• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Koronavirusi hedh në erë planet e opozitës, PD-LSI në alarm se Covid-19 mund t’i japë një tjetër mandat Ramës, zbardhen porositë

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
Koronavirusi hedh në erë planet e opozitës, PD-LSI në alarm se Covid-19 mund t’i japë një tjetër mandat Ramës, zbardhen porositë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhen prapaskenat e sulmeve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në adresë të mazhorancës qeverisëse. Ndonëse situata e krijuar në Shqipëri për shkak të mbërritjes së virusit Covid-19 zbuti deri diku retorikën mes mazhorancës dhe opozitës, ditët e fundit opozita ka rinisur sulmet dhe akuzat në adresë të qeverisë.

Gazeta ka mësuar se ka pasur një përplasje të fortë mes Bashës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, sa i takon mënyrës se si Partia Demokratike po bën opozitë përpara Partisë Socialiste gjatë muajit të fundit. Mësohet se Berisha dhe deputetët pranë tij kanë ushtruar presion ndaj Bashës duke i kërkuar që të radikalizojë gjuhën politike ndaj Ramës dhe jo t’i mbajë iso atij, ndërkohë që ia kanë bërë të qartë se nëse do të ecet me këto ritme opozita do të shkojë drejt greminës. Opozita e bashkuara para një viti dogji mandatet dhe bojkoti zgjedhjet vendore të 30 qershorit, ndërsa protestoi me shpresën se vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme. Por deri më tani asnjë nga këto premtime nuk është mbajtur, ndërkohë që gjithë kjo sakrificë nga djegia e mandateve deri tek braktisja e zgjedhjeve duket se po shkon dëm. Mirëpo, të ndodhur përpara kësaj situate burime nga selia blu pohuan se opozita ka ngritur alarmin se Covid-19 mund t’i japë një tjetër mandat Ramës.



Mësohet se shumica e demokratëve apo ish-deputetëve të opozitës janë porositur për të vënë sa më shumë stërkëmbsha në rrugën e mazhorancës, strategji kjo që do t’ia bëjë asaj më të vështirë përballimin e situatës në të cilën ndodhet vendi edhe për shkak të koronavirusit. Dhe ajo që e tregon fare qartë se kjo porosi ka filluar të marrë jetë, është gjuha politike e përdorur nga opozita ditët e fundit, teksa deputetë të LSI dhe PD kanë denoncuar shumë afera të qeverisë, sidomos ato që kanë lidhje me koncesionet. Pra, në kushtet kur opozita është në alarm se Covid-19 mund t’i japë një tjetër mandat Ramës, të gjithë deputetët dhe zyrtarë të opozitës joparlamentare janë urdhëruar të bëjnë sa më shumë opozitë dhe jo vetëm denoncime tenderësh.

Edhe pse ambasadorja e SHBA kërkoi që të ndalet retorika politike, PD nuk ka asnjë tërheqje. Gjithë halli është se sipas raporteve ndërkombëtare, rastet e urgjencave favorizojnë gjithmonë qeveritë. Deri më tani qeveria ka arritur ta mbajë në kontroll situatën, të paktën si takon masave për të parandaluar përhapjen e Covid-19, pasi ka shumë problematika të tjera sa i takon paketës ekonomike, mbylljes së bizneseve, etj. Një burim nga brenda PD i tha gazetës, se Basha, Berisha e Kryemadhi i tremben disa elementëve: E para është se nuk dihet se kur do të normalizohet situata dhe plani i tyre për qeveri teknike, e zgjedhje të parakohshme po merr fund. Elementi tjetër është se nëse kurba e të infektuarve është në këto ritme, atëherë kjo do të përdoret shumë fort nga qeveria në fushatën e zgjedhjeve të vitit që vjen. Po ashtu kemi negociata, që do të jenë një element shumë i mirë pas të cilit do kapet mazhoranca. Nuk mbetet pas as procesi i rindërtimit nga tërmeti. Këto e trembin opozitën e për këtë arsye të gjithë janë vënë në lëvizje, për të mos lejuar fitimin e kapitalit politik nga Rama./Gazetasotnews

 

Etiketa: koronavirusOpozitaRama
Pas

Pandemia COVID-19/ Shteti do të paguajë të gjitha faturat e energjisë dhe ujit për qytetarët dhe bizneset në këtë vend

Para

“Lehtësimi i masave mund të shndërrohet në bumerang”/ Mjeku tregon çfarë ndodh brenda Infektivit dhe kur ka mbërritur ky virus në Shqipëri

Para
A ka rrezik për familjarët pacienti i shëruar nga koronavirusi që la sot spitalin? Mjeku infeksionist tregon se çfarë ndodh më pas

“Lehtësimi i masave mund të shndërrohet në bumerang”/ Mjeku tregon çfarë ndodh brenda Infektivit dhe kur ka mbërritur ky virus në Shqipëri

Të Gjitha

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

nga Fast News
09:00 | 19/05/2025
0

Njerëzit mund të bëhen të pavdekshëm deri në vitin 2030 – thotë një ish-shkencëtar i Google

Njerëzit mund të bëhen të pavdekshëm deri në vitin 2030 – thotë një ish-shkencëtar i Google

nga Fast News
08:40 | 19/05/2025
0

Mos u mundo të jesh më i miri në punë! Sekreti që shefat nuk duan ta dish…

Mos u mundo të jesh më i miri në punë! Sekreti që shefat nuk duan ta dish…

nga Fast News
08:20 | 19/05/2025
0

Recent News

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

09:20 | 19/05/2025
Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

09:00 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar