• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Dalin të dhënat e ISHP: Midis të testuarve për koronavirusin edhe 2 deputetë

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Dalin të dhënat e ISHP: Midis të testuarve për koronavirusin edhe 2 deputetë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Prej shfaqjes së COVID 19 në Shqipëri, ISHP ka njoftuar se deri më datë 15 Mars kanë kryer gjithsej 532 testime gjithsej për të verifikuar personat që mund të jenë prekur nga ky virus.

Ndërkohë që raportimet janë shtuar se shumë qytetarë që dyshojnë se mund të jenë të infektuar dhe kanë simptoma të ngjashme me ato të COVID-19, nuk po arrijnë të kryejnë dot testin, një pjesë e konsiderueshme e testeve të kryera i përkasin pikërisht mjekëve dhe infermierëve të cilit i kanë shërbyer personave që kanë rezultuar pozitiv të papajisur me mjetet e nevojshme mbrojtëse.





“BalkanWeb” ka siguruar të dhënat e personave që i janë nënshtruar testimit. Për arsye etike, me qëllim ruajtjen e privatësisë, nuk do i bëjmë publike, por disa fakte domethënëse do t’i raportojmë.

Nga një vëzhgim i listës, ajo çka të bie në sy, është numri i lartë i personelit shëndetësor që i është nështruar testimit. Rreth 30 % të numrit total të testeve të kryera i përkasin pikërisht mjekëve dhe infermierëve. Kujtojmë se PD ka kërkuar vazhdimisht marrjen e masave nga Qeveria për pajisjen e personelit shëndetësor në të gjithë Shqipërinë me mjete mbrojtëse.

Një fakt shqetësues ky, nëse do të kemi parasysh se që nga momenti i kryerjes së testit e deri në daljen e rezultateve, mjekët dhe infermierët duhet të qëndrojnë në izolim. Ndërsa testi ka rezultuar pozitiv deri më tani për më shumë.

Gjithashtu në listë vihet re se në listën e personave të testuar ka edhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, ndër to një deputet i qarkut Shkodër dhe një deputet i qarkut Durrës. Edhe pse testet e tyre kanë rezultuar negativ deri më tani.

Një fakt shqetësues, për të cilën deri më tani është thënë e kundërta, është se në mesin e personave të testuar rezultojën edhe fëmijë të mituar të moshave 0-14 vjec, ku në të paktën një rast një 13 vjecar ka rezultuar pozitiv. Ndërkohë që rreth 20 % e personave të prekur janë nën moshën 35 vjec.

I pari që kryeson listën e të testuarëve për COVID19, është një djalë 18 vjecar që ka rezultuar negativ ndaj testit të kryer, më 30 Janar 2020. Testet e para pozitive u shënuan më 8 mars, ku u kryen 4 teste, nga të cilat 3 rezultuan pozitiv. Data 11 mars rezulton të ketë numrin më të lartë të kryerjes së testeve, me plot 143 teste të kryera dhe me 12 persona që kanë rezultuar pozitiv. Në datën 12 Mars janë kryer 93 teste nga të cilat 5 kanë rezultuar pozitiv. Më pas numri i testeve ka ardhur duke u ulur.

Në datën 13 Mars janë kryer 65 teste, nga të cilat 4 kanë rezultuar pozitiv. Më 14 Mars janë kryer 51 teste nga të cilat 5 raste kanë rezultuar pozitiv. Më datë 15 Mars janë kryer 27 teste nga të cilat 4 raste kanë rezultuar pozitiv.

Të dhënat nga ISHP po ruhen në një format që përfshinë të dhëna si kodin e kodi i personit që i nënshtrohet testit, emër e mbiemër, datën e testimit, rezultatin, njësinë vendore të kujdesit shëndetësor, kontaktet që ka patur si edhe moshën./ Balkanweb

Pas

Drama e mjekëve të Sanatoriumit, si i infektoi i afërmi i pacientit që vinte nga Italia

Para

Ashpërsohen masat nga koronavirusi, Rama njofton vendimin e rradhës

Para
Ashpërsohen masat nga koronavirusi, Rama njofton vendimin e rradhës

Ashpërsohen masat nga koronavirusi, Rama njofton vendimin e rradhës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

nga Fast News
14:56 | 09/09/2025
0

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

nga Fast News
14:49 | 09/09/2025
0

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

nga Fast News
10:34 | 09/09/2025
0

Recent News

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

14:58 | 09/09/2025
Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

14:56 | 09/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar