Kreu i Republikanes, Fatmir Mediu i bën thirrje qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Rama që të marrë mësime nga SHBA, Italia, Spanja apo Britania dhe mënyrën e sjelljes së liderëve të saj.
Mediu shprehet se Rama nuk duhet vetëm të qajë si një ‘’baba’’ siç e ashtuquajti veten ai apo si kryeministër që e kanë zënë halli por si i pari i shtëpisë që të dalë dhe të kërkojë apo dhe të lypë, të marrë borxh mjete që mund të shpëtojë apo shërojë shqiptarët.
Shkrimi i Mediut:
Të dashur miq !!
Kjo kohe kerkon durim dhe kurajo nga gjithsejcili prej nesh, kerkon nje vetizolim të plote dhe zbatim të rregullave te percaktuara nga mjeket!!
Ndersa I falenderojme mjeket dhe infermieret nga zemra, eshte e rendesishme tju garantojme atyre të gjitha paisjet mbrojtese.
Cdo Mjek i rrezikuar jane me qindra qytetare të rrezikuar apo pa ndihme.
Ajo cka po ndodh në Itali dhe Spanje, apo Shtetet e Bashkuara duhet te behet nje mesim per Ne si qytetare por dhe per Qeverine dhe vecanerisht Kryeministrin.
Cdo qeveri , cdo dite komunikon me transparence me qytetaret e vet, duke ju pergjigjur cdo shqetesimi të qytetarve dhe gazetareve.
Presidenti Trump, Kryeministri Boris Johnson e shume lidere të tjere në të gjitha daljet publike kane në krah mjeket dhe specialistet.
Qeveritaret flasin për mbeshtetjen me të gjithe infrastrukturen e nevojshme mjekesore qe kerkohet ndersa mjeket dhe specialistet për menyren e parandalimit, zbutjes apo kurimit të te infektuareve.
Distancimi social, izolimi, mbeshtetja ekonomike e qytetareve dhe bizneseve jane politikat qe po ben Amerika, Gjermania, Spanja.
Asnje President apo Kryeminister nuk ka bere mjekun, por ka degjuar dhe në rast se ka deklaruar gjera jo të drejta eshte kundershtuar nga profesionistet drejtperdrejt.
Të gjithe në Amerike dhe Europe, kerkojne sa me shume testim për ta kontrolluar kete pandemi e cila edhe nese do kaloje me shume gjasa do perseritet.
Mos jane Amerikanet, Gjermanet, Britaniket, Koreja e Jugut me te paditur se Ne, krejt e kunderta ata e dine se cduhet të bejne dhe kane sistemet shendetesore me te mirat në bote.
Të gjtihe kerkojne Respiratore kudo në cdo vend të botes për te sheruar te semuret. Në Neë York me 8,5 milion banore kerkohen 30 mije respiratore ndersa Shqiperia me 3 milion banore rreth 2,8 here me pak ka rreth 200 a dicka me shume. Me nje matematike te thjeshte do na duheshin me mijera respiratore dhe nuk I kemi, por fatin e keq dhe nuk kerkojme, duke fshehur nje bindje se mbas intubimit vetem nje perqindje jo me shume se 20% mund të shpetojne
Kjo eshte e papranueshme sado te ndihmohen Jane jete njerezore, nena, babai, motra, vellai apo femija I dikujt.
Rama ben mire qe kerkon te imponoje rregulla te izolimit dhe qarkullimit te njerezve dhe c’gjuhe perdor për mua ka pak rendesi, megjithese nuk duhet te harroje se cdo fjale e dal prej tij ka nje ndikim sot për mire apo për keq, për panik apo për siguri.
Por kjo nuk eshte detyra e vetme e tij sot qe të qaje si nje “baba” (Kryeminister) qe e ka zene halli në familjen e tij(Shqiperine), por te sillet si i pari i shtepise duke kerkuar te bleje apo te mar borxh, te lype apo kerkoje cdo gje qe do të mundesonte të sillte në jete apo sheronte, ndihmonte familjen e tij(shqiptaret).
Testimet, Respiratoret, cdo gje qe do mbeshteste mjeket dhe infermieret, hapja e mundesive të infrastrukturave për sa me shume shtreter spitalore jane sot detyra e cdo qeverie.
Kjo kerkon nje bashkepunim te ngushte me te gjitha kompanite qe mund te ofrojne, kompanite farmaceutike vendase dhe të huaja, me cdo qeveri në BE, USA, Korene e Jugut apo Kine. Kudo pa u ndalur me nje trup te dedikuar vetem per kete ceshtje!!