• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Shikojeni me kujdes! Kjo video mund të ndryshojë tërësisht mendimin tuaj për koronavirusin

nga Fast News
6 years më parë
në Bota
0
Shikojeni me kujdes! Kjo video mund të ndryshojë tërësisht mendimin tuaj për koronavirusin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Djali në këtë video quhet Agon Hare.

Ai ka një kanal në Youtube ku videot e tij ndiqen nga të paktën 25 milionë njerëz në gjithë botën.





Por videoja e fundit e hedhur dje në 08 mars është nga më të shikuarat ndonjëherë,

Flet për koronavirusin, por flet me numra.

Numrat nuk gënjejnë – thotë djali.

Më poshtë, videoja e tij dhe përkthim në shqip nga DITA për ata që nuk e njohin anglishten.

Fillimisht Agon bën një hyrje, ku thotë se në muajin mars, ka më shumë të shëruar sesa të sëmurë nga Covid 19 dhe apelon: Qetësohuni!

“Është e rëndësishme të mbani sytë hapur sepse Covid-19 ËSHTË DIÇKA SERIOZE. Por, në të njëjtën kohë, një qëndrim i EKUILIBRUAR në këtë situatë është thelbësor. Shifrat kanë rëndësi.

Ndërsa dëgjojmë se më shumë njerëz po infektohen nga Coronavirus, le të mos harrojmë ata që janë shëruar.

Në Australi nuk gjendet më letër higjienike, sepse njerëzit rendën drejt dyqaneve  për t’u përgatitur për fundin e botës! Turizmi po vuan. Aksionet globale po bien. Ekonomia po bëhet gjithnjë e më keq.

Po! Jam i ndërgjegjshëm që disa nga shifrat që po na jepen nuk janë të sakta. Jam i sigurt se duhet të ketë më shumë njerëz të infektuar. Por në të njëjtën kohë statistikisht ka SHUMË pak shanse për të vdekur, dhe në të vërtetë, mushkonjat vrasin më shumë njerëz në ditë sesa Covid-19.

Videoja ime e muajit shkurt qetësoi shumë njerëz, kështu që vendosa t’iu paraqes shifra të tjera, të reja të muajit mars” – thotë ai.

Më pas sqaron në detaje:

Është data 8 Mars 2020 dhe është koha që unë t’ju ofroj një informacion të rëndësishëm, shifra të përditësuara mbi situatën me COVID-19.

Le të fillojmë me shifrat negative:

Avionë bosh, rrugë të zbrazura, turizmi po vdes, tregjet globale po humbin triliona, njerëzit po humbin rrogat dhe vendet e punës. Kur merr parasysh impaktin, kjo situatë është goxha keq. Kjo është arsyeja pse për të mirën tuaj, timen dhe të ekonomisë, është kaq e rëndësishme që ne të marrim në konsideratë edhe zhvillimet pozitive. Sot në 8 mars, për herë të parë që nga shpërthimi i virusit, raportimet e rasteve tregojnë se ka më shumë të shëruar se sa të sëmurë. Po! Le të bëjmë publike disa shifra, apo jo? Sepse siç dihet, numrat nuk gënjejnë.

Sipas kërkimeve në shkallë globale, nga 107.500 raste 61.000 njerëz janë shëruar, që do të thotë se duke filluar nga 8 Marsi, për herë të parë, tashmë njerëzit kanë filluar të shërohen më në masë sesa të sëmuren. Ky është një lajm shumë i mirë!

Përsërisim: Sot më shumë se gjysma e njerëzve të prekur janë të shëruar nga koronavirusi i keq. Dhe meqenëse e kam këtë makinë llogaritëse në duar, po mendoj ta përdorim për të bërë një hesap mbi të dhënat më të fundit të Marsit. Duhet t’ju them se marr shumë mesazhe të tipit: “Përshëndetje! Thjesht dua të sigurohem, si është e mundur se jeni kaq I bindur se është kaq e ulët mundësia për t’u prekur nga COVID-19?”

Epo, i dashur miku im, numrat nuk gënjejnë. Marrim psh një rast. Nga 66 milionë njerëz që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar gjithsej janë… 206 raste të raportuara. Dhe kjo do të thotë, se ju keni një mundësi 0.0003% të infektoheni nga virusi. Dhe për momentin, në shumicën e vendeve në të gjithë botën mundësia për tu sëmurur është edhe më të ulët.

Zonja dhe zotërinj, ndaluni dhe mendoni për një moment: Për shkak të shanseve 0.0003% (për t’u sëmurur, jo për të vdekur) ne të gjithë të vemë në rrezik gjithë sigurinë tonë financiare?! Ia vlen që i gjithë tregu global të marrë një goditje të tillë të fortë për një rrezik në këto shifra?? Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që të gjithë ta dinë se: që nga 8 Marsi, ka më shumë njerëz që janë shëruar sesa të sëmurë.

Të mos keqkuptohemi, COVID-19 është serioz! Nuk duhet nënvlerësuar. Ka potencialin të përkeqësohet. Por është e rëndësishme që të kemi një qëndrim të ekuilibruar. Ja disa shifra të tjera:

Mesatarisht 40 njerëz vdesin çdo ditë nga COVID-19, kryesisht në Kinë. Kjo nuk është diçka e mirë, por, në të njëjtën kohë, çdo ditë në mbarë botën përafërsisht 1900 njerëz vdesin nga mushkonjat; gjarpërinjtë vrasin 378 njerëz në ditë; dhe 1300 njerëz në ditë vriten nga njerëz të tjerë.

Pra ju keni 30 herë më shumë gjasa gjatë ditës të vriteni nga dikush sesa të vdisni nga Coronavirus COVID-19.

Avionë bosh, rrugë të zbrazura, turizmi që vdes, tregjet globale që po humbin triliona, ndërsa njerëzit po humbin rrogat dhe vendet e punës. Ne nuk e kemi luksin të injorojmë shifrat pozitive! Ne nuk e kemi luksin të lejojmë që paniku të shtohet edhe më. Ndërsa dëgjojmë çdo ditë për njerëzit që po marrin Coronavirus COVID-19, të mos harrojmë ata që u shëruan.

Dr. Nasia Safdar (specialiste e kujdesit shëndetësor ndërkombëtarisht e afirmuar) jo më kot thotë: Edhe nëse sëmureni, për shumicën e njerëzve, zhvillimi  do të jetë ky: do të jetë si një ftohje, do kalojë si e tillë.

Gjeni pozitiven në gjithçka negative!!!”.

Gazeta Dita

Pas

“Askush s’më ka thënë që kam koronavirus” Flet 31-vjeçari i izoluar te infektivi: Kam takuar shumë miq, kam frikë

Para

Takim i rëndësishëm, ambasadorja Yuri Kim i shkon Ramës në zyrë

Para
Takim i rëndësishëm, ambasadorja Yuri Kim i shkon Ramës në zyrë

Takim i rëndësishëm, ambasadorja Yuri Kim i shkon Ramës në zyrë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

nga Fast News
14:56 | 09/09/2025
0

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

nga Fast News
14:49 | 09/09/2025
0

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

nga Fast News
10:34 | 09/09/2025
0

Recent News

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

14:58 | 09/09/2025
Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

14:56 | 09/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar