• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Kemi 4 pacientë të intubuar dhe 7 me oksigjen”, Manastirliu flet për kurbën e COVID-19

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Kemi 4 pacientë të intubuar dhe 7 me oksigjen”, Manastirliu flet për kurbën e COVID-19
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk ka një përgjigje të saktë se kur Shqipëria do të dalë nga kriza e shkaktuar nga COVID-19. Manastirliu deklaroi në “Real Story” në News24 se sistemi shëndetësor po i absorbon mirë rastet dhe kurba është zbutur falë masave por kujton se koronavirusi është një armik i pabesë.

“Ne kemi 4 pacientë të intubuar dhe 7 pacientë me oksigjen që janë përsëri në reanimacionet tona dhe 62 të shtruar në të dy spitalet. Nuk kemi një saturim të sistemit, po i absorbon shumë mirë rastet. Ka raste që në shtet të Azisë kur kjo kurbë është ulur dhe është kthyer sërish.



Nuk do doja të nxitoheshim dhe të jepnim tani opinion që mund të rrëzohen nesër nga fakte kokëfortë sepse përballemi me një armik që është i pabesë.
Në Shkodër është kryer një hetim i hollësishëm dhe janë kontaktuar kontaktet, janë testuar më shumë se 200. Strategjia është e njëjtë si në gjithë vendin. Shkodra ka pasur dy vatra, dhe strukturat janë fokusuar të bëjnë direkt izolimin dhe shkëputjen e zinxhirit të infeksionit.
Ne ia kemi arritur ta zbusim këtë kurbë falë masave dhe duhet të presim nëse kemi hyrë në një kurbë të sheshtë, Çfarë na bën të relaksuar pak, në thonjëza është fakti që në spitalet tona nuk kemi mbingarkesë”, deklaroi ajo.

Sa i përket lehtësimit të lëvizjes, ministrja tha se ne do të shohim ditë pas dite trendin e rasteve të reja pozitive. “Ajo që OBSH vlerëson është që trendi i pozitives të mos kalojë një përqindje të caktuar. Nëse përqindja e rasteve që dalin pozitive në raport me testimet është 18-19 % atëherë jemi në një nivel të lartë. Ne nuk kemi vatra sociale, por vatra familjare. Jemi ende herët për të folur, por nuk jemi herët për të menduar strategjitë e daljes”, deklaroi Manastirliu.

Sipas saj, deri sa të ketë një vaksinë do ketë gjithmonë rrezik për marrjen e infeksionit.
“Do të fillojmë të mendojmë në mënyrë të kujdesshme. Edhe kryeministri e ka deklaruar që jemi duke menduar për një lehtësim me pikatore por duke marrë masa shtesë. Deri sa të dalë vaksina do të jetë gjithmonë rreziku i marrjes së infeksionit.
Do të vlerësohen në dinamikë masat. Ne kemi ndjekur një strategji që na ka dhënë rezultate. Do të ndjekim strategji që do të jetë dinamike.
Po planifikojmë pika laboratorike dhe në qytete të tjera.
Mjekët më thonë gjithmonë një gjë, ata që e humbin kryesisht betejën me koronavirusin janë më shumë moshat e mëdha që kanë sëmundje shoqëruese.
Mjekët më thonë që bëhet e pamundura për të shpëtuar pacientët por është e vështirë tek personat që kanë sëmundje bashkëshoqëruese”, u shpreh ministrja. (Balkanweb)

Pas

Kush ti ka sugjeruar masat drastike? Rama jep përgjigjen e prerë

Para

Pse nuk ka shpëtuar asnjë nga pacientët që janë intubuar? Ministrja Manastirliu rrëfen detajet e panjohura

Para
Pse nuk ka shpëtuar asnjë nga pacientët që janë intubuar? Ministrja Manastirliu rrëfen detajet e panjohura

Pse nuk ka shpëtuar asnjë nga pacientët që janë intubuar? Ministrja Manastirliu rrëfen detajet e panjohura

Të Gjitha

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Samiti i BE në Tiranë, Aeroporti i Rinasit nxjerr njoftimin e rëndësishëm

Samiti i BE në Tiranë, Aeroporti i Rinasit nxjerr njoftimin e rëndësishëm

nga Fast News
11:08 | 15/05/2025
0

Zhvillohet në Tiranë samiti ekonomik për të ardhmen e Europës

Zhvillohet në Tiranë samiti ekonomik për të ardhmen e Europës

nga Fast News
11:05 | 15/05/2025
0

Recent News

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

11:45 | 15/05/2025
Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

11:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar