Ish zv. ministrja e Financave Irena Beqiraj ka bërë së fundmi një deklaratë të fortë në lidhje me ndihmën që qeveria ka premtuar për biznesin dhe njerëzit në nevojë tani që punësimi është pezulluar përkohësisht për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Nëpërmjet argumentave, Beqiraj shpjegon duke i kërkuar llogari qeverisë se përse këto pagesa po i shet si ndihma për biznesin.
Ndër të tjera zv.ministrja shprehet e habitur se kush është ai person që ka lidhur pagesën e papunësisë me llojin e biznesit, pasi ajo nuk ka të bëjë fare me biznesin, pasi nuk është ndihmë për të, po për individin, i cili ka paguar sigurimet dhe kur del pa punë i takon pagesa e papunësisë.
REAGIMI I ISH-MINISTRES SE FINANCAVE IRENA BEQIRAJ
Ida eshte nje mesuese vizatimi me kohe te pjesshme ne nje shkolle private . Ka paguar rregullisht sigurimet shoqerore . Sot ka dale papune per shkak te pezullimit te mesimit edhe shkurtimit te oreve. Nuk mund te regjistrohet tek te papunet edhe te marr pagesen e papunesise 13.000 lek per faktin e thjeshte qe shkolla private ku punon ka deklaruar xhiro mbi 14 milion lek, duke u klasifikuar keshtu biznes i madh .
Nderkohe shoqja e saj Diana, qe ka qene edukatore kopshti do te paguhet 26,000 pasi punedhenesi i saj ka deklaruar xhiro vjetore nen 14 milion lek .
As Ida as Diana nuk vendosin politikat e deklarimit te punedhenesve te tyre , e as politikat e menaxhimit financiar . Thjesht paguajne sigurimet dhe te dyja kane dale pa pune.
Diana thote me krenari qe punedhenesi i saj eshte i zgjuar , pasi deklaron me pak se 14 milion duke paguar edhe tatim fitimi 5% ne vend te 15% qe paguan punedhenesi i Ides .
Po ja kthej e hidheruar . Ne keto kushte, nese ka bere evazion duke u vetdeklaruar biznes i vogel e duke paguar me pak tatim fitim ne shtet , paska bere nje akt nobel per punonjesit e tij, duke marre me shume mbeshtje nga shteti .
Vras mendjen perse te mos merrnin te dyja mesueset pagesen e papunesise 13,000 lek , por njera 0 edhe tjetra dyfish ? Perse femijet e Ides nuk duhet te kene as qumshtin as buken?
Turi ne kohe paqeje ka qene papune edhe paguhej me pagese papunesie 13.000 lek. Sot ne kohe lufte meqe buxheti eshte ne krize do te marr 26,000lek .
Olti eshte shofer trasporti per femijet e shkolles . Punedhenesi e ka nxjerre pa pune Oltin i cili edhe pse i siguruar , vetem pse punedhenesi i tij ka xhiron mbi 14 milion pra eshte biznes i madh sot eshte ne shtepi me 0 lek te ardhura.
Si naivisht e pyeta Oltin : pse nuk merr lejen e zakonshme? Detyroje punedhenesin tend te te jap lejen e zakonshme ( keshtu thone disa pseudo ekonomiste te cilet besoj keto mendime u vijne para pasqyres , duke adhuruar veten , ndersa lyejne floket me brilantine ).
Olti qeshi trishtushem e ma kthen: ” E kam marre nje pjese gjate pushimeve te dimrit “. Punedhenesi me paguan Korrik Gusht po ashtu . Nuk kam cfare ti kerkoj .
Olti e di mire qe paga e tij nuk eshte vetem thjesht ceshtje likujditeti per biznesin e madh ku punon, por me se shumti eshte ceshtje e menaxhimit kostosh. Bizneset duhet te sigurohen qe ne kushtet e renijes se te ardhurave te ulin edhe kostot nen nivelin e te ardhurave . Ne te kundert falimentimi troket. Bizneset padyshim do te perpiqen te mbajne me pagesa punonjesit qe kane eksperience dhe “Know how” . Por padyshim, me qellim uljen e kostove do te shkurtoje vendet e punes me pak te kualifikuara, te cilet per fat te keq jane edhe shtresat me vulnerabel.
Vras mendjen Turi ne kohe paqje merrte 13.000lek . Ne kohe lufte do marr 26.000 lek ( jam e lumtur per femijet e tij ) . Ndersa Olti qe ne kohe paqe merrte 35.000 lek , Sot merr 0 lek praktikisht femijet e tij pa qumesht e pa buke .
Perse te mos merrte edhe Olti edhe Turi nga 13,000 lek ?
Vras mendjen te gjej nje arsyetim . Akoma nuk e kam gjetur se cila mendje e ndritur ka lidhur pagesen e papunesise me llojin e biznesit. Pagesa e papunesise nuk duhet kursesi te klasifikohet apo te lidhet me biznesin pasi nuk eshte ndihme per biznesin por per individin i cili ka paguar sigurimet dhe ne momentin qe del pa pune i takon pagesa e papunesise. Nuk kam gjetur asnje arsyetim bindes, ne sqarimet pa sens te ekonomisteve me formim baze gjuhen angleze , po as tek ekonomistet me formimin e duhur te cileve nuk u marr vesh asnje fjale tek rrotullojne fjali pa kuptim .
Ju lutem me gjeni nje arsyetim .