Ditën e sotme është rrëzuar dhe kërkesa e 12 nismëtarëve të shoqërisë civile në lidhje me referendumin e ndryshimit të sistemit zgjedhor.
Pas një viti nga depozitimi në KQZ, anëtarët e komisionit nuk arritën kuorumin e nevojshëm as për ta pranuar e as për ta rrëzuar kërkesën për referendum.
Mësohet se ishin 3 anëtarë që votuan kundër ndërsa kreu i KQZ dhe përfaqësuesja e Partisë Socialiste votuan pro kërkesës.
Kështu, ndarja e votave 3 me 2, bëri që të mos arrihej kuorumi i nevojshëm për të pranuar ose rrëzuar kërkesën. Në këto kushte, ajo bie. Gjatë fjalës së tij, nënkryetari i KQZ, Denar Biba u shpreh se kërkesës i mungon arsyetimi.
Jemi përballë një kërkesë të re. I mungon arsyetimi. Pyetja është specifikuar krahasuar me të parën, por referendumet nuk bëhën për te shuar kureshtjen. Kushtojnë po aq sa një palë zgjedhjet. Kërkesa e re nuk respekton ligjin“, – tha Denar Biba.