• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Trump merr vendimin historik/ Pezullon të gjitha fluturimet nga Europa për në SHBA

nga Fast News
6 years më parë
në Bota
0
Trump merr vendimin historik/ Pezullon të gjitha fluturimet nga Europa për në SHBA
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Trump tha se do të pezullojë për 30 ditë të gjitha udhëtimet nga Evropa për në SHBA, duke filluar nga e premtja në mesnatë.

Në fjalimin e mbajtur nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën mbrëma, ai tha se kufizimet “e forta por të nevojshme” përjashtojnë Britaninë.

“Këto kufizime do të përshtaten në varësi të kushteve në terren,” tha presidenti. Ai shtoi se do të ketë përjashtime “për amerikanët që kanë kaluar nëpër kontrollet e duhura,” por nuk dha hollësi.

Në Evropë, Italia është goditur më rëndë, me më shumë se 12,000 infeksione të konfirmuara dhe më shumë se 800 vdekje, sipas të dhënave. Franca, Spanja dhe Gjermania kanë secila nga rreth 2,000 raste të konfirmuara.

Fjalimi vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli koronavirusin një pandemic globale.

Presidenti Trump tha se masat e forta për të frenuar përhapjen e koronavirusit në SHBA janë përpjekja më agresive dhe e gjithanshme për t’u përballur me një virus të huaj në historinë moderne.

“Ka rëndësi se si përgjigjesh dhe ne po përgjigjemi me shpejtësi dhe profesionalizëm të madh,” tha Presidenti Trump. Ai tha se ka besim se me këto masa të rrepta, SHBA do të arrijnë të ulin ndjeshëm kërcënimin ndaj qytetarëve dhe se virusi më në fund do të mposhtet.

“Ne po lëvizim shumë shpejt,” shtoi ai.

Presidenti tha se “kjo nuk është një krizë financiare,” në përpjekje për të qetësuar tregjet e aksioneve që kanë pësuar rënie të thella ditët e fundit. Ai paraqiti një sërë stimujsh ekonomikë dhe financiarë për bizneset e vogla që po ndikohen negativisht nga koronavirusi.

Komentet e Presidentit Trump vijnë ndërkohë që ai vetë ka qenë disa herë në shënjestër të kritikave, pasi e ka paraqitur gjendjen në kontradiktë me vlerësimin e zyrtarëve të shëndetit publik në administratën e tij.

“Një veprim i zgjuar sot do të parandalojë përhapjen e virusit nesër,” tha Presidenti Trump në fjalimin e shkurtër nga Zyra Ovale.

Në SHBA deri tani ka 1135 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 38 të vdekur.

Numri i rasteve në SHBA ka vazhduar të rritet.

Anthony Fauci, drejtor i Institutit të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe një ndër ekspertët kryesorë që po përpiqen të menaxhojnë koronavirusin, tha të mërkurën: “Mund të pohoj se do të shohin më shumë raste dhe se gjërat do të keqësohen më tepër se sa janë tani.” / VOA

Pas

I riu heq maskën dhe lëpin mbajtësen në tren, arrestohet nga policia (VIDEO)

Para

Thirrja e fortë për qytetarët: Pasi të blini bukën duhet të bëni patjetër këtë gjë

Para
Thirrja e fortë për qytetarët: Pasi të blini bukën duhet të bëni patjetër këtë gjë

Thirrja e fortë për qytetarët: Pasi të blini bukën duhet të bëni patjetër këtë gjë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

nga Fast News
08:00 | 07/11/2025
0

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

nga Fast News
17:45 | 06/11/2025
0

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

nga Fast News
17:10 | 06/11/2025
0

Pagesat për koncesionet dhe PPP-të arritën në 100 milionë euro! Analiza: Disa janë debatuar si raste madhore korrupsioni

Pagesat për koncesionet dhe PPP-të arritën në 100 milionë euro! Analiza: Disa janë debatuar si raste madhore korrupsioni

nga Fast News
16:20 | 06/11/2025
0

Recent News

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

08:00 | 07/11/2025
”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

17:45 | 06/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar