• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“O Edi Rama, lëri përrallat”/ Banorja e Thumanës përplaset me kryeministrin Rama

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Rama nderon ushtaraken e vrarë, por bën një ‘gabim të madh’
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me banorët e Thumanës, tha se viti i ri 2021 do të festohet në shtëpinë e re.

Ai ka prezantuar para banorëve projektin e rindërtimit, duke shtuar se ajo çfarë kaluam ishte një periudhë e vështirë por sot, ata do të marrin shtëpi aq sa kurora janë.





Gjithashtu, kryeministri Rama premtoi se rindërtimi do të jetë një proces me profesionalizëm dhe ndershmëri ku asnjë familje nuk do të mbetet jashtë dhe se ai do të qëndrojë bashkë me to, për të bërë më të mirën.

“Unë do të qëndroj bashkë me ju, për të bërë më të mirën. Nëse ishin dy kurora në një shtëpi, ata do të marrin dy shtëpi”, u shpreh Rama.

Një prej banoreve e cila ka humbur 2 shtëpi në Thumanë i ka kërkuar kryeministrit se çfarë do të bëhet me të, pasi i është thënë në momentin që ka aplikuar se vetëm një shtëpi do të marri kur i ka blerë shtëpitë me djersë dhe u ka dalë shpirti.

“Edi Rama të lutem lëri përrallat se na ka ardhur shpirti në majë të hundës. Nëse kjo që thoni ju bëhet, atëherë është shumë mirë për ne. Në fakt jemi bërë pesimistë nga ajo që kemi parë. Se të shikosh fëmijën që lutet dhe mos bësh gjë, nuk e di”, tha banorja.

Një pjesë e bisedës:

Zonja nga Thumana: Kisha dy shtëpi, kur aplikova më thanë se do marr një. U thashë jo. Pse Edi Rama ma ka blerë shtëpinë që e kam blerë për djalin? Nuk jam as në Lezhë, as në Durrës, as në Shkodër që fitoj para dhe t’ja u lë atyre. I kam blerë për zgjerim. E kam djalin 40 vjec, tjetrin 42. Ku ti coj unë fëmijët.

Rama: Janë të martuar ata?

Zonja nga Thumana: Të martuar janë.

Rama: Ku janë ?

Zonja nga Thumana: Në Itali janë.

Rama: Aman se na tmerrove…

Zonja nga Thumana: Aman o Edi Rama hiqi përrallat se na ka ardhur shpirti në majë të hundës. E di si jemi bërë, duke fol me vete. Unë dua të di nga ju, se ashtu si unë ka shumë, kanë blerë shtëpitë me djersë dhe u ka dalë shpirti. Atje te toka që kam kisha dy kasolle dhe mi prishën, as tërmeti nuk mi prishi faktikisht por mi prishën këta. Le të bëhet lulishte edhe kjo që shohim ne këtu në televizor, lum ne. Ama se çfarë do bëni nuk e di, besim nuk kemi. Kur kemi parë fëmijën  atje që na kërkonte ndihmë dhe nuk ishim të zotët ta ndihmonim ishte tmerr. Nuk di çfarë të them. Dua të di unë që kam dy hyrje, pse të më humbi një, kurse ato shtëpitë e vogla atje marrin këtu dhe marrin  dhe atje.

Po unë një garazh e një shtëpi që kam me mund e me djersë, kam punuar 63 vjet.

Rama: E para e punës, nëse shtëpia e dytë është në emër të djalit

Zonja nga Thumana: Jo unë i kam në emër të burrit.

Rama: Parimi është që ne do të rindërtojmë… ti banesën e ke DS3? Do të ndërtojmë shtëpitë e atyre që kanë humbur shtëpitë e atyre që kanë humbur shtëpitë dhe kemi përjashtuar nga ligji shtëpinë e dytë. Me shtëpinë e dytë kemi patur parasysh shtëpi që një ka vilë në Tiranë dhe 1 në vend tjetër..

Zonja nga Thumana: Jo jo nuk jemi nga ata…

Rama: Prit pra, se do të jap lajm të mirë.. prapë nuk do besosh.

Zonja nga Thumana: Prapë nuk besoj…

Rama: Ti beson herën tjëtër…

Zonja nga Thumana: Po jam si ty…

Rama: Ti do marrësh të dy shtëpitë që sic i kishe…ja shaj tani..

Zonja nga Thumana: Shumë faleminderit….Edhe një gjë tjetër se dëgjova Ilir Metën atje…

Rama: Jo jo, lëre mos na hap muhabetet, mos na sill ters në Thumanë, lëre tani…ishim mirë shumë, mos na sill ters në Thumanë, leja tersin presidencës.

Pas

Rudina Hajdari jep dorëheqjen si kryetare e Komisionit të Integrimit, ja emri që propozon për ta zëvëndësuar

Para

Shokët gjetën në kanal trupin e pajetë të 5-vjeçarit/ Gjyshi i vogëlushit: Na mbeti vetëm çizmja e tij

Para
Shokët gjetën në kanal trupin e pajetë të 5-vjeçarit/ Gjyshi i vogëlushit: Na mbeti vetëm çizmja e tij

Shokët gjetën në kanal trupin e pajetë të 5-vjeçarit/ Gjyshi i vogëlushit: Na mbeti vetëm çizmja e tij

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

nga Fast News
14:56 | 09/09/2025
0

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

nga Fast News
14:49 | 09/09/2025
0

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

nga Fast News
10:34 | 09/09/2025
0

Recent News

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

14:58 | 09/09/2025
Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

14:56 | 09/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar