Në disa portale ka qarkulluar një lajm paraditen e sotme që fliste për një qytetar të quajtur Qazim Ismaili, i cili deri para pak ditësh ka punuar si popmist në një pikë karburanti dhe ndërsa para dy ditësh u nis në Itali, si pjesë e grupit të 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që do ndihmojnë në zonat e rrezikut në Itali.
Ky lajm që ka bërë xhiron e rrjetit dhe portaleve në Shqipëri ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare nga institucionet shqiptare.
Por nga ana tjetër kanë ardhur edhe reagimet e disa zërave opozitrë, si Petrit Vasili dhe Luan Rama.
Të dy drejtyesit e LSI në rrjetet sociale kanë kërkuar sqarime nga kryeministri nëse një gjë e tillë është e vërtetë, pasi do të ishte një skandal dhe turp i madh për Shqipërinë, por edhe një tallje me Italinë dhe gjendjen që vendi fqinj po kalon.
Postimi i Luan Ramës:
Pa koment, pa politikë:
Fisnikëri e përbaltur prej mashtrimit, apo baltë mbi një akt fisnikërie?
Zoti Kryeministër, ju e keni për detyrë të thoni si është e vërteta!
Në disa portale janë publikuar lajme, sipas të cilave, në përbërje të grupit të mjekëve dhe infermierëve që shkuan për t’iu bërë krah Italisë mike në këtë kohë të vështirë prej pandemisë së koronavirusit, janë përfshirë edhe njerëz që nuk kanë lidhje me mjekësinë!
Madje thuhet se njëri ndër ta, i quajtur Qazim Ismaili, paska qenë punëtor në një pikë karburanti në Vorë deri dy ditë përpara se të nisej për në Itali!
Cila është e vërteta zoti Kryeministër?
Mashtrimi në çdo kohë është i dënueshëm, por mashtrimi kur tjetri është në hall dhe fatkeqësi është dy herë krim e njëmijë herë poshtërsi!
Ndaj duhet, e përsëris, duhet të thoni cila është e vërteta!
Jemi përpara fisnikërisë së përbaltur prej mashtrimit qeveritar, apo përballë përbaltjes mbi një akt fisnikërie e solidariteti shqiptar?
Cila është e vërteta zoti Kryeministër?!…
Shqiptarët duhet ta dinë.