Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shkollat mbyllur deri me 3 prill, por ministrja Shahini ka 3 njoftime të rëndësishme për nxënësit dhe mësuesit

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Shkollat mbyllur deri me 3 prill, por ministrja Shahini ka 3 njoftime të rëndësishme për nxënësit dhe mësuesit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, shkollat në Shqipëri do të jenë të mbyllura deri më datë 3 prill.

Ditën e sotme ministrja e Arsimit Besa Shahini ka dhënë një mesazh ku përfshihen tre njoftime me rëndësi për mësuesit dhe nxënësit.

Ndër  të tjera ajo ka theksuar se mësimet do të vijojnë online, ndërsa sqaron gjithashtu edhe mënyrën e provimeve dhe vlerësimit.

MESAZHI I PLOTE I MINISTRES BESA SHAHINI

Njoftimi i parë ka të bëjë me transmetimin e leksioneve tek RTSH, te kanali Youtube i MASR, si dhe te platforma Akademi.al. Transmetimi do të vijojë njëlloj si këto 2 javët që lamë pas. Do të mbyllim dhe do të mbulojmë lëndët që kanë të bëjnë me shkencat, me matematikën dhe me gjuhë-letërsinë për klasat 1-12. Ky është fokusi edhe për javën e 3-të të punës nga shtëpia, ndërsa për javën e 4-rt po shohim mundësinë që të përfshimë leksione edhe nga gjuhët e huaja, historia dhe gjeografia. Por për këtë, ju njoftojmë në vijim”, shprehet Znj. Shahini ndërsa nënvizon se oraret e transmetimit në RTSH janë po njëlloj: 10:30 dhe ora 18:00, si dhe orari i transmetimit të leksioneve për maturantët në orën 13:30-14:30.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Njoftimi i dytë i Ministres Shahini lidhet me provimet kombëtare. Shahini thekson në video-mesazh se shumë nxënës po pyesin nëse provimet kombëtare do të mbahen apo jo duke marrë parasysh që shkollat janë të mbyllura.

“Shkollat janë të mbyllura, por ne mësimin po e vazhdojmë. Sot që flasim, kemi diku tek 90% të nxënësve që janë në komunikim direkt me mësuesit e tyre. Ndoshta jo komunikim ditor, por komunikim i rregullt që të marrin instruksionet që duhet t’i bëjnë në shtëpi, detyrat e shtëpisë që duhet t’i bëjnë. Ndaj, nuk ka ende arsye të mendojmë që provimet kombëtare nuk do të mbahen. Ju duhet të planifikoni që provimet kombëtare do të mbahen sipas planit që kemi bërë deri tani”, dhe thekson faktin se për t’u ardhur në ndihmë nxënësve, MASR ka nxjerrë dy udhëzues me modele pyetjesh, si për maturantët ashtu edhe për nxënësit e klasave të 9-ta, që të ushtrojnë sa më shumë që të jetë e mundur me llojet e pyetjeve që do t’i kenë nëpër provime dhe të thellojnë njohuritë e tyre për të gjitha lëndët që mund të jenë në provimet të cilat do t’i bëjnë në fund të vitit shkollor”, shprehet Shahini.

Njoftimi i tretë i ministres ka të bëjë me vlerësimin. “Edhe kjo është një pyetje që na ka ardhur si nga mësuesit ashtu edhe nga nxënësit. Pyesin se si do të vlerësohen ata në fund të periudhës së dytë, që është tani, periudhës së dytë të këtij semestri, si dhe si do të vlerësohet puna që po bëhet online nga shtëpia” – thotë ajo.

“Nesër apo pasnesër, ne do e mbyllim udhëzuesin për të gjithë mësuesit dhe mënyrën se si do të vlerësohet puna e nxënësve gjatë këtyre javëve që kanë punuar nga shtëpia. Vlerësimi do të ketë dy elemente. Është elementi i pjesëmarrjes, pra nxënësi do të vlerësohet me pjesëmarrjen e vet sipas parashikimeve të mësuesit dhe sipas kushteve që ka; dhe e dyta, nxënësi do të vlerësohet edhe me njohuritë që i ka fituar gjatë kësaj periudhe.

Do të transmetojmë sa më shumë emisione edukative në RTSH; dhe e dyta do të digjitalizojmë punën tonë arsimore sa më shumë që është e mundur. Tashmë e bëmë! Ideja është që të vazhdojmë me sa më shumë cilësi edhe përtej kësaj kohe të jashtëzakonshme në të cilën po kalojmë. Kthim mbrapa nuk ka, vetëm duhet të shtyjmë përpara sa më shumë që është e mundur për të realizuar projekte të tilla që janë në dobi të përmirësimit të cilësisë së arsimit në Shqipëri.

 

 

Pas

I shpallur në kërkim për tentativë vrasje, policia arreston 54 vjeçarin e dënuar me 14 vite burg (EMRI)

Para

Eksperti italian e thotë hapur: Ja sa mund të zgjasë koronavirusi, këto janë 2 ilaçet që kemi përdorur

Para
Eksperti italian e thotë hapur: Ja sa mund të zgjasë koronavirusi, këto janë 2 ilaçet që kemi përdorur

Eksperti italian e thotë hapur: Ja sa mund të zgjasë koronavirusi, këto janë 2 ilaçet që kemi përdorur

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Tension në Parlament/ Socialistët votojnë ministrat e rinj, PD bllokon foltoren

Tension në Parlament/ Socialistët votojnë ministrat e rinj, PD bllokon foltoren

nga Fast News
11:20 | 05/03/2026
0

Londër-Paris për 30 minuta! Projekti futuristik që do t’i vijë në ndihmë miliona njerëzve

Londër-Paris për 30 minuta! Projekti futuristik që do t’i vijë në ndihmë miliona njerëzve

nga Fast News
10:00 | 05/03/2026
0

Në rast të një Lufte të Tretë Botërore, cilat vende konsiderohen më të sigurta për t’u strehuar?

Në rast të një Lufte të Tretë Botërore, cilat vende konsiderohen më të sigurta për t’u strehuar?

nga Fast News
09:30 | 05/03/2026
0

Investimet publike 2025, zero fonde nga plani i rritjes

Investimet publike 2025, zero fonde nga plani i rritjes

nga Fast News
08:59 | 05/03/2026
0

Recent News

Tension në Parlament/ Socialistët votojnë ministrat e rinj, PD bllokon foltoren

Tension në Parlament/ Socialistët votojnë ministrat e rinj, PD bllokon foltoren

11:20 | 05/03/2026
Londër-Paris për 30 minuta! Projekti futuristik që do t’i vijë në ndihmë miliona njerëzve

Londër-Paris për 30 minuta! Projekti futuristik që do t’i vijë në ndihmë miliona njerëzve

10:00 | 05/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora