim për zgjerimin e kategorive që mund të lënë qelitë./sotnews

Etiketa: etilda gjonajkoronavirusispartak brahoTë burgosurit
Pas

“Jemi në këtë pikë, e jo mbi ndonjë mal me të vdekur”/ Rama publikon grafikun dhe jep mesazhin e fortë për të gjithë

Para

SHBA i vjen në ndihmë Shqipërisë me pajisje mjekësore/ Ministrja Manastirliu: Miku i mirë njihet në ditë të vështira

Të Gjitha

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

nga Fast News
10:43 | 09/06/2025
0

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

10:42 | 09/06/2025
0

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

10:39 | 09/06/2025
0

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Recent News

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

10:43 | 09/06/2025
Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

10:42 | 09/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar