Aktori i Hollywoodit Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson ishin ndër të parët personazhe të njohur që u infektuan nga koronavirusi.
Ata u prekën nga pandemia gjatë kohës që ndodheshin në Australi për xhirimet e një filmi.
Ndërkohë, edhe pse tashmë janë shëruar dhe kanë lënë ambientet e spitalit, dyshja e njohur kanë folur së fundmi në lidhje me të gjitha simptomat që përjetuan gjatë asaj kohe.
Sipas CNN, Hanks thotë se edhe pse nuk kishte simptoma aq të rënda sa Ëilson, ai u ndje shumë i lodhur ndërsa ishte në izolim në një spital në Queensland, Australi, muajin e kaluar.
Ai tha se pas 12 minutash nga ushtrimet detyrohej të shkonte në shtratin e tij dhe të flinte
Ndërsa, kur i tregoi mjekes se nuk po mundet t’i bëjë as gjysmën e ushtrimeve ngase ndihet i lodhur, Hanks shtoi “Ajo më shikoi me syzet e saj dhe më dha ju keni COVID-19”.
Hanks tha që gruaja e tij kishte një vjellje kaq të keqe nga ilaçi anti-malarie hidroksilklorine, saqë herë pas here nuk mund të ecte.
“Rita kaloi një kohë më të vështirë sesa unë”, tha Hanks. “Ajo kishte një ethe shumë më të lartë dhe ajo kishte disa simptoma të tjera. Ajo humbi sensin e shijes dhe erës. Nuk kishte asnjë shije rreth ushqimit për tre javë… Ajo ishte aq keq sa duhej të zvarritej në dysheme nga shtrati tek objektet”.
Pasi u shëruan, çifti u kthye në shtëpi në Los Angeles në fund të marsit.