I ftuar në emisionin ‘Opinion’ në ‘News24’ mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është shprehur se koronavirusi mund të kalojë pas 4 muajsh por përsëri thotë ai është një hamendësim pasi kjo pandemi ka shumë të panjohura.
Mjeku Pipero theksoi se këshillat dhe masat duhet të dëgjohen sot, e vetmja armë që kemi është kujdesi pasi nesër do të jetë shumë vonë dhe Shqipëria në përmasa mund të jetë edhe më keq se Italia.
Mjeku më tej shton nëse të moshuarit duan të gëzojnë nipërit dhe mbësat atëherë edhe të rinjtë duhet që sot të zbatojnë rregullat sepse nesër do të jetë shumë vonë.
Mesazhi i Mjekut Infeksionist:
”Faleminderit të gjithë qytetarëve shqiptarë që na kanë mirëkuptuar dhe kam një qortim shumë të madh për ata që nuk na kanë dëgjuar dhe nuk po na dëgjojnë.
Shumë e rëndësishme ta kuptojnë sot, nesër vonë. Nipërit dhe mbesat nuk do të gëzojnë dot gjyshërit. Nëse duan të gëzojnë nipërit dhe mbesat atëherë të respektojnë këshillat.
Kam të njëjtat informacione dhe në Itali, nuk i besojnë atyre që shohin në TV. Nuk është lojë, është luftë e vërtetë. Pandemi e cila ka shumë të panjohura. Askush nuk e kupton dot. Ka hsumë të panjohura, kudo në Europë dhe në botë është vetëm fillimi.
Kur më thanë që doli rasti i fundit në Kinë nga spitali thashë duhet kohë që të shihet.
Unë them në 4 muaj do të kalojë. Ne ende nuk e dimë çdo të ndodhë përtej kësaj pandemie. Ky virus mund të rikthehet prap pas një viti apo pas dy vitesh me ndryshime, me mutacione.
Ende nuk kemi asnjë vaksinë apo mjekim antiviral. Sa kohë nuk kemi këto jemi para të panjohurve. Vaksina dhe medikamenti, e vetmja armë që kemi është kujdesi. Kujdesi është më i rëndësishmi. E para nuk sëmuren ata, e dyta nuk sëmuren të tjerët, e treta ka më pak numra të atyre që na vijnë në psital. Shtimi i rasteve në Itali tejkalon çdo masë, kapacitet të mundshëm mjekësor. Ky eklipson mjekësinë dhe ekonominë.
Ju lutem mes jush, nëse qëndrojnë në shtëpi atëhere do e kalojnë mirë këtë situatë. Por nëse jo atëherë përmasat mund të jenë më të mëdha se në Itali pasi ne nuk jemi 60 milion. Do ishte mirë të ishte bërë dje por më mirë të behet sot. Nga sot e tutje them më mirë sot dhe jemi në kohë për të reduktuar numrat.
Unë besoj që këto masa, kjo është lexoni apo thoni praktikisht në këto masa kjo fashë ka brenda dhe distancën. Moslejimin e grumbullimit, pra të mos afrohen me njëri- tjetrin. Kjo fashë ka shumë detajime të mëtejshme.”– theksoi mjeku infeksionist Pipero.