Policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit ka vënë në pranga katër persona për vepra të ndryshme penale. Dy prej tyre janë kapur me lëndë narkotike të llojit kokainë dhe kanabis sativa.
Të arrestuarit janë shtetasit S. D., 21 vjeç, u procedua penalisht shtetasi A. D., për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, K. Z., 23 vjeç dhe A. K., 40 vjeç.
Njoftim i plote:
Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 4 shtetas, njëri prej të cilëve ishte në kërkim, si edhe është proceduar një tjetër.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. D., 21 vjeç. Punonjësit e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj mjetit me drejtues A. D. dhe pasagjer S. D., në xhepin e xhupit të shtetasit S. D., kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike, e llojit kokainë. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi A. D., për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Z., 23 vjeç, sepse në sheshin “Skënderbej”, gjatë kontrollit fizik, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 40 vjeç. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” nga Gjykata e Apelit Tiranë dhe ka goditur shtetasin A. J., në rrugën “Shaban Bardhoshi”.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi L. D., 36 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim policor për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, sepse më datë 05.03.2020, gjatë kontrollit të ushtruar nuk u gjet në banesë, duke shkelur kështu vendimin e Gjykatës për masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.