Bota u gjend e papërgatitur për një pandemi.
Maskat janë më të kërkuarat në këtë periudhë kur Shqipëria dhe e gjithë bota është prekur nga virusi Covid-19. Mungesa e materialit mbrojtës, sidomos maskave, është duke më goditur edhe vendet më të zhvilluara në botë si Gjermaninë, Italinë, Francën apo edhe shtetin më të pasur në botë Amerikën. Megjithatë pavarsisht situatës së vështirë ish-kryeministri Berisha në faqen e tij në Facebook, edhe pas paditjes në gjykatë për shpifje u shpreh përmes një postimi se Shqipëria nuk po bën asnjë testim të qytetarëve për të zbuluar numrin e të prekurve, duke theksuar se Franca ndoqi 3 hapa kyçe për parandalimin e COVID-19, siç janë maskat, testime dhe karantinën. “Maska, testime, karantinë! Kjo është strategjia që shpalli Franca. Në zbatim të saj ky vend: Porositi miliarda maska; Vendosi që në Prill të rrisë numrin e testimeve; 80 mijë testime në ditë. Kurse Shqipëria përveç karantinës: Bën numrin më të ulët të testimeve në botë dhe i ka të përqendruara në një dorë të vetme; Maskat për popullatën mungojnë plotësisht; Maskat për punonjësit e shëndetësisë janë shumë difiçitare; Edvin PPP Maska dhe Ndrikull Hajni Maska në një akt skandaloz u servirën mjekëve dhe popullatës maska të importuara në vitin 2018 dhe që kishin skaduar në vitin 2011; Në një akt të papërgjegjshëm ata refuzuan një javë më parë oferta për miliona maska”, tha ish-kryeministri Berisha.
Megjithatë të shumtë janë qytetarët që e kanë masakruar me komente. Emigrantë që jetojnë në Francë kanë deklaruar se mungojnë maskat dhe testimet, duke theksuar se nuk po pranohen në ambulanca. “Ku i ke testimet e maskat në Francë ? Se kam 1 muaj se po kërkoj gel e maskë e s’ka asnjë farmaci. E për sa i përket testimit ambulanca thotë po ishe i zoti me marr frymë s’je rast urgjent s’ke nevojë për testim. Këtu po i heqin maskat e frymëmarrjes pleqve me ja vu të rinjve. Po zgjedhin kush me jetu e kush jo. Edhe këtë krizë globale ku jena sot shef si e si me e politizu”, shkruajti një nga qytetarët.
Gjithashtu edhe një tjetër emigrant shqiptar që jeton në Francë, shprehet se edhe atje ndihet mungesa e theksuar e maskave për personelin mjekësor, gjë që e bën të pamundur sigurimin e një maske nga qytetarët. “Ku i di kaq mirë ti? Në Francë jetojmë edhe këtej të trullosur nga virusi janë. Prit të vij prilli e pastaj fol, bëjnë 3 mijë e dalin 5 mijë pozitiv. Në farmaci më thanë maska s’ka as për personelin, ti rri në shtëpi s’ke nevojë për maskë më thanë. Bën politik të nivelit 1”, shkruan një tjetër komentues.
Megjithatë ka pasur edhe nga ata qytetarë, që duke i rikujtuar profesionin e mjekut, e kanë pyetur pse nuk ka dalë edhe Berisha të punojë vullnetarisht për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në vendin tonë, si dhe sipas komentuesit përmes këtij gjesti human do ti rriteshin edhe vlerat. “More ku Sala pse nuk shkon vullnetarisht të punojë në spital sepse është mjek dhe kontributi i tij do të ishte shembull i madh pozitiv dhe do ti rritej vlera”, shkruajti një prej komentuesve.
Një tjetër komentues shprehet se mungesa e maskave dhe tamponëve për testim po ndihet në të gjithë botën. “Lesh me qime o Sali. Maskat e tamponët mungojnë në çdo shtet. Bravo qeverisë që po menaxhon situatën në mënyrë perfekte”, shkruan qytetari. Duke e marrë parasysh edhe numrin në rritje të viktimave në Francë, një nga komentuesit e akuzon ish-kryeministrin se po bën propagandë ruse në Europë. “Lëri budallëqet more e ke parë sa kanë vdekur në Francë. Me që paskan marrë masat, maskat janë për të sëmurët edhe jo për ata që janë mirë. Ti je bërë si propaganda ruse nëpër Europë”, tha një komentues.
Ish-kryeministri Berisha nuk u ka shpëtuar as akuzave se po bën politikë me një fatkeqësi që ka pushtuar gjithë botën. “O doktor çdo gjë po e bëni politikë. Populli në hall ti bën krahasime me Francën me Gjermaninë me Italinë. Më duket se pleqëria po të dëmton shumë trurin. Çdo ditë ku të gjeni gabime. Po hajde çohuni si parti dhe tërë ato lekët që na keni vjedh jepuni njerëzve na një rrogë se në varr s’do i merrni”, tha një tjetër komentues.
Akuzat nga qytetarët kanë vazhduar edhe më tej, ku i thonë ish kryeministrit se duhet të lërë lojrat politike dhe të ndihmojë qytetarët në nevojë me paratë që ka vjedhur gjatë kohës që ka qenë në pushtet. “Plak matuf, pse nuk ndihmon qytetarët me paratë që ke vjedhur”, tha një tjetër qytetar.
Një tjetër komentues më tej, i kërkoi që të mos reagoj për çdo gjë që ndodh në vend. “Po mjaft ore plak matuf mos i fut hundët kudo se do të futet ndonje krimb në hundë” tha komentuesi.