• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shënohet viktima e 11/ Ndërron jetë pacienti nga Tirana në Infektiv, shkon në 223 numri i të prekurve

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Shënohet viktima e 11/ Ndërron jetë pacienti nga Tirana në Infektiv, shkon në 223 numri i të prekurve

Spitali Infektiv, Tiranë

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme është konfirmuar vdekja e një 79-vjecari nga Tirana me koronavirus, i cili ndodhej i shtruar në spitalin Infektiv.

Ndërkohë, mësohet se 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 11 raste të reja me koronavirus, duke e cuar numrin total të të prekurve në 223.



Edhe numri i viktimave deri më tani ka shkuar në 11 persona, të cilët nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Të dhënat i bëri me dije drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico, në një komunikim zyrtar pak minuta më parë.

“Në vijim të komunikimit të përditshëm më Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive. Epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara.

Në 24 orët e fundit janë testuar 90 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 1526 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 223 raste.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 79-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. 79-vjeçari me inicialet B.H. ishte prej 18 ditësh i shtruar në spitalin infektiv. I moshuari ishte përmirësuar ditët e fundit por ndërroi jetë nga një infarkt kardiak. 79-vjeçari është viktima e 11 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar. Prej tyre 7 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar.

Kemi 4 të shëruar në 24 orët e fundit dhe deri tani kemi 44 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë                                124 raste

– Durrës                               14 raste

– Lushnje                             4 raste

– Elbasan                             5 raste

– Fier                                    23 raste

– Kavajë                               4 raste

– Rrogozhinë                      2 raste

– Korçë                 14 raste

– Vlorë                                  5 raste

– Shkodër                            7 raste

– Lezhë                                 5 raste

– Berat                                 1 rast

– Has                                     2 raste

– Krujë                                  5 raste

-Tropojë                              4 raste

– Pukë                   3 raste

– Mirditë                              1 rast

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

Për ankesat që keni merrni numrin e telefonit 127 për ankesat që kanë të bëjnë me gjendje sëmundje dhe nurmin 0800 40 40 kur kërkoni informacion ose kur kërkoni informacion jo vetëm për sëmundjen COVID por edhe për lidhjen me mjekun e familjes ose për mënyrën se si do të merren medikamentet e rimbursueshme.

Ju lutem qytetarëve, vazhdoni të qëndroni në shtëpi sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë!” , thuhet në njoftimin zyrtar.

Pas

Plas në Kosovë/ “Boll tani..” Rënkime seksi gjatë seancës në Kuvend, VIDEO po bën xhiron e rrjetit

Para

“Doni të largoheni nga Shqipëria?” Ambasada Amerikane ka një njoftim urgjent për qytetarët e saj

Para
“Doni të largoheni nga Shqipëria?” Ambasada Amerikane ka një njoftim urgjent për qytetarët e saj

“Doni të largoheni nga Shqipëria?” Ambasada Amerikane ka një njoftim urgjent për qytetarët e saj

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar