• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Çfarë ndodh me furnizimet nga jashtë? Drejtori i doganave jep lajmin e mirë për të gjithë

nga Fast News
5 years më parë
në Ekonomi
0
Çfarë ndodh me furnizimet nga jashtë? Drejtori i doganave jep lajmin e mirë për të gjithë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe në situatën e koronavirusit doganat shqiptare vijojnë normalisht punën e tyre dhe për të gjitha mallrat ushqimorë dhe medikamentet mjekësore kanë përparësi në përpunim në sportele.

Lajmi vjen nga drejtori i doganave Gjon Bardhi, i cili theksoi se të gjitha doganat në pikat kufitare punojnë normalisht duke zbatuar dhe masat e ndërmarra pas situatës së krijuar nga COVID-19 për të mos ndërprerë furnizimin me mallrat e nevojshme për asnjë moment.





Deklarata e plotë

Nisur nga interesi i madh i medias dhe publikut mbi funksionimin e Strukturave Doganore gjatë kësaj periudhe të vështirë që po kalon jo vetëm vendi ynë, por e gjithë bota, ju bëj me dije se në vijim të zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria për situatën e krijuar nga Covid 19,  Shërbimi Doganor Shqiptar është 24 orë në punë në të gjitha degët, veçanërisht ato kufitare për zbatimin e të gjithave procedurave operacionale. Më lejoni të theksoj, se zinxhiri i shkëmbimeve tregtare import-eksport vijon rregullisht në të gjitha pikat doganore dhe me të gjitha vendet.

Gjithashtu ju bëj me dije, se në bazë të VKM nr. 269, “Për miratimin e propozimit të përbashkët të përgatitur nga Sekretariati i Përhershëm i Komunitetit të Transportit dhe Sekretariati i CEFTA-s, për të lehtësuar transportin e mallrave të nevojës së parë brenda Ballkanit Perëndimor”,palët e CEFTA kanë përcaktuar pikat “të gjelbra” prioritare të kalimit kufitar, të cilat për Republikën e Shqipërisë janë degët doganore Durrës, Morinë, Shkodër (Hani i Hotit), Qafë Thanë dhe Kakavijë.

Shërbimet dhe procedurat operacionale vijojnë ndaj operatorëve ekonomikë dhe të gjithë zinxhirit të importuesve dhe transportueseve të mallrave, duke krijuar lehtësi për mallrat ushqimore, për të cilat nuk ka patur asnjë pengesë deri tani në të gjitha Degët Doganore. Sekretariati i CEFTA-s në bashkëpunim me të gjithë vendet anëtare ka përpiluar gjithashtu, një listë me mallra me rëndësi parësore në funksion të përballimit të situatës së shkaktuar nga COVID 19, nga popullata dhe autoritetet shëndetësore. Lista e mallrave përfshin produkte ushqimore, medikamente, dizinfentantë, maska, doreza, pajisje mjekësore, etj.

Si të tilla, të gjitha palët e CEFTA janë dakordësuar që autoritetet doganore dhe autoritetet e tjera që operojnë në kufi, të përshpejtojnë kalimin e këtyre mallrave në kufi përmes krijimit të korridoreve, korsive “të gjelbra”. Mjetet që transportojnë këto mallra, janë të autorizuara të anashkalojnë çdo radhë të mundshme në hyrje-dalje nga territoret e palëve të CEFTA, si dhe do të kenë përparësi në kryerjen e të gjitha procedurave, përfshirë kontrollet doganore dhe ato të autoriteteve të tjera që operojnë në kufi.

Autoritetet doganore të palëve të CEFTA, njoftohen paraprakisht mbi mbërritjen e këtyre mallrave të nevojës parësore, nëpërmjet sistemit elektronik të shkëmbimit të të dhënave SEED. Ky informacion u përcillet në kohë reale, të gjitha autoriteteve të tjera, sipas pikave të kontaktit të përcaktuara paraprakisht prej tyre.

Funksionimi i pikave doganore do të jetë 24 orë në 7 ditë në funksion të operatorëve ekonomikë. Gjithashtu dua të përcjell një falenderim dhe mirënjohje për punën e secilës strukturë doganore dhe për çdo punonjës të doganës që në këto ditë të vështira janë në krye të detyrës.

Shëndeti i pari!

Etiketa: drejtori i doganavegjon bardhi
Pas

“Jetojmë në kohë të vështira, por historia na tregon se do e kalojmë”, mesazhi prekës i mjekut Tritan Kalo për Pashkët

Para

Dalje nga kriza me tre faza, presidenti Trump zbulon planin amerikan anti-COVID-19

Para
Masa drastike e Trump, emigrantët e varfër nuk do të lejohen të hyjnë në SHBA!

Dalje nga kriza me tre faza, presidenti Trump zbulon planin amerikan anti-COVID-19

Të Gjitha

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

nga Fast News
16:45 | 10/06/2025
0

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

nga Fast News
16:41 | 10/06/2025
0

Cmimet e larta, frika nga një krizë e re

Cmimet e larta, frika nga një krizë e re

nga Fast News
16:35 | 10/06/2025
0

SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!

SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!

nga Fast News
12:04 | 10/06/2025
0

Recent News

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

16:45 | 10/06/2025
Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

16:41 | 10/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar