Është rritur numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri.
Mësohet se tashmë regjistrohen 12 të prekur.
Lajmin e bëri të ditur zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në një deklaratë për mediat.
Sipas saj, njëri nga të prekurit është i afërm me pacientin zero, ndërsa tjetri një i moshuar nga Lushnja, me histori udhëtimi në Bergamo të Italisë.