• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Simptomat e Covid-19/ Ja pse duhet ta masni temperaturën dy herë në ditë

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Simptomat e Covid-19/ Ja pse duhet ta masni temperaturën dy herë në ditë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjithçka nis me shfaqjen e temperaturës së lartë. Kjo është simptoma kryesore e njerëzve të prekur nga koronavirusi.

COVID-19 është ulur këmbëkryq në plot 150 vende, përfshirë Shqipërinë dhe të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.



Një analizë e situatës në provincën e Wuhan, ku edhe nisi gjithçka, ka treguar se në 99 përqind të rasteve, pacientët e prekur nga COVID-19 kishin temperaturë të lartë.

Në 50 përqind të rasteve, pacientët përjetonin lodhje dhe kollë të thatë.

Një e treta e pacientëve përjetonin dhimbje muskulare dhe vështirësi në frymëmarrje.

Cilat Janë Shenjat Dhe Simptomat e Koronavirusit?
Simptomat kryesore të infeksionit nga COVID-19 janë: temperatura e lartë dhe kolla.

Disa njerëz përjetojnë edhe vështirësi në frymëmarrje.

Simptomat më të rralla janë; dhimbjet e fytit, dhimbjet muskulare dhe dhimbjet e barkut.

Këto të fundit janë të lidhura edhe me praninë e sëmundjeve të tjera në organizëm.

Temperatura, sipas ekspertëve, shfaqet që në ditën e parë të infeksionit (pas inkubimit 5 ditor) dhe në dy ditë në vazhdim mund të shoqërohet me lodhje, kollë të thatë, dhimbje muskulare.

Ka pasur raste kur një ose dy ditë përpara shfaqjes së temperaturës, njerëzit janë përballur me diare ose të përziera.

Në ditën e pestë të infeksionit, njeriu, veçanërisht të moshuarit, kanë vështirësi në frymëmarrje.

Në bazë të rasteve të rekuperuara, ekspertët janë të mendimit se infeksioni zgjat dy javë e gjysmë.

Si Të Monitoroni Shëndetin Në Kushtet e Shtëpisë.
Njerëzit duhet të jenë shumë të vëmendshëm ndaj monitorimit të shëndetit në kushtet e shtëpisë.

Nëse vërejnë çfarëdo lloj simptome duhet ta mbajnë atë shënim.

Temperatura e trupit duhet matur dy herë në ditë, mundësisht me termometër dixhital, një herë në mëngjes dhe një herë në mbrëmje.

Shënojeni temperaturën pas çdo matjeje, çdo ditë.

Nëse harroni ta masni temperaturën, bëjeni këtë në momentin që kujtoheni.

Përveç matjes së temperaturës, duhet të jeni shumë të vëmendshëm ndaj shfaqjes së kollës, apo çdo vështirësie në frymëmarrje.

Çfarë Të Bëni Nëse Keni Simptoma?
MOS SHKONI NË URGJENCË – kjo është një këshillë e përsëritur e ekspertëve sipas të cilëve, njerëzit që vërejnë se kanë simptoma duhet të telefonojnë në numrin 127 dhe të raportojnë për situatën.

Ju duhet t’i telefononi mjekut menjëherë nëse nuk merrni dot frymë, keni dhimbje kraharori dhe temperaturë të lartë mbi 38 gradë./AgroWeb.org

Etiketa: koronavirusitemperatura
Pas

“Na përgjërohen që të ndahen nga të afërmit”, doktoresha italiane tregon momentet e fundit të pacientëve me koronavirus

Para

Rama u bashkohet nismës së vlonjatëve/ “Do dalin në ballkon të shajnë virusin nga motra”

Para
Rama u bashkohet nismës së vlonjatëve/ “Do dalin në ballkon të shajnë virusin nga motra”

Rama u bashkohet nismës së vlonjatëve/ "Do dalin në ballkon të shajnë virusin nga motra"

Të Gjitha

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

nga Fast News
09:00 | 19/05/2025
0

Njerëzit mund të bëhen të pavdekshëm deri në vitin 2030 – thotë një ish-shkencëtar i Google

Njerëzit mund të bëhen të pavdekshëm deri në vitin 2030 – thotë një ish-shkencëtar i Google

nga Fast News
08:40 | 19/05/2025
0

Mos u mundo të jesh më i miri në punë! Sekreti që shefat nuk duan ta dish…

Mos u mundo të jesh më i miri në punë! Sekreti që shefat nuk duan ta dish…

nga Fast News
08:20 | 19/05/2025
0

Recent News

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

09:20 | 19/05/2025
Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

09:00 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar