• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Theu karantinën/ U fut pa leje në Urgjencë për të parë familjarin, gjobitet me 500.000 lekë

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Theu karantinën/ U fut pa leje në Urgjencë për të parë familjarin, gjobitet me 500.000 lekë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit ka vijuar aksionin me qëllim zbatimin e masave të vendosura kundër përhapjes së koronvirusit.

Ndërkohë me anë të një njoftimi zyrtar jepen të dhënat në lidhje me atë që ka ndodhur 24 orët e fundit në vendin tonë, ku janë gjobitur 157 persona për shkelje të orarit të shtetrrethimit.



Mes tyre është ndëshkuar edhe një person, i cili pasi u fut pa leje në Urgjencë për të parë një familjar, mori gjobë 5 milione lëkë të vjetra.

Mësohet gjithashtu se Policia e Shtetit ka bllokuar makinën dhe ka marrë patentat e 8 shoferëve të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe me pronarët e biznesevve të cilët nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Policia e Shtetit Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë evidentuar 8 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″. Në të gjithë vendin, nga strukturat e Policisë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 157 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë. Është ndëshkuar me masë administrative 500 000 lekë, 1 shtetas, pasi është futur pa leje në ambientet e urgjencës mjekësore, për të parë familjarin e tij.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 7 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Nga sot e në vazhdim nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shëtitje, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë, të cilët duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e punës nga punëdhënësi. Për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Shërbimet e Policisë, nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Pas

“Doni të largoheni nga Shqipëria?” Ambasada Amerikane ka një njoftim urgjent për qytetarët e saj

Para

Të domosdoshme për trupin/ Këto janë 4 vitaminat që mjekët përdorin përditë për imunitet të fortë

Para
Të domosdoshme për trupin/ Këto janë 4 vitaminat që mjekët përdorin përditë për imunitet të fortë

Të domosdoshme për trupin/ Këto janë 4 vitaminat që mjekët përdorin përditë për imunitet të fortë

Të Gjitha

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Samiti i BE në Tiranë, Aeroporti i Rinasit nxjerr njoftimin e rëndësishëm

Samiti i BE në Tiranë, Aeroporti i Rinasit nxjerr njoftimin e rëndësishëm

nga Fast News
11:08 | 15/05/2025
0

Zhvillohet në Tiranë samiti ekonomik për të ardhmen e Europës

Zhvillohet në Tiranë samiti ekonomik për të ardhmen e Europës

nga Fast News
11:05 | 15/05/2025
0

Recent News

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

11:45 | 15/05/2025
Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

11:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar