• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Jo vetëm testime, ja si po ia del Gjermania të ulë përhapjen e COVID-19

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet, Bota
0
Jo vetëm testime, ja si po ia del Gjermania të ulë përhapjen e COVID-19
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjermani ka sinjale të para se masat kufizuese po japin rezultate. Tani nevojiten më shumë ditë, që të dyfishohet numri i të infektuarve: duhen 11 ditë, kurse javën e kaluar duheshin vetëm pesë ditë. E thënë ndryshe, fuqia e virusit ka rënë lehtas, pasi është infektuar një numër më i madh njerëzish – që tani për disa kohë janë bërë imunë ndaj virusit. Deri sot, në Gjermani ka gati 77.000 të infektuar dhe 934 të vdekur.

Dyfishohen testimet dhe shtohen shtretërit  intensivë



Masat e kufizimit të kontakteve dhe të frenimit të jetës publike megjithatë do të vazhdojnë për momentin deri në 19 prill. Qeveria dhe landet do ta ridiskutojnë gjendjen në 14 prill. Por faza e kufizimeve duhet respektuar rreptësisht të paktën deri në 19 prill, thonë virologët. Sepse shtimi i rasteve me ecuri të rëndë të sëmundjes së mushkërive Covid-19 në Gjermani sapo ka nisur. Në medie ndërkohë ka depërtuar se në qeverinë qendrore ka diskutime për të avancuar në skenarin e daljes nga situata e kufizimeve.

Në Gjermani është arritur të shtohet numri i krevateve në stacionet e kujdesit intensiv: nga 28.000 ky numër u rrit në 40.000. 15.000 deri 20.000 shtretër nga këto, për momentin, janë bosh.

Numri i testimeve të popullatës për virusin është shtuar: nga 160.000 në javë, në 360.000 në javë. 10 përqind e të testuarve dalin me virus. Shtimi i kapaciteteve është dëshmi e fuqisë së jashtëzakonshme mobilizuese, që ka treguar historikisht makineria e shtetit gjerman – në rast krizash nacionale.

Vlerësime të larta për punën e qeverisë qendrore

Edhe në Gjermani, kriza e virusit Corona është ora e ekzekutivit. Me direktiva energjike qeveria drejton jetën e vendit. CDU/CSU në pushtet ka shtuar shtatë pikë në mbështetje, duke arritur 34 përqind. SPD mbetet në 16 përqind. Vlerësime të larta bëhen nga të gjitha kampet politike për kancelaren Merkel: vlerësojnë që Merkel është rikthyer, si menaxhere e aftë krizash. 65 përqind e gjermanëve aktualisht janë të kënaqur me punën e saj. Presidenti I Gjermanisë, Frank Ëalter Steinmeier kujtoi dje në një deklaratë për mediat se historia e njerëzimit na mëson se kemi arritur gjithmonë t’i vëmë nën kontroll me terapi e vaksina të gjitha epidemitë: atë të tuberkolozit, të ebolas, të Sidas.

Etiketa: ekonomia gjermanekoronaviruskoronavirusi ne gjermani
Pas

Nga ora 13:00 Shqipëria në izolim total, çfarë po ndodh në Tiranë mëngjesin e sotëm

Para

E rëndë në SHBA, 9 shqiptarë humbasin jetën për shkak të COVID-19

Para
E rëndë në SHBA, 9 shqiptarë humbasin jetën për shkak të COVID-19

E rëndë në SHBA, 9 shqiptarë humbasin jetën për shkak të COVID-19

Të Gjitha

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

nga Fast News
16:13 | 19/05/2025
0

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

nga Fast News
16:09 | 19/05/2025
0

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

nga Fast News
16:03 | 19/05/2025
0

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Recent News

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

16:13 | 19/05/2025
Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

16:09 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar