• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

22 drejtues të lartë përgjysmojnë rrogën, por kush janë 6 zyrtarët e lartë të drejtësisë që nuk pranuan të ulin pagën

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Vijon rritja/ 23 raste të reja me koronavirus, shkon në 146 numri i të prekurve në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Janë 22 drejtues të instoticioneve të pavarura që iu përgjigjën kërkesës së Kuvendit për të përgjysmuar pagën e tyre këto tre muaj si kontribut për të përballuar situatën që ka prodhuar COVID-19. M

Në njoftimin për mediet, Kuvendi I falenderon këta drejtues, por përmend edhe ata që nuk e kanë përgjysmuar rrogën.





Dhe në fakt ata që nuk e kanë pranuar këtë kërkesë, kanë rroga goxha të kripura, disa madje edhe më të larta se Presidenti dhe kryeministri, si krerët e KED, KLP, KPA dhe SPAK.

Njoftimi i plotë

Në seancën plenare të ditës së djeshme, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, falenderoi 22 drejtuesit e institucioneve të pavarura, të cilët iu përgjigjen thirrjes së tij për përgjysmimin e pagës për tre muaj,  në shenjë solidariteti për përballimin e pasojave të pandemisë COVID-19. Z. Ruçi u ridrejtoi thirrjen edhe tetë institucioneve që nuk kanë reaguar ende, duke u treguar etik e prudent dhe duke mos i cilësuar nominalisht zyrtarët e lartë që nuk kanë reaguar ende.

Në fakt, deri tani ndaj thirrjes së Kryetarit të Kuvendit, ka pasur tre lloje reagimesh.

Shumica e titullarëve të institucioneve u përgjigjën menjëhere dhe shkuan më tej se thirrja e Kryetarit të Kuvendit. Në Bankën e Shqipërisë thirrjes iu përgjigjën, përveç Guvernatorit Gent Sejko, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, administratorët dhe drejtorët e Bankës. Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, përveç përgjysmimit të pagës së vet, u bëri thirrje edhe vartësve të tij në Prokurorinë e Përgjithshme dhe prokuroritë e rretheve të bëjnë të njëjtin veprim, si detyrim moral.  Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, mori vendim për përgjysmimin e pagës deri në fund të vitit 2020.  Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, përveç anëtarëve të Këshillit, Ilir Toska, Brikena Ukperaj, Dritan Hallunaj, Erjon Muharremaj  dhe Fatmira Luli, të cilët u solidarizuan, ua përcolli thirrjen të gjithë gjykatave për t’u solidarizuar në mënyrë vullnetare. Nga Bordi i Komisionit të Prokurimit Publik, përvec Kryetares  Evis Shurdha, u solidarizuan edhe anëtaret Enkeleda Bega, Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj.  Nga Bordi i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare u solidarizuan Kryetari Ervin Mete dhe dy anëtarët, Idlir Gjata dhe Deniz Dërralla. Nga Autoriteti i Mediave Audioviozive, u solidarizuan Kryetari i Bordit Gentian Sala dhe Zëvendëskryetari Sami Nezaj. Nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare  u solidarizuan të gjithë anëtarët e  Këshillit.

Disa drejtues të institucioneve iu përgjigjën thirrjes individualisht. Kështu vepruan  Avokatja e Popullit Erinda Ballanca; Këshilli Lartë i Prokurorisë; Inspektori i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe i Konfliktit të Interesit, Shkëlqim Ganaj; Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës Juliana Latifi;  Komisionerja për Mbikqyrjen  e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha; Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, Petrit Ahmeti; Kryetari i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Donald Duraj; Drejtuese e komanduar e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli; Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani; Komisioneri për Informimin dhe Mbrojtjen e të Dhënave Besnik Dërvishi; Kryetarja e Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit , Gentjana Sula; Kryretari i Këshillit Drejtues të Radio-Televizionit, Kristaq Traja; Kryetari i Entit Rregullator të Ujrave, Ndriçim Shani.

Por disa drejtues institucionesh, deri ditën e djeshme, nuk kanë vepruar ose Kuvendi i Shqipërisë nuk ka njoftim për reagimin e tyre. Këto institucione janë: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve; Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri; Këshilli i Emërimeve në Drejtësi; Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi; Komisioni i Pavarur i Kualifikimit; Kolegji i Posaçëm i Apelimit; SPAK dhe Gjykata Speciale.

Edhe pse Kryetari i Kuvendit, z. Ruçi, nuk iu drejtua atyre me emër, përmendja e këtij fakti është një kritikë për ta, edhe pse morale. Sepse e tillë ishte edhe thirrja, e cila u drejtohej ndërgjegjes së zyrtarëve të lartë.

Etiketa: drejtesia e reklpkparrogat e pergjysmuaaSPAK
Pas

21 raste të reja, shkon në 539 numri i të prekurve nga COVID-19

Para

Përveç Tiranë dhe Shkodrës, cilat janë dy qytetet e reja që bëhen vatra të COVID-19

Para
Dritë në fund të tunelit në Itali/ Ja sa ka shkuar numri i viktimave në 24 orë

Përveç Tiranë dhe Shkodrës, cilat janë dy qytetet e reja që bëhen vatra të COVID-19

Të Gjitha

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

nga Fast News
09:03 | 05/07/2025
0

Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

nga Fast News
08:57 | 05/07/2025
0

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

nga Fast News
08:30 | 03/07/2025
0

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

nga Fast News
08:00 | 03/07/2025
0

Recent News

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

09:03 | 05/07/2025
Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

08:57 | 05/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar