• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shtyhen seancat gjyqësore deri në fund të pandemisë së koronavirusit

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Shtyhen seancat gjyqësore deri në fund të pandemisë së koronavirusit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka vendosur që të shtyjë zhvillimin e të gjitha seancave gjyqësore deri në fund të pandemisë së koronavirusit. Akti Normativ i qeverisë është publikuar në Fletoren Zyrtare, çka do të thotë se hyn në fuqi menjëherë.

Gjithashtu, nga data e hyrjes së fuqi të këtij akti normativ deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19 pezullohen afatet për ngritjen e padive, për paraqitjen e ankimeve, si dhe për kryerjen e çdo veprimi procedural në çështjet administrative, civile dhe penale, sipas parashikimeve në këtë akt normativ. “Kur afatet fillojnë gjatë periudhës së pezullimit, ato shtyhen deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë”, theksohet në Aktin Normativ.

Në këtë dokument saktësohet se këto rregulla nuk zbatohen në këto raste:

  1. a) Në çështjet administrative, me objekt gjykimin e masave të sigurimit të padisë, në rast se gjykata vlerëson se shqyrtimi pas afatit të përcaktuar në nenin 2, të këtij akti normativ, mund të shkaktojë një dëm të rëndë e të pariparueshëm për palët;
  2. b) Në çështjet familjare, me objekt gjykimi kujdesin, detyrimet dhe respektimin e të drejtave të të miturve, kujdestarinë dhe birësimin, masat mbrojtëse ndaj dhunës në familje, ushtrimin e përgjegjësisë prindërore, përkujdesjen dhe detyrimet për ushqim, si dhe në ato çështje civile në të cilat, përjashtimisht, gjykata vlerëson se shqyrtimi i vonuar i tyre mund të shkaktojë dëm të rëndë e të pariparueshëm për palët;
  3. c) Në çështjet penale, që lidhen me vleftësimin e arrestit në flagrancë ose ndalimit, caktimin, verifikimin e kushteve e të kritereve të caktimit dhe nevojat e sigurimit, zëvendësimin, revokimin, bashkimin ose shuarjen e masave të sigurimit të “arrestit në burg” ose të “arrestit në shtëpi”, kur të arrestuarit, të pandehurit ose mbrojtësit e tyre kërkojnë që të vijohet me shqyrtimin e tyre, si dhe në çështjet penale që lidhen me caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”;

ç) Në çështjet penale, në të cilat afatet e kohëzgjatjes maksimale të paraburgimit, sipas pikës 6, të nenit 263, të Kodit të Procedurës Penale, mbarojnë gjatë periudhës së pezullimit;

  1. d) Në çështjet penale të një natyre urgjente, për shkak të nevojës së sigurimit të provës, sipas nenit 316, të Kodit të Procedurës Penale. Urgjenca vlerësohet nga gjykata që shqyrton çështjen;
  2. dh) Në çështjet penale në ngarkim të të miturve në konflikt me ligjin, kur ndaj tyre është zbatuar masa e arrestit apo e ndalimit, sipas nenit 15, të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur;
  3. e) Në çdo çështje tjetër penale ku i pandehuri është i paraburgosur ose është duke vuajtur dënimin me burgim, në rast se i pandehuri ose mbrojtësi i tij kërkojnë vazhdimin e gjykimit.

Akti Normativ ka parashikuar rastet e pjesëmarrjes në distancë në seanca gjyqësore “Pjesëmarrja e personave të dënuar apo me masë sigurimi “arrest në burg”, si dhe e përfaqësuesve ligjorë të tyre, në të gjitha seancat gjyqësore gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë, sigurohet, atje ku është e mundur, nëpërmjet ndërlidhjes audiovizive në distancë, duke përdorur programe kompjuterike të përshtatshme për këtë qëllim”, theksohet në dokument.

Mënyra e ndërlidhjes në distancë duhet të sigurojë në çdo rast shikueshmërinë e ndërsjellë të personave të pranishëm në të dyja vendet e ndërlidhura dhe mundësinë e dëgjimit nga të gjitha palët.

Nëse parashikohet pjesëmarrja e disa të pandehurve, secili prej tyre duhet të vendoset në kushte që të mund të shikojë dhe të dëgjojë të tjerët. Akti Normativ ngarkon Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor që të sigurojnë mjetet dhe programet kompjuterike të nevojshme për sigurimin e ndërlidhjes në distancë.

Pas

Kollçaku: Nëse infektohen deputetët, të mos u vihen respiratorët

Para

Pajisja e re mbërrin në Shqipëri, më shumë se 4 mijë teste në 24 orë

Para
Pajisja e re mbërrin në Shqipëri, më shumë se 4 mijë teste në 24 orë

Pajisja e re mbërrin në Shqipëri, më shumë se 4 mijë teste në 24 orë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

nga Fast News
14:12 | 07/11/2025
0

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

nga Fast News
14:07 | 07/11/2025
0

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

nga Fast News
09:35 | 07/11/2025
0

Ukraina “ndërpret” lidhjet me Moskën – Zëvendëson monedhën kombëtare “kopek” me valutën ukrainase

Ukraina “ndërpret” lidhjet me Moskën – Zëvendëson monedhën kombëtare “kopek” me valutën ukrainase

nga Fast News
09:00 | 07/11/2025
0

Recent News

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

14:12 | 07/11/2025
Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

14:07 | 07/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar