Shkencëtarët kinezë kanë krijuar një super virus pulmonar nga lakuriqët e natës dhe minjtë, vetëm për arsye studimore, por janë të shumta protestat, a ia vlen të rrezikohet?
Sigurisht, është një eksperiment, por që shqetëson shumë shkencëtarë. Një grup hulumtuesish kinezë injektuan një proteinë të marrë nga lakuriqët e natës te Sars, pulmoniti akut i marrë nga minjtë. E kështu doli një super virus që mund të prekë njeriun. Mbetet i mbyllur në laborator. Nevojitet, sigurisht, vetëm për arsye studimi, por a ia vlen të ndërmerret një kërcënim kaq i madh për ta ekzaminuar?
Sipas programit, një grup studiuesish në Kinë arritën të zhvillonin një organizëm të modifikuar, duke injektuar proteinën sipërfaqësore të një koronavirusi të gjetur te lakuriqët e natës, te një virus që provokon Sarsin, një pulmonit akut, edhe pse në formë jo vdekjeprurëse te minjtë.
Dyshohej se proteina mund të prekte njeriun dhe eksperimenti e konfirmoi. Është pikërisht kjo molekulë, SHCO14, që mundëson koronavirusin të mbërthehet pas qelizave tona respiratore, duke shkaktuar sindromën.
Sipas kërkuesve, organizmi origjinal mund të infektojë njeriun pa pasur nevojën për një specie ndërmjetëse si miu. Pikërisht kjo mundësi ka ngritur shumë polemika. Qeveria amerikane ndërpreu financimin e kërkimeve që synonin për ta bërë virusin më ngjitës, por kjo nuk ndaloi punën e kinezëve për Sarsin, që ishte në fazë të avancuar dhe nuk mendoheshe të ishte e rrezikshme. Sipas një pjese të botës shkencore, nuk është.
Probabiliteti që virusi të kalojë te njeriu ishte thuajse e papërfillshme krahasuar me benefitet, një arsyetim që shumë të tjerë e hedhim poshtë. Pikë së pari, sepse raporti mes rrezikut dhe benefitit është e vështirë për t’u vlerësuar, por edhe, sepse sidomos në këto kohë duhet pasur kujdes që mos të vihen në qarkullim organizma që mund t’i shpëtojnë kontrollit të laboratorit.
https://www.facebook.com/252306033154/posts/10157524242653155/?vh=e&d=n