• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Testet e poligrafit për kandidatët e Byrosë së Hetimit mbahen ende sekret

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Testet e poligrafit për kandidatët e Byrosë së Hetimit mbahen ende sekret
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Testi i poligrafit u prezantua si risi për garantimin e integritetit të drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, por rezultatet për katër kandidatët e kualifikuar mbeten ende sekrete dhe të panjohura nga komisionet përzgjedhëse.

Më 27 shkurt, drejtori i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, Arben Kraja deklaroi se në garën për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit ishin kualifikuar katër kandidatë.

Procesi i përzgjedhjes është tashmë drejt fundit mes kandidatëve Aida Veizaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj.

Katër kandidatët u përzgjodhën pas një sërë testimesh, si ai fizik, testi me shkrim, testi i poligrafit –i njohur ndryshe si makina e së vërtetës dhe intervistat indviduale. Por ndërsa testi i poligrafit u konsiderua si risi për integritetin e figurës së kandidatëve të përzgjedhur, të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se përgjigjet qëndrojnë ende të mbyllura në zarf.

Një fakt i tillë u konfirmua për BIRN edhe nga drejtori i SPAK, Arben Kraja, i cili tha në një përgjigje me shkrim se Komisioni i Përzgjedhjes së kandidatëve për drejtorin e Byrosë nuk është njohur ende me rezultatet e poligrafit.

“Komisioni i Përzgjedhjes akoma nuk ka hapur përgjigjet e sekretuara, ku ndodhen raportet e testit të poligrafit për asnjë nga kandidatët që i janë nënshtruar testit të poligrafit,” tha Kraja për BIRN.

Kraja sqaroi se rezultatet e testit të poligrafit për kandidatët e skualifikuar konsiderohen sekret dhe nuk do të hapen nga Komisioni i Përzgjedhjes. Përgjigjet e testit të poligrafit nuk janë hapur ende as për katër kandidatët e kualifikuar, ndërsa Kraja sqaroi se ato do t’i vihen fillimisht në dispozicion Komisionit Ad Hoc të krijuar për kryerjen e vetingut për këta kandidatë dhe më pas Komisionit të Përzgjedhjes.

“Në përfundim të procesit të vetingut, rezultatet e testit të poligrafit do të vlerësohen nga Komisioni i Përzgjedhjes, së bashku me të dhënat e tjera të dala nga procesi i vetingut,” tha Kraja.

Neni 34, pika 2/gj e ligjit nr.95/2016 parashikon që rezultatet e testit të poligrafit duhet të merren në konsideratë gjatë procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për drejtorin e BKH, kriter i cili është anashkaluar në seleksionimin e kryer deri më tani.

Komisioni i Përzgjedhjes, i ngritur për të zgjedhur drejtorin e BKH-së përbëhet nga drejtuesi i SPAK, Arben Kraja dhe dy prokurorët Behar Dibra dhe Ened Nakuçi. Ndërsa Komisioni Ad Hoc, që do të kryejë verifikimin e kushteve të sigurisë dhe figurës para caktimit në detyrë të drejtorit të BKH përbëhet nga gjyqtari Dhimitër Lara dhe dy prokurorët e SPAK, Altin Dumani e Edvin Kondili./Reporter.al

Pas

Pas ankthit që ka “mbërthyer” vendin nga koronavirusi, Rama publikon videon: Mesazh për ty, për familjen, për njëri-tjetrin

Para

Shefi i Urgjencës: Maska e skaduar nuk të dëmton, thjesht nuk kryen funksionin

Para
Shefi i Urgjencës: Maska e skaduar nuk të dëmton, thjesht nuk kryen funksionin

Shefi i Urgjencës: Maska e skaduar nuk të dëmton, thjesht nuk kryen funksionin

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Connect Albania Forum

Connect Albania Forum

nga Fast News
16:45 | 14/11/2025
0

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

nga Fast News
12:34 | 14/11/2025
0

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

nga Fast News
10:30 | 14/11/2025
0

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

nga Fast News
10:00 | 14/11/2025
0

Recent News

Connect Albania Forum

Connect Albania Forum

16:45 | 14/11/2025
Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

12:34 | 14/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar