• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

“Dështoi në detyrën e saj” Trump merr vendimin drastik, ndërpret fondet për OBSH

nga Fast News
6 years më parë
në Bota
0
“Dështoi në detyrën e saj” Trump merr vendimin drastik, ndërpret fondet për OBSH
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka marrë së fundmi një vendim ekstrem.

Në kulmin e pandemisë së koronavirusit, numri një i Shtëpisë së Bardhë ka dhënë urdhër që administrate e tij të ndalojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja Trump është shprehur se kjo organizatë ka dështuar në detyrën e saj themelore: përgjigjen ndaj shpërthimit të COVID19.

Presidenti amerikan shtoi se taksa-paguesit amerikanë sigurojnë midis 400-500 milionë dollarë në vit për organizatën ndërsa Kina vetëm 40 milionë.

“Sot po udhëzoj administratën time që të ndalojë fondet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë përderisa është bërë një rishqyrtim për vlerësimin e rolit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit. Si sponsor kryesor i organizatës, SHBA-të kanë për obligim të këmbëngulin në përgjegjshmëri të plotë.

Një nga vendimet më të rrezikshme dhe të kushtueshme nga OBSH ishte vendimi katastrofik i saj për të kundërshtuar kufizimet e udhëtimit nga Kina dhe kombet tjera. Me shpërthimin e pandemisë Covid-19, ne kemi shqetësime të thella nëse bujaria e Amerikës është vënë në përdorimin më të mirë të mundshëm. Realiteti është që OBSH nuk arriti të merrte, dhe të shkëmbejë informacione në mënyrën e duhur në një kohë tëë shkurtër dhe transparente.

Nëse nuk mund t’u besojmë atyre, vendi ynë do të detyrohet të gjejë mënyra të tjera për të punuar me kombet e tjera për të arritur qëllime në lidhje me sistemin shëndetësor. OBSH dështoi në “detyrën e saj themelore dhe duhet të mbajë përgjegjësi. tani është koha për unitet dhe bashkësia ndërkombëtare të punojë së bashku në solidaritet për të ndaluar këtë virus dhe pasojat e tij shkatërruese “– u shpreh Donald Trump në arsyetimin e tij.

Pas

E duan shumë krevatin! Këto janë shenjat më gjumashe të horoskopit që flenë pa fund

Para

Pas një dite me shi, njihuni me surprizat e motit për ditën e sotme

Para
Pas një dite me shi, njihuni me surprizat e motit për ditën e sotme

Pas një dite me shi, njihuni me surprizat e motit për ditën e sotme

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Lista e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave, AIF kërkon kujdes nga bankat dhe noterët

Lista e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave, AIF kërkon kujdes nga bankat dhe noterët

nga Fast News
15:00 | 04/11/2025
0

Komisioni Evropian vë vulën: Shqipëria nuk është ende gati për zhbllokimin e IPARD 3

Komisioni Evropian vë vulën: Shqipëria nuk është ende gati për zhbllokimin e IPARD 3

nga Fast News
14:30 | 04/11/2025
0

Rama njofton rritjen e pensioneve nga janari, ja sa do të bëhen

Rama njofton rritjen e pensioneve nga janari, ja sa do të bëhen

nga Fast News
13:48 | 04/11/2025
0

Del progresraporti/ Emigrimi problem, KE apel: Shqipërisë “po i ikën truri”

Del progresraporti/ Emigrimi problem, KE apel: Shqipërisë “po i ikën truri”

nga Fast News
13:39 | 04/11/2025
0

Recent News

Lista e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave, AIF kërkon kujdes nga bankat dhe noterët

Lista e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave, AIF kërkon kujdes nga bankat dhe noterët

15:00 | 04/11/2025
Komisioni Evropian vë vulën: Shqipëria nuk është ende gati për zhbllokimin e IPARD 3

Komisioni Evropian vë vulën: Shqipëria nuk është ende gati për zhbllokimin e IPARD 3

14:30 | 04/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar