Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Pasi e bëri ministër për Rindërtimin, zbulohet detyra e re që Rama i jep Arben Ahmetajt

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Pasi e bëri ministër për Rindërtimin, zbulohet detyra e re që Rama i jep Arben Ahmetajt
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi e bëri ministër për Rindërtimin, zbulohet detyra e re që Rama i jep Arben Ahmetajt

Pasi u bë ministër për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit, duket se Rama tashmë do ti japë përgjegjësi Arben Ahmetajt edhhe për të hartuar planin për të përballuar situatën e shkaktuar nga koronavirusi.

Mësohet se disa nga detyrat e Ahmetajt janë koordinimi, drejtimi dhe ndjekja e veprimtarisë së ministrive dhe të  institucioneve  të tjera,  publike  e  shtetërore,  për  hartimin e planit të përballimit të situatës  ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19.

Vendimi i Këshillit të Ministrave është botuar në faqen zyrtare dhe hyn në fuqi menjëherë.

VENDIM

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Nr.228, datë 18.3.2020

PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.11,

DATË 10.1.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRIT TË SHTETIT PËR RINDËRTIMIN”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe  funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit,

Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Pas kreut II, të vendimit nr.11, datë 10.1.2020, të Këshillit të Ministrave, shtohet kreu

II/1, me këtë përmbajtje:

“II/1. Ministri i Shtetit për Rindërtimin është përgjegjës për koordinimin dhe drejtimin e punës, ndërmjet ministrive dhe institucioneve, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID19

Në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Ministrave, është përgjegjës për:

  1. a) koordinimin, drejtimin dhe ndjekjen e veprimtarisë së ministrive dhe të  institucioneve  të tjera, publike e shtetërore, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar  nga infeksioni  COVID19
  2. b) evidentimin e burimeve të brendshme, financiare dhe njerëzore, që disponojnë institucionet, publike e shtetërore, dhe propozimin për miratim në Këshillin e Ministrave të akteve përkatëse, për përdorimin e këtyre burimeve;
  3. c) evidentimin e burimeve financiare të jashtme dhe përcaktimin e mënyrës së përthithjes së tyre, për përballimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni  COVID19 dhe propozimin për miratim në Këshillin e Ministrave të akteve përkatëse, për përdorimin e këtyre burimeve;

ç)  koordinimin dhe drejtimin e strukturave e të njësive, shtetërore dhe publike, të ngarkuara drejtpërdrejt për kryerjen e detyrave, për zbatimin e planit të përballimit të situatës ekonomike, të shkaktuar nga infeksioni COVID19;

  1. d) prezantimin e gjendjes dhe të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID 19;
  2. dh) përgatitjen dhe propozimin e projekteve, të përgjithshme e të veçanta, si pjesë të planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID 19;
  3. e) detajimin e nevojave për përballimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID 19;

ë)  koordinimin dhe drejtimin e punës  si  dhe rekomandimin e institucioneve për përgatitjen dhe paraqitjen për miratim në Këshillin e Ministrave të projektakteve, ligjore e nënligjore, për përballimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga COVID 19;

  1. f) nxitjen, bashkërendimin dhe dhënien e mendimit për projektaktet që propozohen nga ministritë, të cilat trajtojnë, ndër të tjera, edhe çështje me interes ose brenda fushës së përgjegjësisë së tij;
  2. g) thirrjen për raportim të strukturave të cilat kanë lidhje me situatën ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID 19;
  3. gj) krijimin dhe drejtimin e grupeve të punës dhe organizimin e veprimtarive  për hartimin  e planit  të  përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga COVID 19;
  4. h) bashkërendimin me ministritë dhe institucionet shtetërore për sigurimin e të dhënave të nevojshme dhe përcjelljen e porosive në funksion të realizimit të planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga COVID 19;
  5. i) informimin, vazhdimisht dhe në kohë, të Kryeministrit, kur është rasti, edhe Këshillin e Ministrave, për hartimin e planit të përballimit  të situatës ekonomike të shkaktuar nga COVID 19.

Ngarkohet ministri i Shtetit për Rindërtimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Pas

Habit Basha, i bën kërkesën e pazakontë Ramës. Gazetarja publikon SMS, Kryeministri: E sigurtë që është ai?

Para

Grabitjet spektakolare në Rinas, policia arreston dy vëllezërit e rrezikshëm (EMRAT)

Para
Grabitjet spektakolare në Rinas, policia arreston dy vëllezërit e rrezikshëm (EMRAT)

Grabitjet spektakolare në Rinas, policia arreston dy vëllezërit e rrezikshëm (EMRAT)

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Emigrimi i “trurit”, bizneset detyrohen të rrisin pagat e larta

Emigrimi i “trurit”, bizneset detyrohen të rrisin pagat e larta

nga Fast News
11:43 | 10/03/2026
0

Çelësi për të pasur një mendje të mprehtë

Çelësi për të pasur një mendje të mprehtë

nga Fast News
08:45 | 10/03/2026
0

Nafta shqiptare dhe lufta në lindje të mesme

Nafta shqiptare dhe lufta në lindje të mesme

nga Fast News
08:20 | 10/03/2026
0

Çmimi i hekurit, rritje deri në 40% – Shoqata e Ndërtuesve paralajmëron shtrenjtim të apartamenteve

Çmimi i hekurit, rritje deri në 40% – Shoqata e Ndërtuesve paralajmëron shtrenjtim të apartamenteve

nga Fast News
08:10 | 10/03/2026
0

Recent News

Emigrimi i “trurit”, bizneset detyrohen të rrisin pagat e larta

Emigrimi i “trurit”, bizneset detyrohen të rrisin pagat e larta

11:43 | 10/03/2026
Çelësi për të pasur një mendje të mprehtë

Çelësi për të pasur një mendje të mprehtë

08:45 | 10/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora