• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Bota

Historia e bukur në kohë koronavirusi/ Shërbimi vullnetar i familjes myslimane prek dhe mahnit një fshat të tërë

nga Fast News
6 years më parë
në Bota
0
A do të ketë një valë të dytë infektimi dhe a bëhemi imunë pas prekjes nga koronavirusi?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shërbimi vullnetar i një familjeje myslimane që shpërndajnë pako ushqimore në dyert e fqinjëve të izoluar, ka mahnitur banorët e Sudbrooke, një fshat i vogël në rrethin West Lindsey të Britanisë.

“Paçi një ditë të mbarë” dhe “ruajeni veten” janë mesazhet e shkruara në dy paketat ushqimore të dorëzuara në pragun e 66-vjeçares Pauline Loven, një historiane e njohur e kostumeve dhe producente e filmave të trashëgimisë.

E vetizoluar në shtëpi në fshatin e saj, 9.6 kilometra në veriperëndim të qytetit Lincoln, për shkak të koronavirusit, Loven tha për “AA” përmes e-mailit se ajo ishte prekur thellë nga akti i bamirësisë së fqinjes së saj myslimane Ghana, të cilën ajo e kishte takuar vetëm një herë shumë muaj më parë.

Dy javë më parë, kur vendi vendosi masat, Ghana la një shënim nën dyeret e të gjithëve në lagje, duke u ofruar të bëjë pazare, të sjellë ilaçe ose të bisedojnë miqësisht në telefon.

“Ne biseduam përmes xhamit të derës së përparme, kështu që ajo e dinte që ne jemi të izolouar”, -tha Loven, e cila gjithashtu vuan nga astma.

“Disa ditë më vonë, Ghana dhe djali i saj adoleshent lanë një pako në një qese letre. Ajo kishte vënë doreza plastike për mbrojtje. Ajo përmbante mandarina, domate, tranguj dhe dy lëngje frutash të freskëta. Më vonë e kuptova se kjo ishte vitaminë C për të përmirësuar sistemin imunitar. Aty gjithashtu kishte dezinfektues për duar”, shtoi Loven.

Pasi e pyeti përmes derës se çka i detyrohet fqinjit të saj për këtë bujari, Loven tha se dëgjoi fjalët më të çmuara: “Asgjë. Ti je fqinji im dhe ti je familja ime”.

“U preka jashtëzakonisht. Ajo kujdeset edhe për shumë njerëz që jetojnë të izoluar në rrugën tonë. Mezi po pres ta takoj ashtu siç i ka hije pasi të përfundojë e gjithë kjo”, tha Loven.

Loven tha edhe pse ishte angleze, kishte “fatin e mirë” se një pjesë të jetës e kishte kaluar në Jemen dhe Qipro. Prandaj, ajo vlerëson ndërlidhjen e njerëzve pavarësisht racës, kulturës apo besimeve, duke e përshkruar atë si “një gjë tepër të çmuar”.

“Jam pasuruar pa masë nga një fëmijëri e tillë,” tha ajo, duke shtuar se të gjithë mund të kontribuojmë për ta bërë botën një vend më të mirë për njëri-tjetrin.

Producentja e filmit dhe historianja e kostumeve nënvizoi se pandemia COVID-19 i ka dhënë shumë mësime njerëzimit.

Ajo gjithashtu shprehu shpresën se mund të gjendet një rrugëdalje, pas gjithë kësaj, për një “ekuilibër më të mirë” midis nevojave të ekonomisë, njerëzve dhe qëndrueshmërisë së planetit.

Etiketa: BritaniFamilje muslimanekoronavirus
Pas

Shefi i FMN-së për Shqipërinë: Këtë vit pritet rënie dhe kontraktim i ekonomisë. Do të bien të ardhurat për frymë

Para

“80% e njerëzve nuk kanë nevojë për spital, ja 3 masat që duhet të zbatojnë”, flet profesori kinez

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

nga Fast News
18:01 | 03/11/2025
0

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

nga Fast News
17:29 | 03/11/2025
0

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

nga Fast News
11:30 | 03/11/2025
0

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

nga Fast News
10:56 | 03/11/2025
0

Recent News

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

18:01 | 03/11/2025
Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

17:29 | 03/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar