• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Kjo është e pamundur”/ Kryeministri Rama reagon sërish për mbylljen e kufijve dhe jep vendimin e prerë

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Do plasë lufta, do nxjerrin njerëzit kallashin”/ Rama i përgjigjet gazetarit: Ta provojnë njëherë…

Edi Rama, Kryeministër

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri me anë të një postimi në rrjetet sociale lidhur me mbylljen e kufijve, ku e bën të qartë se nuk do ketë asnjë lëshim për ta.

“Dhe le te hidhen përpjetë ata që nuk duan të kuptojnë, bashkë me nxitësit apo simpatizantët e tyre, që nuk duan që Shqipëria ta fitojë këtë luftë, po kufiri nuk hapet për asnjë që vjen në pikën kufitare me teorinë e Faktit të Kryer!”, shkruan ndër të tjera Kryeministri Rama.



Postimi i plotë:

Duke parë se mediat vazhdojnë i kuptojnë dhe komunikojnë sipas qejfit informacionet apo pohimet tona, madje edhe kur janë krejt të qarta e të stërpërsëritura, po ristërpërsëris:

KUFIRI ËSHTË I MBYLLUR. AS NUK MUND TË DALË, AS NUK MUND TË HYJË DOT NJERI

Ne jemi në një luftë botërore dhe si gjithë bota, po mbrohemi me masa e me rregulla që deri dje nuk i imagjinonim se mund të ishin e vetmja mbrojtje e shëndetit të popullit! Mbyllja e kufijve është njëra prej tyre. Dhe le te hidhen përpjetë ata që nuk duan të kuptojnë, bashkë me nxitësit apo simpatizantët e tyre, që nuk duan që Shqipëria ta fitojë këtë luftë, po KUFIRI NUk HAPET PËR ASNJË QË VJEN NË PIKËN KUFITARE me teorinë e Faktit të Kryer! Kujt nuk do që ta mbrojë jetën e tij, jemi ne që do t’ia imponojmë dhe nuk do ta lemë të marrë në qafë veten apo të tjerët. Afatet e dokumentave të çfarëdolloji kanë rënë në çdo vend, sepse qytetarët nuk janë përgjegjës për djegien e afatit të tyre. Kështu që të gjithë të rrinë aty ku ndodhen dhe të mos kërkojnë të pamundurën në këto kushte.

KUSH KA NJË ARSYE JETIKE, TË VERIFIKUAR NGA KONSULLATA MË E AFËRT dhe NUK RRI DOT PA LËVIZUR DREJT KUFIRIT TOKËSOR, do të mund të shkojë në shtëpi VETËM PASI TË KARANTINOHET 14 DITË NË NJË DHOMË BRENDA NJË STRUKTURE HOTELIERE PRANË KUFIRIT, me shpenzimet e veta. Nga kjo mundësi përjashtohen kategorisht, qytetarët që janë rezidentë në vende të tjera, të cilët, e përsëris, nuk do të hyjnë dot në Shqipëri, me teorinë e faktit të kryer!

Më shani e më mallkoni mua sa të doni, po që ne t’i vemë zjarrin e Coronës këtij vendi, duke këputur hallkat e kufirit nga zinxhiri i mbrojtjes, që deri tani pa na mban në këmbë siç duhet, KJO ËSHTË E PAMUNDUR!

Etiketa: Edi RamakoronavirusiKufinjtë
Pas

“Shteti të mbledhë ekspertët më të mirë”/ Mjeku epidemiolog publikon skemën si do ndikojë tek njerëzit izolimi afatgjatë, apel të fortë Ramës

Para

Fasonët në hall, qeveria u ofron këtë zgjidhje

Para
Fasonët në krizë, kërkojnë mbulimin e pagave të punonjësve nga qeveria

Fasonët në hall, qeveria u ofron këtë zgjidhje

Të Gjitha

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

nga Fast News
09:00 | 19/05/2025
0

Njerëzit mund të bëhen të pavdekshëm deri në vitin 2030 – thotë një ish-shkencëtar i Google

Njerëzit mund të bëhen të pavdekshëm deri në vitin 2030 – thotë një ish-shkencëtar i Google

nga Fast News
08:40 | 19/05/2025
0

Mos u mundo të jesh më i miri në punë! Sekreti që shefat nuk duan ta dish…

Mos u mundo të jesh më i miri në punë! Sekreti që shefat nuk duan ta dish…

nga Fast News
08:20 | 19/05/2025
0

Recent News

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

09:20 | 19/05/2025
Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

09:00 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar