• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Fasonët në krizë, kërkojnë mbulimin e pagave të punonjësve nga qeveria

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Fasonët në krizë, kërkojnë mbulimin e pagave të punonjësve nga qeveria

Fasoneri

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

KERKESE-PROPOZIMET PER MASAT MBESHTETESE EKONOMIKE QE QEVERIA DUHET TE NDERMARRE NDAJ SIPëRMARRJES FASON

Fasonistët e Bashkuar në një Grupim të vetëm, i kërkojnë Qeverisë Shqiptare të ndërmarrë këto masa urgjente për situatën alarmante në të cilën ndodhet ky sektor sot: Mbështetje financiare, pa ekuivoke, për sektorin e industrisë me material porositës (fason), te cilët janë në vështirësi financiare si pasojë e mbylljes së detyruar të veprimtarisë së tyre për shkak të situatës së fatkeqësisë natyrore në vend dhe pandemisë COVID-19 në Europë e më tej, si më poshtë vijon:

1. Mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punonjësve të ndërmarrjeve të fasonit, në vlerën e njëzetegjashtë mijë (26.000 ALL) Lek, ose tetëdhjetë (80%) e pagës së deklaruar, bazuar në borderotë e kompanive, për muajin mars, prill dhe maj,

2. Subvencioni i qirasë deri në pesëdhjetë (50%) të vlerës së qirasë për ndërmarrjet e fasonit, për muajin mars, prill dhe maj.

3. Mbulimi i plotë i vlerës së kontributeve shoqërore e shëndetsore mbi pagat, bazuar në masat e parapara me këtë kërkesë për muajin mars, prill dhe maj.



4. Pagesa e asistencës mujore në vlerë prej tetëdhjetë (80%) për punonjësit që humbin vëndin e tyre të punës për shkak të situates së fatkeqësisë natyrore në vend dhe pandemisë COVID-19 në Europë e më tej, për gjithë periudhën e ndërprerjes së aktivitetit të këtyre ndërmarrjeve.

5. Mbështetje financiare e iniciativave dhe projekteve sociale, që synojnë përmirësimin e jetës së grup-punonjesve të fasonit, si grup-punonjesit më i madh të shoqerisë.

6. Mbështetje financiare për eksportuesit dhe ri-eksportuesit shqiptar pas përfundimit të situatës së fatkeqësisë natyrore në vend dhe pandemisë COVID-19 në Europë e më tej, duke siguruar një financim direkt të kompanive fasoniste me % mbi faturimin, për të përballuar falimentimin e mundëshëm por edhe për ristartimin e punës.

7. Mbështetje financiare direkte për kompanitë fasoniste që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune së paku një (1) vjeçare gjatë periudhës së situatës së fatkeqësisë natyrore në vend dhe pandemisë COVID-19 në Europë e më tej, në vlerën e njëzetegjashtë mijë (26.000 ALL) Lek, per 6-mujorin e parë të punës.

8. Kërkojmë rimbursimin e menjëhershëm dhe automatik të TVSH-së, pa ndjekur procedurat burokratike, për të gjithë subjektet e sektorit tonë, pasi është i vetmi burim të ardhurash në këtë moment.

9. Për pagesat e prapambetura, nga debitorët Europian, të gjenden sa më parë mekanizma ndërqeveritare, që të paguhen faturat e prapambetura nga kontraktorët Europian, të cilët në këtë situatë janë duke përfituar benefice financiare nga qeveritë e tyre, bazuar në çdo faturë individuale, rast pas rasti.

Etiketa: FasonerikoronavirusiKrizëQeveria
Pas

Nënkryetari i Kuvendit kundër përgjysmimit të pagave/ Murrizi: Paratë më takojnë mua, e di unë kë ndihmoj

Para

Berisha: Numri i të vdekurve dhe të infektuarve me koronavirus në vend po përcaktohen politikisht

Para

Berisha: Numri i të vdekurve dhe të infektuarve me koronavirus në vend po përcaktohen politikisht

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar