Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Sa mbijeton koronavirusi në sipërfaqe të ndryshme dhe si t’i dezinfektoni ato? Ja çfarë thotë shkenca

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Sa mbijeton koronavirusi në sipërfaqe të ndryshme dhe si t’i dezinfektoni ato? Ja çfarë thotë shkenca
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Koronavirusi i ri është kryesisht sëmundje respiratore dhe përhapet më tepër përmes grimcave nga tështimat dhe të kolliturat nga një person i infektuar.

Grimcat me virus mund të mbijetojnë për një kohë të caktuar, por kjo varet nga shumë faktorë, si lagështia, temperatura dhe sipërfaqja e objektit.

Aktualisht nuk ka të dhëna për koronavirusin e ri se sa mund të mbijetojë në sipërfaqe, por shkencëtarët thonë se jetëgjatësia është e ngjashme me viruset e tjera.

Sipas një studimi kinez të publikuar sot, koronavirusi i ri mbijeton rreth 30 minuta në ajër. Por kjo nuk është konfirmuar ende nga studiues në perëndim.

Sa mbijeton koronavirusi në sipërfaqe?

Nëse do të shohim mbijetesën e virusit SARS, që është po në familjen e koronaviruseve, atëherë kemi këto periudha mbijetese:

Në një temperaturë prej 20 gradë celcius, SARS mbijeton në sipërfaqe hekuri për 4 ditë, në sipërfaqe druri dhe xhami për 2 ditë dhe 5 ditë në metale, qeramikë dhe plastikë. (Ky studim gjeti se një lloj SARS-i mbijetoi 9 ditë në një sipërfaqe plastike në temperaturë dhome).

SARS mbijetoi për 2 deri në 8 orë në alumin dhe më pak se 8 orë në lateks.

Shkencëtarët thonë se sipërfaqet me pore si rrobat dhe flokët e vështirësojnë transmetimin e virusit.

Paratë e transmetojnë virusin, po ashtu edhe sipërfaqet metalike dhe xhami në smartfon. Ndaj duhet të keni parasysh, përveç larjes së duarve, të dezinfektoni rregullisht edhe këto sipërfaqe. Shmangni maksimalisht futjen e duarve në gojë, sy dhe hundë.

Megjithatë kjo nuk është aq e thjeshtë, një tjetër studim thotë se njerëzit e prekin fytyrën disa qindra herë në ditë.

Edhe temperatura bën një diferencë të madhe në mbijetesën e virusit.

Një studim tjetër gjeti se ndryshimi nga 20 gradë celcius në 30 gradë celcius gati e përgjysmoi jetëgjatësinë e virusit SARS në një sipërfaqe.

Si ta dezinfektoni sipërfaqen?

Autorët e studimit të fundit vunë në dukje se koronaviruset njerëzore mund të “inaktivizohen me efikasitet” në sipërfaqe brenda një minute nëse ato pastrohen me solucion që përmban 62% deri 71% alkool etanol, 0,5% peroksid hidrogjeni, ose hipoklorit natriumi 0.1%.

Shumë produkte dezinfektues pretendojnë se vrasin 99% të virusit. Kjo nuk është e vërtetë, edhe xheli dezinfektues është shumë pak efektiv në këtë drejtim, raporton newsbomb.al.

Studimi gjeti se nëse një person prek një sipërfaqe ku ka virus gripi, për 5 sekonda, 32% e virusit që ndodhet në atë sipërfaqe transferohet te njeriu.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

Frika nga koronavirusi, nis dezinfektimi i urbaneve në kryeqytet (FOTO)

Para

Çfarë medikamentesh po marrin pacientët me koronavirus? Ja si përgjigjet drejtoresha e infektivit

Para
Çfarë medikamentesh po marrin pacientët me koronavirus? Ja si përgjigjet drejtoresha e infektivit

Çfarë medikamentesh po marrin pacientët me koronavirus? Ja si përgjigjet drejtoresha e infektivit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

nga Fast News
12:16 | 16/03/2026
0

Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

nga Fast News
11:13 | 16/03/2026
0

10 gjërat e përbashkëta të njerëzve të shëndetshëm

10 gjërat e përbashkëta të njerëzve të shëndetshëm

nga Fast News
11:00 | 16/03/2026
0

Eurostat, 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat, 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

nga Fast News
10:17 | 16/03/2026
0

Recent News

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

12:16 | 16/03/2026
Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

11:13 | 16/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora