• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Nga nesër mund të lëvizin makinat private” del telegrami i Ardi Veliut: Ja kush nuk do lejohet e kush jo

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Nga nesër mund të lëvizin makinat private” del telegrami i Ardi Veliut: Ja kush nuk do lejohet e kush jo
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori  i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu i ka nisur një telegram të gjithë komisariateve për të shpjeguar më shumë rreth këtij vendimi.

Aty ai njofton për mënyren sesi do të lëvizin mjetet 4+1 në kryeqytet.





Mësohet se automjetet do të jenë të lira të lëvizin nga ora 6:00 e mëngjesit deri në orën 8:00, ndërkohë që pasdite do të lejohen të lëvizin nga ora 16:00 deri në orën 17:00.

TELEGRAMI I PLOTE I ARDI VELIUT 

Në zbatim të planit të masave kufizuese të shpallura nga Qeveria, për vënien nën kontroll të pasojave që sjell përhapja e coronavirusit COVID-19, por dhe për të qartësuar veprimet e unifikuara të Policisë në shkallë vendi, gjatë periudhës së kufizimeve të lëvizjes së shtetasve dhe mjeteve rrugore, si dhe për vazhdimin e lëvizjes së kufizuar të veprimtarisë së përditshme të shtetasve dhe asaj prodhuese, në ditët në vijim do të veprohet si më poshtë:

  1. Duke filluar nga ora 00:00 deri në orën 08:00 të datës 16.03.2020, do të lejohet qarkullimi I mjeteve rrugore private të shtetasve me numër të kufizuar njerëzish 4+1 në të gjithë vendin, për t’u kthyer në vendbanimet e tyre, duke respektuar kufizimet higjeno-sanitare të situatës së krijuar. Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të shërbimit publik, përjashtuar shërbimet taksi 4+1 brenda këtij orari.
  2. Do të lejohet qarkullimi në oraret 06:00 deri në orën 08:00 në mëngjes dhe 16:00 deri në 17:00 pasdite i mjeteve (furgonçina, furgonë, minibusë, autobusë) që do të bëjnë transportin e personelit dhe punonjësve të bizneseve prodhuese/industrial/bujqësore, duke marrë masa individuale mbrojtëse sipas kërkesave të dërguara dhe miratuara nga Policia e Shtetit.
  3. Jashtë këtij kufizimi do të lejohet të qarkullojnë mjetet rrugore që kryejnë shërbime të emergjencës, ambulanca, zjarrfikëse dhe mjetet e Policisë së Shtetit e ato Ushtarake, punonjësit e medias me makina të loguara ose të panisura me dokument identifikimi, si dhe në oraret e ndërrimit të turneve, turni i parë 05:30 deri në 07:00, turni i dytë 13:30 deri në 15:00 dhe turni i tretë nga ora 21:30 deri në 22:30, të punonjësit të Policisë së Burgjeve, SHPSF-ve, si dhe personelit shëndetësor me mjetet e tyre private për vajtje-ardhje në punë, kundrejt dokumentit të institucionit ku punonjë.
  4. Jashtë këtij kufizimi do lejohet të qarkullojnë, furgonçina, furgonë, kamionë, të cilët merren me furnizimin me produkte ushqimore dhe blegtorale dhe që ofrojnë shërbime për qytetarët, mjetet që transportojnë bazë ushqimore për blegtorinë.
  5. Do të lejohet lëvizja e mjeteve rrugore që kryejnë transportin e mallrave Brenda dhe jashtë vendit për llogari të individëve, firmave dhe kompanive vendase e të huaja.
  6. Për rastet e fatkeqësive dhe sëmundjeve që kërkojnë trajtim mjekësor në institucionet e shëndetësisë ose urgjenca do të njoftohet numri i Policisë 112/129 dhe në numrat e dedikuar 0694122223 dhe 0694122224, të cilët do të konfirmojnë lëvizjen e mjeteve.
  7. Për zbatimin e detyrimeve të këtij telegram ndarkohen të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në vend dhe Drejtoria e Policisë Rrugore në Departamentin për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

 

Pas

Luftë për mbijetesë/ Nuk qëndron dot në karantinë, pasi i duhet të sigurojë bukën e gojës (VIDEO)

Para

Zv/ministrja tregon si u infektuan dy mjekët e Senatoriumit

Para
Shënohet rasti i parë i prekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Zv/ministrja tregon si u infektuan dy mjekët e Senatoriumit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

nga Fast News
11:14 | 24/08/2025
0

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

nga Fast News
11:03 | 24/08/2025
0

Doni të avansoheni? Mos i ndërroni shpesh punët

Doni të avansoheni? Mos i ndërroni shpesh punët

nga Fast News
11:01 | 24/08/2025
0

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

nga Fast News
12:37 | 23/08/2025
0

Recent News

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

11:14 | 24/08/2025
E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

11:03 | 24/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar