Koronavirusi, i njohur si COVID-19 duket se po gjunjëzon botën. Një pjesë e mirë e shteteve të prekura pothuajse janë izoluar, duke na dhënë përherë të parë në histori pamjen e një bote të heshtur, ku duket se gjithçka ka ngelur pezull.
Ky virus i cili u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit 2019, u përhap me një shpejtësi marramendëse në të gjithë globin. Sipas të dhënave zyrtare Pandemia e koronavirusit ka infektuar më shumë se 244,601 njerëz, dhe të paktën mbi 10,031 të tjerë kanë vdekur, më shumë se gjysma e tyre janë jashtë territorit të Kinës. Sipas raportimeve, personat e infektuar janë zbuluar në të paktën 150 vende të ndryshme.
Më pak se gjysma e të infektuarve janë të shtruar në spital, ndërsa të tjerët janë të vetëkarantinuar.
Zonat e prekura janë Tirana, Durrësi, Lushnja, Rrogozhina, Elbasani, Kavaja dhe Fieri. Ndërkohë, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e këtij virusi, autoritetet shqiptare kanë ndërmarre masa drastike, përmes bllokimit të lëvizjes së makinave dhe ndalimit të qarkullimit të njerëzve në të gjithë vendin, duke u kërkuar atyre që të qëndrojnë në shtëpi dhe të vetëkarantinohen. Tirana është e heshtur dhe e trishtuar njëkohësisht.
Rrugët janë bosh, makinat të parkuara anash, apo nëpër lagje, duken sikur s’kanë lëvizur kurrë, edhe pse kanë vetëm pak ditë që rrinë aty. Tek-tuk sheh ndonjë person që kalon me nxitim për të kryer ndonjë punë të vogël, apo për të marrë dicka në market. Kafenetë dhe dyqanet janë mbyllur, qëndrojnë hapur vetëm dyqanet e ushqimeve dhe furrat e bukës. Një situatë e çuditshme dhe krejtësisht e pazakontë, qyteti duket i braktisur dhe njerëzit qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, në kushtet e vetkarantinimit.
Në rrugë sheh të lëvizin vetëm makinat e policisë që patrullojnë zonën, ambulancat, dhe furgonët që furnizojnë marketet me ushqime. Në kushtet e një izolimi total, ka edhe persona që u duhet të punojnë dhe ato janë mjekët, të cilët përballen me vështirësi të mëdha duke rrezikuar edhe jetët e tyre, pasi nuk janë të pakta rastet kur personeli shëndetësor është infektuar. Banoret e Tiranës, përmes duartrokitjeve të organizuara, nëpër ballkonet e pallateve dhe shtëpive të tyre kanë shprehur solidaritetin dhe vlerësimin për mjekët të cilët po përballen më këtë situatë të vëshirë?
Tashmë ka rënë nata, ora shënon 18:00, pas kësaj orë nuk lejohet më të qarkullojë asnjë këmbësor në këtë situatë qyteti duket akoma edhe më i trishtë, për të gjitha këto bëhen që ne t’ia dalim me sukses edhe kësaj beteje.
Nuk është koha për panik, por për kujdes të shtuar. Higjena, qëndrimi në shtëpi dhe zbatimi i masave të dhëna nga autoritetet vendase është zgjidhja më e mirë për t’iu gëzuar sërish jetës pranë familjeve tona!
Jetesa në fshat në kohën e koronavirusit
Nëse në një ditë të zakonshme banorët e qytetit do të preferonin të shkonin në fshat për të marrë ajër të pastër, sot ndodh krejt e kundërta, në fshat të gjithë banorët qëndrojnë në shtëpi të mbyllur nga frika e pandemisë së koronavirusit.
Ndodhemi në fshatin Kërrabë, një fshat shumë pranë kryeqytetit, banorët e të cilit janë izoluar brenda nëpër shtëpitë e tyre dhe nuk dalin jashtë, nga frika se mos marrin ndonjë infeksion të mundshëm.
Por si është jetesa brenda mureve të shtëpisë dhe në fshat, a kanë banorët ushqime mjaftueshëm, a kanë ilaçe, a kanë marrë dezinfektantë të ndryshëm, le t’i mësojmë së bashku…Përveç frikës ndaj pandemisë së koronavirusit, një pjesë e mirë e banorëve të kërrabës vuajnë dhe përballen me varfërinë ekstreme, me mungesën e ushqimeve dhe shtëpi të rrënuara, një ndër familjet më të varfra këtu në Kërrabë është edhe familja Saliu të cilën do ta vizitojmë pas pak.
Magazina e bamirësisë në ndihmë të të izoluarve
Elvis Naçi, ekipi Fondacioni “Firdeus” dhe stafi i emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” duke respektuar të gjithë rregullat e higjienës dhe distancimit social, në këto ditë të vështira për shqiptarët kanë dalë në terren për të ndihmuar njerëzit në nevojë, me ushqimet bazë dhe me dezinfektantët përkatës, në mënyrë që tua bëjë sa më të lehtë periudhën e qëndrimit në shtëpi.
Këtu ndodhemi në “Magazinën e bamirësisë”, dhe kjo është një ditë e zakonshme këtu, ku siç e shihni ekipi i Fondacionit “Firdeus” po përgatit pakot me ushqime dhe më pas kryen shpërndarjen e tyre, tek familjet në nevojë./Balkanweb