• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Pandemia e koronavirusit po kërcënon botën/ Profesori i mikrobiologjisë tregon gjithçka që duhet të dimë për t’u mbrojtur

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Pandemia e koronavirusit po kërcënon botën/ Profesori i mikrobiologjisë tregon gjithçka që duhet të dimë për t’u mbrojtur
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pedagog i mikrobiologjisë ushqimore dhe higjienës në Universitetin Bujqësor të Tiranës Prof. Kristaq Sini theksoi në studion e ABC News se ka një shpresë që në Shqipëri koronavirusin mund ta kalojnë pak më lehtë se vendet e tjera për disa shkaqe.

“Do thoja që kam ndjekur me shumë vëmendje gjithçka ka ndodhur që kur u përhap në Wuhan. Në lidhje me këto ngjarje që kanë ndodhur, dhe këtu e theksoj që në fillim, janë shumë të drejta, dhe janë marrë disi në kohë. Po të kujtojmë kohën e kolerës, edhe atëherë izoloheshin me tu identifikuar rasti i parë.





Me rastin e kolerës Robert Kohen, zbuluesi i vibrionit të kolerës, vuri re që sëmureshin shumë persona me kolerë por që vdisnin vetëm ata që kishin patur probleme gastroenterite, pra të stomakut dhe zorrëve. Në rastin e murtajës vdiste kushdo që prekej, por erdhi një moment që u ndërpre vetë. Pra mbaroi i vdekuri i fundit dhe nuk preku më atë pjesë tjetër të popullatës.

Mikroorganizmat i kemi përreth dhe ato zhvillohen aty ku gjejnë mundësinë, zhvillohet aty ku gjen kushtet për tu zhvilluar prandaj jo të gjithë i zë gripi, jo të gjithë i zuri murtaja, apo kolera. U ndërpre aty ku njerëzit nuk ishin më me problemet shëndetësore.

Kanë dalë zëra që thonë se shqiptarët kanë imunitet dhe nuk i zë koronavirusi. Imuniteti krijohet pasi je ndeshur me një agjen biologjik siç është virusi në rastin konkret, formohen antitrupat e gjithçka tjetër në organizëm. Sistemi tretës nuk janë thjesht anti-korpet, qelizat e bardha të gjakut etj por është metabolizmi normal i çdo qelize të organizmit.

Kur organizmi zhvillohet me metabolizmin normal të tij dhe jo me defekte, atëherë ai është i shëndetshëm. Aty ku është i shëndetshëm ka edhe PH e qelizave ku nuk pëlqen virusi të zhvillohet, ndaj njerëzit e shëndetshëm preken më pak”- tha ai.

Endri Xhafo: Ky virus ka kaluar nga kafshët te njeriu, deri vonë 75 % e popullsisë në Shqipëri ka jetuar në fshat, a mendoni se njerëzit në fshat ngaqë jetojnë me kafshët e kanë më të lehtë ta kalojnë? A mund ta themi këtë?

“Jo, mos të tregohemi trima kot. Është një mikroorganizëm i ri që e ka frikë e gjithë bota. Higjienën duhet ta ruajmë patjetër. Edhe në Itali, vdekjet kanë qenë tek ato persona në moshë të kaluar, dhe në ata që kanë patur probleme shëndetësore.

Pra që nuk kanë patur zhvillimin metabolik normal. Këta persona duke qenë edhe të vjetër, metabolizmi ka filluar të bjerë e të degjenerojë pak nga pak në këto mosha. Nuk kemi ndarje se si e jetojnë fshati dhe qyteti, varet nga mënyra e të ushqyerit.

Është llojshmëria e ushqimit. Unë rekomandoj që qytetarët të ushqehen me gjëra të stinës, dhe të fushës, jo të serave. Gjithashtu të përdoresh edhe ato ushqime alkaline si limoni, portokalli etj. Duhet qëndruar sa më larg ushqimit të konservuar.

Gjithashtu duhet të hanë 2 herë në ditë, sasia e tepërt e ushqimit krijon probleme në organizëm.

Dua të them diçka tjetër ky virus nuk shkon deri në aparatin tretës por deri në mushkëri.

Ne kemi patur kulturë higjienike më të pakët se sa shtetet e tjera evropiane dhe kjo bën që të kemi popullata të ndryshme mikroorganizmash. Këto mikroorganizma të popullatave të ndryshme bëhen konkurrente dhe nuk lejojnë një mikroorganizëm tjetër që të zhvillohet në ekosistemin e tyre. Ekosistemi i tyre është goja”, tha profesori.

Pas

Lezhë/ 60-vjeçari gjendet i pajetë në kanal

Para

“Mos i lini fëmijët ta shohin këtë video”/ Kryeministri Rama publikon pamjet e rënda dhe paralajmëron: Hapini sytë e veshët…

Para
“Mos i lini fëmijët ta shohin këtë video”/ Kryeministri Rama publikon pamjet e rënda dhe paralajmëron: Hapini sytë e veshët…

“Mos i lini fëmijët ta shohin këtë video”/ Kryeministri Rama publikon pamjet e rënda dhe paralajmëron: Hapini sytë e veshët...

Të Gjitha

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, ende larg ajo me Greqinë

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, ende larg ajo me Greqinë

nga Fast News
16:20 | 17/06/2025
0

Me sukses jo domosdoshmërisht do të ndiheni të përmbushur, si ta dashuroni atë që bëni

Me sukses jo domosdoshmërisht do të ndiheni të përmbushur, si ta dashuroni atë që bëni

nga Fast News
16:17 | 17/06/2025
0

Recent News

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

16:37 | 17/06/2025
Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

16:27 | 17/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar