• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Si është e vërteta e Qazim Ismailit, infermieri që punon si ‘pompist’ në Vorë

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Pompist që u dërgua si infermier në Itali? Luan Rama pyet kryeministrin: Sqaro të vërtetën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ardit Rada

Nuk e kam zakon të fajësoj askënd që rend pas lajmit të fundit dhe atij ekskluziv, sepse ato kërkojnë gjithmonë konfirmim me kohën. Teksa pritej që lufta e tretë të bëhej për klikime, koronavirusi nxitoi për të na mbyllur brenda duke sjellë edhe budallepsje. Dhe kush u zhgënjye nga ky zëvendësim, nxitoi deri në dalldi për të bërë klikime me koronen





Ne morinë e mijëra lajmeve të pakonfirmuara, spikati sot ai për banorin e Vorës, Qazim Ismaili. Unë nuk dua të tregoj licencat e tij si infermier. Aq më pak të merrem me portalin që e cilësoi si “pompisti i veshur si mjek”. Dua të them disa të vërteta, për ju që nuk e njihni infermierin vorak. Sepse unë e njoh!

Qazim Ismaili punon në karburant, sepse njësia bashkiake Vorë nuk ka spital që të kërkojë infermierë. Si çdokush, as Qazimi nuk ka pasur interes të bëjë Vorë-Tiranë-Vorë për rrogën e infermierit. Ndaj ka zgjedhur të punojë në karburantin pranë shtëpisë së tij, në fshatin Marqinet.

Por ai është infermier, dhe më tepër italian e shqiptar sesa artikullshkruesi. Dhe e dini pse?

Ka punuar katër vite në Spitalin Ushtarak. Më pas për 9 vite në Spitalin Nr.2 dhe pesë vite të jetës së tij si infermier në Itali.

Ai është kthyer në Shqipëri në vitin 2008 pas vrasjeve dhe plagosjeve shtetërore në Gërdec. Qazimi është baba i tre fëmijëve: Jonidës, Artiolës dhe Roelit.

Artiola vuan nga zemra dhe u dëmtua nga shpërthimi i Gërdecit. Borxhi që Qazimi u ka italianëve për fëmijët dhe shtëpinë e tij, e ka sqaruar ai vetë.

Unë po përpiqem të sqaroj pa paragrafë të mbushur me metafora e fjalëkryqe, jetën e infermierit që dikush e bëri pompist. Ndoshta sepse i kapardisur në fuoristradë, një mëngjes teksa udhëtonte drejt Dhërmiut, e ka vënë re në karburantin e Vorës.

Por Qazimi është si shumë profesorë që i gjen edhe duke shitur banane apo paketa duhani. Por është si askush tjetër, që lë fëmijët e sëmurë për t’i kthyer borxhin Italisë!/JavaNews/

Etiketa: inferimeri pompistmjeku pomistQazim Ismaili
Pas

Pompist që u dërgua si infermier në Itali? Luan Rama pyet kryeministrin: Sqaro të vërtetën

Para

Ishte infektuar nga COVID-19, ndahet nga jeta 12-vjeçarja në Belgjikë

Para
Patën kontakt me një pacient me koronavirus, del rezultati për punonjësit e Urgjencës në Pukë

Ishte infektuar nga COVID-19, ndahet nga jeta 12-vjeçarja në Belgjikë

Të Gjitha

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

nga Fast News
09:03 | 05/07/2025
0

Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

nga Fast News
08:57 | 05/07/2025
0

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

nga Fast News
08:30 | 03/07/2025
0

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

nga Fast News
08:00 | 03/07/2025
0

Recent News

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

09:03 | 05/07/2025
Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

08:57 | 05/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar