• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Gjermania po e përballon më mirë koronavirusin/ Në 14 mijë të prekur vetëm 30 viktima

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet, Bota
0
Gjermania po e përballon më mirë koronavirusin/ Në 14 mijë të prekur vetëm 30 viktima
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjermania është një nga vendet që po e përballon më mirë virusin vdekjeprurës. Pavarësisht se në vend janë regjistruar 14 mijë persona të infektuar, kanë humbur jetën vetëm 30 persona.

Sipas analizave të shkencëtarëve, mortaliteti prej 0.18 përqind është shumë më i ulët se Italia (8.3 përqind), Kina (4 përqind), Britania (3.9 përqind) e Franca (2.9 përqind).





Shifrat zyrtare u publikuan nga qendra e kontrollit të sëmundjeve Instituti Robert Koch.

Shkencëtarët e kanë sqaruar këtë fenomen me cilësinë e shëndetësisë në vend, e cila përfshin numrin e madh të shtretëve të kujdesit intensiv në këtë vend.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare Gjermania ka aktualisht 25,000 shtretër të kujdesit intensiv të kompletuar me respiratorë mekanikë, që do të thotë se pacientët janë shëruar më shpejt.

Ndërkohë që nuk ka munguar sensibilizimi i menjëhershëm duke vënë në dispozicion hotele dhe salla publike të cilat do të përgatiten me të gjitha kushtet e nevojshme për të trajtuarit pacientët me simptoma të lehta.

Gjermania është shumë më e përgatitur sesa fqinjët e saj evropianë teksa në kontrast Franca ka vetëm 7,000 shtretër të kujdesit intensiv, Italia 5,000 ndërsa Britania rreth 4000.

Christian Drosten, drejtor i virologjisë nëspitalin Charite në Berlin tha se testimet e shumta janë një tjetër faktor.

“Ne e njohëm herët sëmundjen në vendin tonë. Jemi përpara sa i përket diagnozës e zbulimit”.

Gjermania ka një rrjet te gjere laboratorësh të pavarur të cilat kishin nisur testimet prej fillimit të janarit, kur numri i rasteve të reja ishte shumë i ulët. Numri i madh i laboratorëve ka bërë që në Gjermani të mund të testohet për koronavirusin rreth 12,000 njerëz në ditë.

Të gjithë ata që shfaqin simptoma, kanë qenë në kontakt me tëinfektuar apo janë kthyer nga zinate rrezikut, kanë të drejtë të testohen.

Virusi në Gjermani ka prekur shumë të rinj, me tepër popullatë të shëndetshme sesa në vende të tjera.

Presidenti i qendrës RKI, Lothar Wieler, tha: “Në Gjermani më shumë se 70 përqind e të prekurve janë të moshave 20 deri në 50 vjeç.’

Ashtu si dhe në Skandinavi, infektimet e para në Gjermani u identifikuan në njerëz që ishin kthyer në pushime skish në Itali ose Austri.

Një tjetër shpjegim i cituar nga ekspertë italianë mund të jetë fakti se Gjermania, ndryshe nga vendet e tjera nuk bën shpesh testime në të vdekurit nga koronavirusi.

‘Ne punojmë me parimin se pacientet duhet të testohen para se të vdesin’, tha Wieler, edhe pse kjo do të thotë se nëse një person vdes në shtëpi ka shanse të mos përfshihet në statistikat, deklaroi eksperti italian Giovanni Maga në një intervistë me Euronews.

Etiketa: gjermanivirusi
Pas

Shqetësohen sizmiologët grekë pas tërmetit, ky fenomen po ndiqet nga afër

Para

Shqipëria sot në “shtetrrethim”

Para
Shqipëria sot në “shtetrrethim”

Shqipëria sot në “shtetrrethim”

Të Gjitha

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

nga Fast News
10:43 | 09/06/2025
0

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

nga Fast News
10:42 | 09/06/2025
0

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

nga Fast News
10:39 | 09/06/2025
0

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Recent News

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

10:43 | 09/06/2025
Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

10:42 | 09/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar