Analisti Frrok Çupi ka bërë një analizë të thelluar përsa i përket situatën që dominon sot në botë, shkaktuar nga koronavirusi.
Nga Frrok Çupi
Tani në fushën e ‘luftës’ ka plot lloje njerëzish:
Ka idiotë që thonë se ‘jam me gjak shqiptar ose etiopian’ e nuk më zë virusi; ka qeveritarë që i ka zënë hera e duhet t’ia dalin me çdo kusht se ndryshe nuk ka as vend për varreza; ka kritizerë vrasës që pas sodit nuk i hyjnë në punë as dreqit; ka shumë njerëz të mençur që rrinë në shtëpi dhe presin të dëshmojë prova…, ka edhe shumë naivë, o zot sa shumë naivë ka kjo botë- fatmirësisht.
Në fundin e tunelit të luftës shumë pak do të jenë siç janë sot: Shumica do të shikojnë se virusi ishte- sigurisht, por lufta nuk u bë për virusin.
Studiues, mendimtarë e analistë në botën Perëndimore kanë mundur ta shikojnë nga larg pathogenin. Media konservatore, (dhe shekullore në moshë), në Britaninë e Madhe, sot e quante ‘Corona ëars’ në vend të ‘coronacirus’. Lufta ‘e koronës’ nuk dihet ende se çfarë do të sjellë.
A do të sjellë luftë mes Trump dhe Xi, dmth., luftën ‘e dytë të Ftohtë?!
Kjo është ajo çfarë duket më afër. Disa naivë mendojnë se Kina do ta fitojë luftën e ‘coronas’. Madje edhe gazetarë amerikanë të CNN, u tronditën ‘nga racizmi’ kur Trump e quajti ‘virusi kinez’- një realitet që po mbin mbi tokë çdo ditë. Kina, prej kohësh, kishte hyrë në rrugën e Luftës së Dytë të Ftohtë, me qëllimin që të fitojë hegjemoni globale, mbi Rusinë e të tjerë, si superfuqi e kohës. Por përdori të njëjtat rrugë si edhe Bashkimi Sovjetin: propagandë, fshehje të të vërtetës, konspiracion anti- Amerikan, rekrutim të shkencëtarëve, mizori ndaj armikut brenda vendit edhe në kontinentin tjetër…, dhe ekonomi të dobët.
Kina bëri hapa tmerrësisht fatalë, sidomos ndaj popullsisë së vet. Me virusin e gjeneruar në provincën Ëuhan, udhëheqja e Kinës mund të mos dalë kurrë nga cikli ‘coronavirus’. Në radhë të parë bëhet pyetja si do t’ia dalë ekstradimit të qindra miliona njerëzve të infektuar. Kina e bazon ëndrrën hegjemonistë në ‘Luftën e Ftohtë’ në një realitet të dukshëm të shumicës së mallrave që prodhon për Perëndimin. Por ku bie besimi i kompanive të Perëndimit pas betejës me koronavirusin? Rënia e Kinës është realiteti më i dukshëm… A do të ketë supermaci globale të Kinës? A do të ketë një Luftë të Tretë të Ftohtë? Cili do të jetë me cilin? Këto përgjigje priten menjëherë sapo ‘të hapen shtetet’ pas virusit.
Kur isha 20 vjeç, ishte më keq se sot- thotë filozofi francez Bernard- Henri Lèvy…
…por atëherë nuk u bë ‘luftë’. Kur Lèvy ishte 20 vjeç, do të ketë qenë diku viti 1968 dhe ai flet për një pandemi gripi ku në gjithë botën vdiqën afër 1 milionë njerëz. Atëherë nuk foli askush për ‘luftë’. Sepse në atë kohë të ‘luftës së Ftohtë’ armiqtë ishin secili në pozicionet e veta dhe kishin emra e fytyra, kishin armët, synime të shpallura. Atje ishte Bashkimi Sovjetik, në anën tjetër Shtetet e Bashkuara. Atje ishte Japonia, në anën tjetër Koreja. Atje ishte Algjeria apo Magrebi dhe në anën tjetër ishte Franca… ‘Ishte një rrezik po kaq serioz sa sot, por jo me këtë reagim’, shkruan filozofi francez… Sepse tani armiqtë nuk janë përballë, as të dukshëm, as të shpallur. Sot Kina ka shpallur ‘socializmin me ngjyra kineze’ si teori lufte për hegjemoni globale, por në fakt është një trajektore përtej ideologjive. Ndërsa Kina është sot e vetmja e shpallur hapur si ‘armik ideologjik’, të tjerët nuk janë shpallur. Sot në Cambridge dhe në Massachusetts të Shteteve të Bashkuara ka më shumë marksistë se në gjithë Kinën. Evropa është plot me marksistë dhe burokratë. Shtetet e Bashkuara duhet të jetë gati ta fitojë sfidën në dy drejtimet: Kundër marksistëve të vet, dhe kundër marksistëve kinezë etj., që janë më të egër se ata sovjetikë. Fitorja e presidentit konservator Donald Trump mbi politikat ‘korrekte’ dhe bosh të liberalëve që po fundosnin ekonominë dhe autoritetin amerikan, tani prapë hyn në skenë… Cila do të jetë skena pas shuarjes së virusit? Kjo është çështja.
Sa shumë janë në krahun e kastave të vjetra sunduese, dhe sa në anën tjetër?
Kur presidenti Trump pezulloi fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit, o zot!, sa shumë zëra nëpër botë u ngritën kundër tij. Kishte edhe zëra që e quajtën ‘krim kundër njerëzimit’… Nëse kishe vullnet të dalloje cilët janë ata që duan ‘status quo’ e kastave të vjetra me sloganin ‘mos na prish rehatinë, pa në djall të vejë bota’,- që është tipike për burokracitë e vjetra sunduese që kanë përfituar pa masë, atëherë në këtë rast ishte e qartë. Përfaqësuesit e kastave të vjetra as nuk e bënë pyetjen se çfarë po bën OBSH me ato fonde që gllabëronte nga Amerika… Përgjigja e vërtetë është: Me ato fonde fshehu bioarmën kineze kundër njerëzimit, bëri thirrje që njerëzimi të mos merrte masa kundër virusit, dhe të zhytej në katastrofë.. As desh t’ia dinte se taksapaguesit amerikanë i hiqnin ato fonde nga jeta e tyre për t’i hedhur ‘në lumë’; as se cili është ‘kundër njerëzimit’- ai që shpërdoron djersën e njeriut apo ai që e mbron. Shtetet e Bashkuara paguante rreth 1 miliardë dollarë në vit për OBSH: 500 milionë si fonde direkt, 116 milionë përmes OKB-së, dhe 400 milionë si ndihma vullnetare të popullsisë amerikane… Ndërsa Kina paguan vetëm 40 milionë dollarë në vit, njëzet herë më pak. Por Kina ‘nuk bën krim kundër njerëzimit’!…
Ndarja mes kastave të vjetra dhe modelit të ri konservator të qeverisjes ndodhet në një luftë e egër, që nga Shtetet e Bashkuara e deri në vendin tonë të vogël, Shqipëri. Virusi vdekës ndodhet në mes. Nëse do të fitonin kastat e vjetra dhe elitat e dështuara, politikat ‘korrekte’ demagogjike dhe opozitat dështake dhe bandite…, atëherë virusi do të kishte qenë rreziku më i thjeshtë.
… Por kjo është në fund.