• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Si ti mbrojmë gjyshërit tanë në këto kohë të vështira?

nga Fast News
6 years më parë
në Lifestyle
0
Si ti mbrojmë gjyshërit tanë në këto kohë të vështira?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në këtë situatë pandemie, të gjithë bien dakord për një gjë të vetme: të moshuarit duhet të jenë prioriteti ynë kryesor.

Të dhënat e konfirmuara nga ekspertët në mbarë globin tregojnë pa asnjë mëdyshje se mosha e tretë përballet me rrezikun më të lartë të infektimit nga COVID-19.

Për më tepër, vdekshmëria nga COVID-19 është në nivele më të larta tek pacientët e kësaj grupmoshe.

Në Kinë, zanafilla e pandemisë, 15% e pacientëve mbi 80 vjeç të prekur nga virusi, kanë humbur jetën.

Si t’i mbrojmë gjyshërit tanë në këto kohë të vështira?
Në këto kushte, të gjithë grupmoshat po hasin vështirësi, por vështirësia më e madhe qëndron në bindjen e të moshuarve që ta marrin seriozisht infeksionin dhe virusin.



Më poshtë, do të gjeni disa këshilla nga AgroËeb.org për të mbrojtur gjyshërit tanë nga infeksioni.

Shmangni turmat dhe vendet publike
Me fjalë të tjera: qëndroni në shtëpi. Qëndroni në shtëpi. Qëndroni në shtëpi.

Përsëriteni këtë këshillë dhe tua themi çdo ditë.

COVID-19 është lehtësisht i transmetueshëm nga njëri tek tjetri, pavarësisht nëse ka apo jo simptoma.

Gjyshërit duhet të qëndrojnë në shtëpi. Pikë!

Lani duart

Virusi transmetohet lehtësisht nëpërmjet prekjes, kollës, tështimës dhe piklave të sekrecioneve të lëshuara në ajër.

Për pasojë, duart duhen larë shpesh me ujë dhe sapun dhe më pas duhen disinfektuar me solucion me përmbajtje të lartë alkoli.

Shtëpia, veçanërisht sipërfaqet që preken më shpesh, si dorezat, pulti, tavolina, lavamani, karrikja dhe telefoni, duhen disinfektuar shpesh.

Nëse gjyshërit nuk e dinë rregullin e larjes së duarve për 20 sekonda, insistoni tua tregoni me durim, pavarësisht kryeneçësisë.

Kujdes me simptomat.
Temperatura e trupit duhet matur dy herë në ditë.

Temperatura e lartë është një nga simptomat më të hershme të infeksionit.

Njerëzit që kanë temperaturë të lartë, kolliten shpesh dhe kanë vështirësi në frymëmarrje duhet të telefonojnë menjëherë në numrin 127.

Mos shkoni në urgjencë. Telefononi dhe ndiqni këshillat e mjekëve.

Furnizimet ushqimore dhe medikamentet.
Sigurohuni që gjyshërit tuaj kanë mjaftueshëm ushqime dhe medikamentet e nevojshme në shtëpi.

Të moshuarit nuk duhet të dalin nga shtëpitë, as për të bërë pazar.

I takon brezit të ri që tu vijë atyre në ndihmë dhe të përkujdeset për ta në këto kohë dramatike.

E një rëndësie të veçantë është shprehja e dashurisë dhe mbështetjes për moshat e treta.

Nëse edhe ju jeni të izoluar, mos harroni tu telefononi çdo ditë jo vetëm për t’i pyetur për shëndetin dhe nevojat por edhe për tu thënë që i doni shumë./AgroWeb.org

 

Pas

“Dy armiq janë gati të kolapsojnë shtetin” Ahmetaj ngre alarmin: Nuk kam parë ndonjëherë situatë kaq të vështirë

Para

“Të na mbajë turku me bukë?” Thirrja urgjente e Fugës: Vërini gishtin kokës, ka ardhur koha…

Para
“Të na mbajë turku me bukë?” Thirrja urgjente e Fugës: Vërini gishtin kokës, ka ardhur koha…

“Të na mbajë turku me bukë?” Thirrja urgjente e Fugës: Vërini gishtin kokës, ka ardhur koha…

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar