• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

Studimi i koronavirusit zbulon se fëmijët me COVID–19 tregojnë simptoma më të lehta

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Studimi i koronavirusit zbulon se fëmijët me COVID–19 tregojnë simptoma më të lehta
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter
Një studim i 10 fëmijëve kinezë të cilët ishin të prekur me koronavirusin e ri ka nxjerrë në pah të dhëna se COVID – 19, sëmundja respiratore që shkakton ky virus, mund të shfaqet si një infeksion me rrezikshmëri të ulët, duke ilustruar se sa e vështirë është që infeksioni të gjurmohet duke u bazuar vetëm tek simptomat.

Studimi i drejtuar nga hulumtues kinezë, i botuar të premten në revistën “Nature Medicine”, zbuloi se një nga fëmijët nuk shfaqi fare simptoma, ndërsa pjesa tjetër kishte simptoma të lehta.

Hulumtuesit gjithashtu zbuluan se vetë virusi mund të vazhdojë të shfaqet në kampionët e feçeve shumë kohë pasi hunda dhe fyti nuk tregojnë më shenja infeksioni. Kontrolli rektal mund të jetë më efektiv për të determinuar sa gjatë duhen karantinuar fëmijët, sipas hulumtuesve.

E vetmja arsye që 10 fëmijët – 6 djem dhe 4 vajza që varionin nga mosha 2-mujore deri në 15-vjeçare – u testuan në një spital në qytetin e Guangzhou ishte për shkak se ata ishin familjarë të pacientëve me COVID – 19 ose kishin pasur kontakt të ngushtë me persona të diagnostikuar me këtë sëmundje, jo sepse ishte kërkuar kujdes mjekësor për ta, thanë hulumtuesit.

Pesë nga fëmijët kishin kollë, katër kishin dhimbje fyti, tre kishin diarre, ndërsa dy kishin bllokim hundësh, simptoma që hulumtuesit thonë se mund të bëjë COVID – 19 të duket si sëmundjet e tjera.

“Prezantime të lehta dhe atipike të infeksionit tek fëmijët mund ta bëjë atë të vështirë për t’u gjurmuar,” sipas një studime, autori drejtues i së cilës ishte Dr. Yi Xu i Qendërës Mjekësore për Gratë dhe Fëmijët në Guangzhou.

Në total, 745 fëmijë të cilësuar cilësuan si “të dyshuar seriozë” se ishin infektuar u kontrolluan ndërmjet 22 janarit dhe 20 shkurtit. Nga ai grup, 1.3% u zbuluan se ishin infektuar.

Përqindja e ulët ndjek linjën e përshkruar nga hulumtuesit në një tjetër sutdim të botuar të enjten e shkuar në Revistën e Mjekësisë të New England, në të cilën një ekip tjetër doktorësh kinezë, duke raportuar jashtë qytetit të Wuhan, zbuluan se vetëm 1.6% e infeksioneve respiratore ndërmjet fëmijët e shtruar në spitale ishin për shkak të COVID-19. Shpërthimi i dhjetorit të shkuar në Ëuhan i virusit është shpërndarë në pjesë të ndryshme të botës.

Në studimin e fundit, shtatë nga 10 fëmijë kishin temperaturë, edhe pse nuk ishte në asnjë rast më e lartë se 39 gradë C.

Asnjë prej tyre nuk kishte pneumoninë që e bën këtë sëmundje vdekjeprurëse tek disa të rritur, edhe pse skanimet treguan se 5 nga 10 fëmijë kishin njolla të izoluara ose të shumëfishta në mushkëri, zakonisht në zonat e jashtme të mushkrisë.

Dhimbja e kokës, dhimbja e muskujve, të përzierat, letargjia, frymëmarrja e pakët, të vjellat dhe disorientimi që mund të dallohen tek të rriturit që kanë COVID – 19, mungonin të gjitha në këtë grup të vogël fëmijësh të infektuar, thanë hulumtuesit.

Hulumtuesit treguan që, edhe pse virusi ishte gjetur në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet kontrollit rektal në tetë nga 10 fëmijët edhe pasi ishte zhdukur nga hunda dhe fyti, nuk ishte e qartë nëse pjesëzat e virusit prezente në feçe ishin infektive./Faktoje.al

Pas

Manastirliu jep lajmin fantastik/ Pacienti zero sapo doli negativ

Para

Mbaron “muaji i mjaltit” mes Buzhalës dhe Vetëvendosjes/ Vetëvendosja reagon ashpër ndaj tij

Mbaron "muaji i mjaltit" mes Buzhalës dhe Vetëvendosjes/ Vetëvendosja reagon ashpër ndaj tij

Të Gjitha

“Fokusi te reformat, jo te data”, Gjermania i kërkon Shqipërisë të punojë më fort për t’u anëtarësuar në BE

“Fokusi te reformat, jo te data”, Gjermania i kërkon Shqipërisë të punojë më fort për t’u anëtarësuar në BE

nga Fast News
17:00 | 22/05/2025
0

Italia jep 30 mln euro për sipërmarrjet shqiptare që të bëhen gati për në BE

16:45 | 22/05/2025
0

VIDEO | Avioni kinez që sfidon Amerikën në qiell, lëshon breshëri dronësh kamikazë

16:30 | 22/05/2025
0

Zgjidhje për probleme reale: Një bisedë me Erblin Ribarin

Zgjidhje për probleme reale: Një bisedë me Erblin Ribarin

nga Fast News
16:09 | 22/05/2025
0

Recent News

“Fokusi te reformat, jo te data”, Gjermania i kërkon Shqipërisë të punojë më fort për t’u anëtarësuar në BE

“Fokusi te reformat, jo te data”, Gjermania i kërkon Shqipërisë të punojë më fort për t’u anëtarësuar në BE

17:00 | 22/05/2025
Italia jep 30 mln euro për sipërmarrjet shqiptare që të bëhen gati për në BE

Italia jep 30 mln euro për sipërmarrjet shqiptare që të bëhen gati për në BE

16:45 | 22/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar