• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Ja si gënjeu Rama” Partia Demokratike nxjerr videon: Përpjekje për të mbuluar dështimin

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Ja si gënjeu Rama” Partia Demokratike nxjerr videon: Përpjekje për të mbuluar dështimin

Kryeministri Edi Rama

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia është shprehur se në Shqipëri sot ka vetëm 2 mijë kite për testime të koronavirusit.

Ai e quan një gënjeshtër deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili është shprehur se vendi ynë ka kapacitete të kryejë deri në 2 mijë testime në ditë.





Sipas Spahisë numri i ulët i testimeve fsheh realitetin e përhapjes së virusit, dhe thekson se për shkak të centralizimit nga qeveria në një laborator të vetëm, vendi ynë nuk ka as kapacitetet teknike për të bërë më shumë se 500 testime në ditë.

DEKLARATA E PLOTE E ISH-DEPUTETIT BARDH SPAHIA (ME VIDEO)

Sot bëhet një muaj që kur në Shqipëri u zbulua rasti i parë me COVID 19.  Ky muaj i vështirë ka provuar në mënyrë të përsëritur se qeveria ishte e papërgatitur për të përballuar krizën e krijuar nga koronavirusi.

Shqipëria kishte pak kite për të testuar sa më shumë të dyshuar, sepse qeveria veproi me shumë vonesë për t’i siguruar, pavarësisht thirrjeve tona të hershme. Në përpjekje për të mbuluar dështimin në furnizimin e mjaftueshëm me kite për teste, Edi Rama e mbajti sekret sasinë e tyre dhe, kur u detyrua të fliste, ai gënjeu.

Deklarata e tij se ne jemi të gatshëm të bëjmë 2 mijë teste në ditë, u përgënjeshtrua nga Ministrja e Shëndetësisë dhe nga vetë Komiteti i Ekspertëve të Edi Ramës. Të ndjekim për disa sekonda me zë dhe me figurë këtë mashtrim të rrezikshëm të Edi Ramës.

MATERIALI VIDEO

(Teskt: Edi Rama gënjen për testet e Shqipërisë për AntiCovid- 19.

Edi Rama në Tëitter: Nëse Komiteti Teknik do të thoshte 2000 teste në ditë, do të kishte 2000 teste në ditë!

Tekst: 2 mijë teste në ditë? Gënjeshtër!

Pyetje: Manastirliu, sa teste kemi konkretisht? A keni një shifër?

Ogerta Manastirliu: Janë 2 mijë. 4 mijë është lidhur kontrata për të ardhur, 10 mijë që po bëhet procedura, 20 mijë nga OBSH-ja.

Tekst: A ka Shqipëria kapacitet për 2 mijë teste në ditë? Ekspertët e Ramës zbulojnë mashtrimin.

Albana Fico, Komiteti AntiCovid: Desha t’ju siguroja për nivelin e kapaciteteve. 200 deri në 500 kite çdo ditë kemi siguruar.

Teskt: Gënjeshtrat e Ramës fshehin përhapjen reale të virusit. Gënjeshtrat e Edi Ramës rrezikojnë jetë!

VIJIM I DEKLARATËS

Pra, e vërteta është se ne na kanë mbetur vetëm 2 mijë teste, se furnizimet i kemi kërkuar me vonesë, pas shpërthimit të virusit në vend dhe se na kanë gënjyer gjatë gjithë kohës për gjoja marrjen e masave.
E vërteta është se Shqipëria jo vetëm nuk ka një sasi të tillë për të kryer 2 mijë teste në ditë, siç thotë Edi Rama, por, për shkak të centralizimit nga qeveria në një laborator të vetëm, nuk ka as kapacitetet teknike për të bërë më shumë se 500 teste në ditë.
E vërteta është se numri i pamjaftueshëm i testeve na ka detyruar që, deri javën e kaluar, të bëjmë mesatarisht, 50 teste në ditë, duke ulur në minimum mundësitë për të zbuluar raste apo vatra të reja infeksioni.

Gënjeshtrat e Edi Ramës janë të rrezikshme. Numri i vogël i testimeve fsheh përhapjen reale të virusit. Sa më pak testime, aq më e pakët mundësia për të izoluar virusin dhe për të ndërprerë zinxhirin e përhapjes së tij.

Me urimin që sasia e re e furnizimit me kite testuese të vijë sa më shpejt dhe duke falenderuar partnerët tanë për ndihmën e madhe që po na japin, Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të rrisë numrin e testimeve mes qytetarëve. Kështu do të dimë përmasën reale të dëmit të shkaktuar, të papenguar nga gënjeshtrat e kryeministrit dhe do të kuptojmë më mirë se kur mund të kthehemi në normalitet.

Etiketa: Edi Ramakoronavirusimaske
Pas

COVID19/ Kryeprokurori vë dorën në zemër, dhuron pagën e tij: Detyrim moral ndaj vendit

Para

Nuk kanë fund lajmet e mira, ja çfarë ka ndodhur sot në spitalin Infektiv

Para
Nuk kanë fund lajmet e mira, ja çfarë ka ndodhur sot në spitalin Infektiv

Nuk kanë fund lajmet e mira, ja çfarë ka ndodhur sot në spitalin Infektiv

Të Gjitha

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

nga Fast News
16:34 | 12/06/2025
0

Katër mësimet nga Marek Belka për integritetin në lidership

Katër mësimet nga Marek Belka për integritetin në lidership

nga Fast News
16:25 | 12/06/2025
0

Eksperti zbulon gabimet më të zakonshme me kondicionerin në verë: Po paguani më shumë pa arsye

Eksperti zbulon gabimet më të zakonshme me kondicionerin në verë: Po paguani më shumë pa arsye

nga Fast News
16:21 | 12/06/2025
0

Gratë që drejtojnë: Bordi, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

Gratë që drejtojnë: Bordi, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

nga Fast News
16:18 | 12/06/2025
0

Recent News

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

16:34 | 12/06/2025
Katër mësimet nga Marek Belka për integritetin në lidership

Katër mësimet nga Marek Belka për integritetin në lidership

16:25 | 12/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar