• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Rritet shifra/ Shtohen 6 raste, shkon në 70 numri i të prekurve nga koronavirusi

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Rritet shifra/ Shtohen 6 raste, shkon në 70 numri i të prekurve nga koronavirusi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme janë shënuar edhe 6 raste të tjera të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, duke e cuar kështu shifrën e 70 personave në total.

Lajmi u bë i ditur nga zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, ku nga 35 raste të testuara, janë pozitivë 6 raste, 5 në Tiranë dhe 1 në Fier.

Deri më tani, janë kryer gjithsej 732 testime, ku të konfirmuar janë 70 raste.

Sipas zv.ministres 50 nga 70 qytetarët e infektuar janë në Tiranë, kurse në spitalin Infektiv janë të shtruar 35 pacientë, nga të cilët ndodhen në terapi intensive 3 pacientë, dhe asnjëri prej tyre nuk është i intubuar.

“Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 35 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19:
– 5 raste nga Tirana (2 raste kontakti dhe tre raste të reja)
– dhe një 82 vjeçare nga Fieri.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Deri në këto momente testuar 732 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 70 raste:
Tiranë  50 qytetarë
Durrës 5 qytetarë
Lushnje 2 qytetarë
Elbasan 2 qytetarë
Fier 7 qytetarë
Rrogozhinë  2 qytetarë
Kavajë 2 qytetar

Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete.
Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen 35 pacientë të shtruar.  3 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19.
Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor.

Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.
Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencavem duhet të telefonohet numri unik I urgjencës kombëtare 127!

Edhe një herë përsërisim apelin për qytetarët për të respektuar masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre që të mos preken nga COVID-19 dhe të ndihmojnë stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë.”-tha Rakacolli.

Pas

Sportelet e pagesës së dritave/ OSHEE ka një njoftim me rëndësi për abonentët

Para

“Më në fund optimizëm në horizont” Mjeku shqiptar jep lajmin e mirë për koronavirusin

Para
“Më në fund optimizëm në horizont” Mjeku shqiptar jep lajmin e mirë për koronavirusin

“Më në fund optimizëm në horizont” Mjeku shqiptar jep lajmin e mirë për koronavirusin

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Të dhënat e Eurostat: Shqipëria, mes vendeve me rritje të vazhdueshme të qirave

Të dhënat e Eurostat: Shqipëria, mes vendeve me rritje të vazhdueshme të qirave

nga Fast News
10:00 | 16/01/2026
0

Njoftimi i DPSHTRR: Pagesa e taksës së mjeteve 100% online përmes platformës e-Albania!

Njoftimi i DPSHTRR: Pagesa e taksës së mjeteve 100% online përmes platformës e-Albania!

nga Fast News
09:30 | 16/01/2026
0

Toyota mbetet lider botëror për të gjashtin vit radhazi

Toyota mbetet lider botëror për të gjashtin vit radhazi

nga Fast News
09:00 | 16/01/2026
0

Një orë vrap shton 7 orë jetë, e thotë shkenca

Një orë vrap shton 7 orë jetë, e thotë shkenca

nga Fast News
08:00 | 16/01/2026
0

Recent News

Të dhënat e Eurostat: Shqipëria, mes vendeve me rritje të vazhdueshme të qirave

Të dhënat e Eurostat: Shqipëria, mes vendeve me rritje të vazhdueshme të qirave

10:00 | 16/01/2026
Njoftimi i DPSHTRR: Pagesa e taksës së mjeteve 100% online përmes platformës e-Albania!

Njoftimi i DPSHTRR: Pagesa e taksës së mjeteve 100% online përmes platformës e-Albania!

09:30 | 16/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar