• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Pas lirimit nga qelia/ Henri Çili del në konferencë, sqaron një për një akuzat: Ja si qëndron e vërteta për çështjen Aliko

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Pas lirimit nga qelia/ Henri Çili del në konferencë, sqaron një për një akuzat: Ja si qëndron e vërteta për çështjen Aliko
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Për herë të parë pas lirimit nga burgu sipas vendimit që mori Gjykata e Përmetit, botuesi Henri Çili ka zgjedhur të flasë për mediat duke sqaruar dhe të gjitha akuzat që kanë rënduar mbi të.

Ai shprehet se të gjitha ato akuza nuk qëndrojnë dhe nuk janë të vërteta, duke mohuar kështu se është takuar me gjyqtare apo zyrtarë me qëllim që të lironte autorët e vrasjes së efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha gjatë një aksioni në Lazarat në vitin 2015.





Ndër të tjera Çili shton se do të kërkojë dhe dëmshpërblim për ndalimin nga policia.

“Nuk kam kryer asnjë veprim të paligjshëm e nuk kam mashtruar askënd, është marrëdhënie shërbimi mes studios legale, të afërm të personave në procese gjyqësore, janë bërë kontakte për shërbimet juridike në funksion të mbrojtjes ligjore,

Nuk kam falsifikuar asnjë dokument, as kam marrë pjesë në përpilimin e ndonjë dokumenti që më pas të jetë falsifikuar.

Nuk kam fshehur asnjë të ardhur, për të dy çështjet e akuzuara, nuk kam bërë asnjë arkëtim, kontratë shërbimi në të dy rastet kemi qenë në fazën e negociimit.

Ndikim i paligjshëm, lidhur me dy çështjet, nuk kam takuar asnjë gjykatës, as unë e as avokatët e studios ligjore, në jetën time asnjë gjykatës nuk kam takuar për të ndikuar për vendime të ardhshme gjyqësore.

Përderisa nuk është realizuar asnjë e ardhur, nuk ka mundësi të realizohet asnjë pastrim i veprës penale.

Dhurimi i dy njësive nga Seit Fishta në kompleksin Fishta është bërë me vullnet të ligjshëm, janë paguar taksat, gjithçka e ligjshme, do bënim kurse trajnimi, shkolla vere e të tjera.

Kontakti me Seit Fishtën ka marrë shkas nga lidhjet e një të afërmi të klientit të studios sime, por nuk ka lidhje me çështjen Aliko.

Nuk kam takuar asnjë gjykatës për të ndikuar në vendimet e ardhshme gjyqësore. Mund të takoj kategori të ndryshme personash, të lidhur edhe me drejtësinë, por në lidhje me këtë, jo.

Do të apeloj masën detyrim paraqitje, do kërkoj pafajësi dhe sigurisht edhe dëmshpërblim. Kur mua më bënë kaq shumë shkelje, imagjinoni qytetarët e thjeshtë. Drejtësia dhe cilësia e drejtësisë është në gjendje alarmante dhe duhet të jemi të shqetësuar“, u shpreh ai.

Çili shtoi më tej se për të është lajm i mirë që çështja ndodhet në SPAK. “Unë jam i bindur për pafajësinë time dhe besoj se sistemi do ta konfirmojë këtë pasi e gjitha ndërtohet mbi diçka që nuk ekziston”.

I pyetur nëse arrestimi i tij ka nxitje politike, Çili jep këtë përgjigje: “Nuk mendoj se jam viktimë e ndonjë procesi politik, pavarësist se aktorë të ndryshëm mund ta bëjnë këtë, cilësi skandaloze e sistemit të drejtësisë në vend, gjykatësit që dhanë masën e parë të arrestit dhe prokurori nuk kanë kaluar vetingun, proces i pakuptimtë, absurd për të qenë i qëllishëm, aq më keq politik. Kur unë kam kaq shumë vështirësi për të gjetur të drejtën imagjinoni qytetarët e thjeshtë, drejtësia është në gjendje alarmante dhe duhet të jemi të gjithë të shqetësuar”.

Pas

“Mos më fol për dashurinë” Rama kapet keq dhe me Ralf Gjonin: Je shëmbëlltyra e xhelozisë së kaluar në urrejtje

Para

U dyshua se kishte koronavirus, dalin rezultatet e analizave për gruan që vdiq në Korçë

Para
U dyshua se kishte koronavirus, dalin rezultatet e analizave për gruan që vdiq në Korçë

U dyshua se kishte koronavirus, dalin rezultatet e analizave për gruan që vdiq në Korçë

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar