• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Nga rënia e kriminalitetit te rritja e solidaritetit, cilat janë anët pozitive te koronavirusit

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Rregullat për vetëkarantinimin, ja çfarë duhet dhe nuk duhet bërë në kushte shtëpie
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Rob Henderson/ Në përgjithësi, ekziston një besim i shumëpërhapur, se recesionet ekonomike dhe katastrofat prodhojnë krim dhe kaos. Por të dhënat konkrete, nuk e mbështesin këtë ide. Pavarësisht se pandemia e Covid-19, ka futur në karantinë miliarda njerëz, ka sëmurur qindra mijëra, dhe i ka marrë jetën deri tani dhjetëra mijëra njerëzve, kjo emergjencë e rëndë shëndetësore, ka sjellë edhe efekte pozitive. Ja cilat janë ato:

  1. Kriminaliteti po bie

Ndërsa koronavirusit po përhapet me shpejtësi në mbarë botën, dhe është i pritshëm një recesion i madh ekonomik global me pasoja negative të paparashikueshme, shkalla e kriminalitetit po bie. Gazeta amerikane “The Washington Post” shkroi një ditë më parë:”Javët e para të pandemisë në qytetin më të madh të SHBA-së, nxitën një rënie 2-shifrore të krimit, pasi njerëzit e këqij duket se janë po aq të frikësuar nga koronavirusi i ri, sa të gjithë të tjerët…



Javën e kaluar, Nju Jorku regjistroi vetëm 1 vrasje, krahasuar me 8 javën e kaluar.

Kanosjet dhe sulmet e dhunshme, kanë rënë me rreth 18 përqind, krahasuar me javën e kaluar”. Ndërkohë kriminaliteti po bie edhe në Britaninë e Madhe, por edhe në shumë vende të tjera nën karantinë. ”The Guardian” raporton:”Kriza e koronavirusit, ka çuar në një rënie të krimit, deri në 20 për qind në disa zona”.

  1. Shkalla e kriminalitetit, ra edhe gjatë recesionit të madh të 2008-ës

“The Wall Street Journal”, raportoi se edhe pas recesionit të madh në vitit 2008, niveli i krimit në SHBA pësoi një rënie të ndjeshme. Në vitin 2009, FBI-ja raportoi një rënie prej 8 për qind të shkallës së grabitjeve në të gjithë vendin, dhe një rënie me 17 për qind të nivelit të vjedhjeve të makinave nga 1 vit më parë. Për më tepër, midis viteve 2008-2010, Nju Jorku raportoi një rënie prej 4 për qind të grabitjeve, dhe një rënie prej 10 për qind të vjedhjeve. Edhe Bostoni, Çikago dhe Los Angeles, raportuan rënie të ngjashme.

  1. Shkalla e kriminalitetit, ra edhe gjatë Depresionit të Madh

Kur mendojmë për fillimin e viteve 1930, shumë prej nesh imagjinojnë një dyshe si ajo e Bonit dhe Kjadit. Por gjatë Depresionit të Madh, fakt është se niveli i krimit ra. National Public Radio shkruan:“Vitet e Depresionit, kishin shumë pak krime. Me problemet aktuale ekonomike, shumë njerëz supozojnë se do të nisë një valë e re krimesh. Por kriminologët thonë se ky është vetëm një mit amerikan”.

Dhe në fakt një studim i Universitetit të Kalifornisë:”Por krimi në përgjithësi gjatë Depresionit ra. Vasjet ranë ndjeshëm, pavarësisht nga Prohibicioni dhe roli që pati krimi i organizuar në kontrabandën e alkoolit. Pra, periudha më e keqe ekonomike e Amerikës, nuk prodhoi shtim të krimeve”.

  1. Solidariteti social, rritet gjatë kohërave të vështira

Komunitetet që pësojnë katastrofa, zhytën rrallë në kaos. Në fakt, shumë shpesh ndodh që solidariteti shoqëror rritet. Në një studim të reagimeve sociale ndaj katastrofave natyrore në SHBA, sociologu Çarls Fric nuk gjeti asnjë shembull të një paniku të qëndrueshëm pas një katastrofe të madhe.

Sipas tij, fatkeqësitë krijojnë një “komunitet vuajtësish”. Përpjekja për të kapërcyer rreziqet

e një fatkeqësie, dhe për të ri-stabilizuar jetën sociale, na ofron një strukturë dhe një synim për veprimtarinë njerëzore, që na mungon në jetën e përditshme. Në këto kushte, njerëzit e përdorin tragjedinë si një kornizë të zakonshme reference. Dallimet bëhen më pak të rëndësishme.

  1. Njerëzit evoluan për t’i kapërcyer vështirësitë

Lidhja midis kërcënimit dhe solidaritetit të shfaqur, nuk është e rastësishme. Bashkëpunimi për të kapërcyer kërcënimet, është një tipar përcaktues i Homo sapiens. Juval Harari, autor i ”Sapiens”, vëren se tek për tek, një shimpanze do ta mposhte një njeri.

Por 1.000 njerëz, do t’i mposhtnin 1000 shimpanze. Kjo për shkak se aftësitë bashkëpunuese të njerëzve, i tejkalojnë ato të shimpanzeve. Majkëll Tomazelo, ekspert mbi aftësitë njohëse të shimpanzeve thotë:Është e pakonceptueshme, që të shihni ndonjëherë dy shimpanze të bashkëpunojnë mes tyre për diçka”.

Ndërkohë, njerëzit dëshirojnë kapërcimin e pengesave. Politikologu i njohur amerikan, Frensis Fukujama shkroi dikur:”Nëse burrat nuk mund të luftojnë dot për një kauzë të drejtë, atëherë ata do të luftojnë kundër një kauze të drejtë. Ata do të luftojnë për hir të luftës.

Pra ata do të luftojnë për shkak të një lloj mërzie:sepse ata s’mund të imagjinojnë dot të jetojnë në një botë pa luftë”. Kjo gjë sugjeron që kur të mbarojë lufta aktuale, ne do t’i rikthehemi fabrikimit të krizave të reja, që duhet t’i kapërcejmë. Por tani për tani, kemi përballë një krizë të vërtetë. / “Psychology Today” – Bota.al

Etiketa: ana e mira e koronavirusitanet pozitive te koronavirusitkoronavirusi
Pas

“Buxheti ka para për të përballuar krizën të paktën për 3 muaj”, Basha: Të anullohen 120 milionë euro koncesione

Para

Enigma në Durrës, si u infektuan 12 persona në 24 orë me koronavirus?

Para
Detaji tronditës/ Mes 33 të prekurve me koronavirus dhe një mjek, do vetëizolohet në banesë

Enigma në Durrës, si u infektuan 12 persona në 24 orë me koronavirus?

Të Gjitha

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

nga Fast News
16:13 | 19/05/2025
0

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

nga Fast News
16:09 | 19/05/2025
0

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

nga Fast News
16:03 | 19/05/2025
0

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Recent News

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

16:13 | 19/05/2025
Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

16:09 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar