Pas deklaratave të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla se presidenti i vjen anash Kuvendit dhe se ky institucion mund ta shkarkojë Metën, ka ardhur dhe reagimi i zëdhënësit të Presidencës Tedi Blushi.
Blushi shkruan se Ballës i duket vetja i fortë ngaqë rri me djem problematikë.
“Ciu Ciu Tao Tao.
Të duket vetja i fortë ngaqë rri me çuna problematikë, por lutju Zotit që të mos kthehet i gjithë populli në “problematik”.
Tao Tao, harroje zërin e Bablokut!
Dëgjoje zërin e popullit.
Është zëri i Zotit”, shkruan Blushi.