• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Studentja krah Metës në tubimin e 2 Marsit, vajza e gjyqtarit të përfolur në Durrës për korrupsion: Vendimi që i dhuroi Shullazit hotel ‘Vollgën’

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Studentja krah Metës në tubimin e 2 Marsit, vajza e gjyqtarit të përfolur në Durrës për korrupsion: Vendimi që i dhuroi Shullazit hotel ‘Vollgën’
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Shtetit, Ilir Meta zhvilloi një manifestim paqësor në bulevardin Dëshmorët e Kombit
për mbrojtjen e Kushtetutës.

Në krah të tij u shfaqën disa persona ku folën në podium, para se të merrte fjalën Presidenti Meta. Një ndër to ishte edhe studentja e Fakultetit të Drejtësisë, Oneda Skënderi, e cila është një ndër studentet më të dalluara në faktultetin e saj.

Mësohet se studentja e prezantuar me shumë bujë nga Presidenti Ilir Meta është vajza e Gjyqtarit të Durrësit, Vladimir Skënderi.

Skënderi është përfolur shumë për vendimin në çështjen e ish-hotel Vollga në Durrës, pronë e cila i është “dhuruar” Emiliano Shullazit. Vendim i cili u bë objekt hetimi për prokurorinë e Tiranës, e cila më pas konkludoi në përfundimin e pushimit të çështjes penale ndaj Vladimir Skënderit.

Fjalimi i i Oneda Skenderit: 

Unë jam Oneda Skënderi, studente e Fakultetit të Drejtësisë. Jam sot këtu si zëri i të gjithë atyre të rinjve e të rejave, të cilët ëndërrojnë për një jetë dinjitoze në Shqipëri, PËR NJË SHQIPËRI SI GJITHË EUROPA!
Në dhjetorin e 2018-s, unë dhe shumë studentë të tjerë shqiptarë u ngritëm në protestë për një arsim të lartë më cilësor, për më shumë të drejta dhe mundësi, për autonominë universitare, pra në thelb për një Shqipëri më të mirë.
Pavarësisht rezistencës sonë disamujore të gjitha kërkesat tona shkuan në vesh të shurdhët. Protesta u shpërnda nga prodhuesit dhe paketuesit e shquar të premtimeve boshe dhe të demagogjisë.
Sot jam këtu, jo si përfaqësuese e ndonjë partie politike, por si një e re idealiste, që nuk do ta braktisë vendin e vet për shkak të paudhësisë apo mungesës së vizionit të disa politikanëve.
Faik Konica, do të shkruante dikur në revistën “Albania”: “Shumë broçkulla edhe u falen politikanëve, por pa i kaluar kufijtë”.
-Të mos respektosh parimet shtetin e së drejtës dhe funksionimin e tij është të kalosh kufijtë.
-Ta kthesh Shqipërinë në kohën e partisë-shtet është të kalosh kufijtë.
-Ta lësh vendin pa Gjykatë Kushtetuese është të kalosh kufijtë.
-Të mos lejosh funksionimin më vete dhe të pavarur të tri sistemeve atij ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor është të kalosh kufijtë.
-T’u mohosh njerëzve të drejtën për t’u shprehur lirisht dhe të intimidosh median e lirë është të kalosh kufijtë.
-Të mos ofrosh shpresë, mundësi të vërteta për familjet shqiptare, për të rinjtë shqiptarë që duan ta ndërtojnë jetën e tyre në vendin “ku u ka rënë koka”, është të kalosh kufijtë.
Ndaj për t’i thënë ndal atyre, që shkelin Kushtetutën tonë, të drejtat tona, shpresën tonë, jam këtu bashkë me të gjithë ju, që zëri i sovranit të dëgjohet, dhe do të dëgjohet medoemos!
Të gjithë studentët e Drejtësisë që në vit të parë të studimeve të tyre njihen me parimet e shtetit të së Drejtës dhe me hierarkinë e normave. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është mbi gjithçka e mbi këdo. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është e paprekshme!
Nëse do të më pyesnit për të afërmit e mi që janë bashkëmoshatarë me mua, do t’ju thosha se të gjithë ata janë larguar nga vendi; qytetet tona po boshatisen, shkollat po mbeten pa nxënës, njerëzit e kualifikuar dhe profesionistët po ikin dita-ditës, popullsia jonë po plaket. Këto, të dashur bashkëkombës nuk janë fjalët e retorikës boshe, këto janë faktet që dhembin deri në asht, se janë të vërteta.
Mjaft më me papërgjegjshmëri, me kalime kufijsh si pa të keq, mjaft më me pasiguri!
Është e drejta e këtij sovrani të kërkojë siguri ligjore, të kërkojë zbatimin e ligjit dhe barazi para tij, të kërkojë një jetë të dinjitetshme në Atdheun tonë, të cilit sot shpirti i gjallon këtu në këtë shesh!
Zoti e bekoftë Shqipërinë e iu ktheftë shpresën shqiptarëve, se po, një ditë Shqipëria do të bëhet, do të bëhet si gjithë Europa!





Pas

Fushë-Bulqizë/ Makina përplas nxënësin në derën e shkollës

Para

Edi Paloka: Nga avokatja personale e Ramës, në avokaten e shtetit/ Enkelejda Muçaj ndoqi dhjetra gjyqe të kryeministrit

Para
Edi Paloka: Nga avokatja personale e Ramës, në avokaten e shtetit/ Enkelejda Muçaj ndoqi dhjetra gjyqe të kryeministrit

Edi Paloka: Nga avokatja personale e Ramës, në avokaten e shtetit/ Enkelejda Muçaj ndoqi dhjetra gjyqe të kryeministrit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI: ndër nivelet më të ulëta në kontinent

Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI: ndër nivelet më të ulëta në kontinent

nga Fast News
18:00 | 23/11/2025
0

Grupet me fitimet më të mëdha në vend për vitin 2024

Grupet me fitimet më të mëdha në vend për vitin 2024

nga Fast News
17:30 | 23/11/2025
0

Ligji i ri për eficencën e energjisë, ngrihet struktura që do menaxhojë investimet në kursimin e energjisë

Ligji i ri për eficencën e energjisë, ngrihet struktura që do menaxhojë investimet në kursimin e energjisë

nga Fast News
17:00 | 23/11/2025
0

Moti i keq dhe rrugët, ARRSH raporton për gjendjen

Moti i keq dhe rrugët, ARRSH raporton për gjendjen

nga Fast News
16:12 | 23/11/2025
0

Recent News

Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI: ndër nivelet më të ulëta në kontinent

Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI: ndër nivelet më të ulëta në kontinent

18:00 | 23/11/2025
Grupet me fitimet më të mëdha në vend për vitin 2024

Grupet me fitimet më të mëdha në vend për vitin 2024

17:30 | 23/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar